BOTA

Mbi 33 milionë investim, ministrat e Kosovës dhe Maqedonisë inspektojnë rrugën Prizren-Tetovë

n.f Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 14:48

Mbi 33 milionë investim, ministrat e Kosovës dhe Maqedonisë

KOSOVË- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka zhvilluar një vizitë në punimet e rrugës Prizren-Tetovë. Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm vlera e së cilës është mbi 33 milionë euro.

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë janë inspektuar nga ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn, Aliu dhe ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski. Aliu tha se ky projekt do t'u shërbejë të gjithë qytetarëve, në trekëndëshin Kosovë- Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

“Ky projekt i rëndësishëm, me vlerë mbi 33 milionë euro dhe gjatësi prej 20.349 km, do të rrisë bashkëpunimin mes dy shteteve tona dhe do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave. Pas përfundimit të rrugës, koha e udhëtimit do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një orë, duke ofruar një lidhje më të shpejtë dhe të sigurt përmes peizazhit mahnitës të maleve të Sharrit. Përveç qytetarëve lokal, gjithashtu edhe qytetarët nga republika e Shqipërisë do të kenë mundësi që përveç të vizitojnë Parkun Nacional Sharr si nga ana e republikës së Kosovës ashtu edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut”.

Kurse, Aleksandar Nikoloski, ministri i infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut bëri me dije se dy qeveritë janë duke punuar për këtë rrugë.

“Jemi duke e dizajnuar projektin dhe dizajni do të na jep përgjigjen e saktë se sa do të jetë kostoja e projektit. Është e vërtetë që ne kemi marrëdhënia shumë të mira me qeverisjen aktuale dhe shpresoj që këto raporte të vazhdojnë edhe me qeverinë e ardhshme”.

Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekoli-Shaqiri, tha se ky projekt po realizohet falë raporteve tejet të frytshme me qeverinë e Kosovës, e që këto raporte pritet të thellohen edhe në të ardhmen.

“Një emocion për mua sot, një kënaqësi shumë e madhe që vitin 2025 po e nisim me projekte dhe punë konkrete në terren, edhe përskaj kushteve klimatike, për ta parë nga afër dhe për t’i ecur punët përpara. Unë ndjej kënaqësi sepse raportet tona me Kosovën janë shumë të afërta dhe si qeveri do të punojmë edhe më shumë, me shumë vullnet, që t’i përforcojmë dhe përmirësojmë këto raporte edhe më tutje në të ardhmen”.

Çështja e rrugës Prizren-Tetovë ishte në mesin e çështjeve që u diskutuan edhe në mbledhjen e fundit të dy qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut në Prishtinë më 18 nëntor 2024. Rruga Prizren-Tetovë, punimet për të cilën zyrtarisht nisën më 13 gusht 2024, shihet si një mundësi e cila do të rrisë përfitimet ekonomike më shumë se sa kostoja e saj e ndërtimit.

Aktualisht, Kosova dhe Maqedonia e Veriut lidhen në tri vendkalime kufitare. Pika kryesore kufitare gjendet në Han të Elezit dhe ajo lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”./ Monitor

liburn aliu aleksandër nikoloski kosova maqedoni e veriut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë