BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

PARIS- Në Katedralen Notre Dame të Parisit u mbajt sot mesha e parë në pesë vjet, një ditë pasi ajo u rihap me një ceremoni zyrtare. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe zonja e parë Jill Biden iu bashkuan dhjetëra krerëve të shteteve në ceremonitë e rihapjes së Katedrales të shtunën, pesë vjet pasi ndërtesa ikonike e Parisit i shpëtoi shkatërrimit total nga një zjarr i madh. Ceremonitë, përfshirë dy mesha të mbajtura sot, ofrojnë një moment shkëlqimi për Francën mes paqëndrueshmërisë politike në vend.
Udhëheqës botërorë dhe besimtarë morën pjesë në meshën e parë pas pesë vjetësh në Katedralen Notre Dame sot në Paris. Mesha e drejtua nga kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich.
“Ngado që na ndiqni, këtu katedrale, përballë një ekrani kudo në botë apo jashtë duke dëgjuar me çdo mjet tjetër komunikimi. Ju përshëndes me emocione të forta”, tha ai.
Mesha pasoi frymën festive të ceremonive të rihapjes, të mbajtura të shtunën.
Kryepeshkopi i Parisit Laurent Ulrich hapi dyert e Katedrales Notre Dame të shtunën në mbrëmje përmes trokitjes rituale të portës me një skeptër të veçantë.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ishte në mesin e më shumë se 1500 të ftuarve që morën pjesë në ceremoninë e mbrëmjes, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Papa Françesku dërgoi një mesazh, duke ndarë gëzimin e tij për restaurimin dhe rihapjen e Katedrales Notre Dame.
Presidenti francez Emmanuel Macron falënderoi të gjithë ata që kishin ndihmuar për rindërtimin e Katedrales Notre Dame. Kombet e mëdha, tha ai, mund të realizojnë atë që duket e pamundur.
Më herët të shtunën, Macron dhe Trump zhvilluan bisedime private dhe më pas takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Zonja e parë Jill Biden ishte gjithashtu e pranishme në ceremonitë e rihapjes së Katedrales Notre Dame të shtunën, të cilat u shoqëruan me muzikë.
Notre Dame sot u hap për publikun.
“Si katolik, për mua, është shumë e rëndësishme. Kjo është e rëndësishme për historinë e Francës dhe për fenë time. Kjo është gjithashtu e rëndësishme sepse dëshmon aftësitë tona”, tha biznesmeni francez Gaspard De Franssu.
"Unë jam e besimit hindu, por ashtu si njerëzit e tjerë nga mbarë bota, erdha këtu për të vizituar këto objekte fetare", thotë turistja amerikane Palak Arora.
Zjarri i vitit 2019, që pothuajse shkatërroi Katedralen Notre Dame, tronditi botën. Qindra miliona dollarë dhe puna e qindra artizanëve ndihmuan në realizimin e premtimit të Presidentit Macron për ta rindërtuar atë në pesë vjet.
Ceremonitë festive për rihapjen e Katedrales Notre Dame vijnë në fund të një viti të vështirë për Francën, e cila po përballet me një borxh dhe deficit të lartë, pakënaqësi të punonjësve dhe rënien e qeverisë konservatore të Macronit. Të paktën në këto momente vendi ka arsye për të festuar./VOA
SIRI- Banorët në Damask kanë treguar për një pritje me ankth për lajmet mbi atë që po ndodhte në kryeqytetin e Si...
UKRAINA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka bërë thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm...
GJERMANI- Kancelari Olaf Scholz e përshkruan rënien e regjimit të Asadit në Siri si "lajm të mirë", por thekson se ...
SIRI- Mijëra sirianë kanë mbushur sheshet e Damaskut këtë të dielë për të festuar rënien nga pushteti t...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur rrëzimin e presidentit sirian Bashar al-Assad një "ditë ...
SIRIA- Presidenti sirian, Bashar al-Assad nuk ka folur në publik që nga avancimi i papritur i rebelëve një javë më parë, ku...
Foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një tjetër postim në lidhje me takimin e saj me homo...
Foto ilustruese TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka reaguar ne lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Gonazto shprehe...
Foto ilustruese BRITANI- Dy të vdekur janë numri i deritanishëm i viktimave të stuhisë Dara që ka prekur Mbretërin&...
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbështetur përpjekjet e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës n&e...