BOTA

Mbingarkimi i sistemit të azilit, Gjermania nis kontrollonin e gjithë kufijve të vendit

n.f Përditësimi i fundit 16 Shtator 2024, 22:56
Mbingarkimi i sistemit të azilit, Gjermania nis kontrollonin e gjithë
Foto ilustruese

GJERMANI- Gjermania nisi kontrollin e të gjithë kufijve të vendit. Arsyeja është mbingarkimi i sistemit të azilit. Por Gjermania nuk është e vetmja, që zgjeron kontrollet kufitare. 

Policia gjermane filloi të kontrollojë jo vetëm personat, që hyjnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të vendit, por edhe nga kufijtë veriorë dhe perëndimorë. Kjo masë do të jetë në fuqi të paktën për gjashtë muaj. Rregullorja e re prek kalimet kufitare nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Franca.

Meqë Gjermania ndodhet në mes të "zonës Shengen", kontrollet shtesë mund të çojnë në vështirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave. Kryeministri polak, Donald Tusk kritikoi se Gjermania rrezikon gjithë sistemin Shengen me kontrollet e saj të përgjithshme.

Shengen: Kontrollet vetëm si mjet i fundit

Kontrollet në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen planifikohen vetëm në kushte të caktuara. Megjithatë janë vetë shtetet anëtare që vendosin, nëse kushtet janë përmbushur.

Këtë hap të Gjermanisë ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) e justifikoi me numrin e lartë të emigrantëve, që hyjnë në vend ilegalisht dhe me mbingarkimin e sistemit të azilit.

Qindra përjashtime nga rregullorja e zonës Shengen

Gjermania nuk është e vetmja, që zgjeron kontrollet kufitare. Tetë anëtarë të tjerë të Shengenit kanë vendosur ndërkohë kontrolle në kufijtë e brendshëm. Që nga viti 2006 në shtetet e zonës Shengen janë regjistruar gjithsej 441 masa kontrolli. Franca kryeson. Që nga sulmet terroriste islamiste të viteve 2015 dhe 2016 Parisi i ka rezervuar vetes të drejtën për të kontrolluar vazhdimisht të gjithë kufijtë tokësorë. Kontrollet zgjaten shpesh për arsye të ndryshme, si kërcënimi i terrorizmit, presioni i migracionit, spiunazhi rus apo ngjarjet e mëdha sportive.

Edhe Gjermania kontrollon kufirin me fqinjin e saj jugor Austrinë që nga viti 2015 me shpjegimin, se dëshiron të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në vend dhe rrezikun e terrorizmit. Austria nga ana tjetër kontrollon kufijtë e saj me Sllovakinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Slloveninë për të njëjtat arsye.

Kontrollet arritën kulmin e tyre gjatë pandemisë së koronës katër vjet më parë, kur pothuajse të gjitha vendet e Evropës Qendrore donin të luftonin përhapjen e virusit përmes kontrolleve të pasaportave dhe mbylljes së pjesshme të kufijve. Në atë kohë pati bllokime të gjata trafiku dhe shumë pakënaqësi tek udhëtarët dhe spedicionet e mallrave.

Kontrolle sporadike në autostrada

Për shembull kontrollet mes landit gjerman të Bavarisë dhe Austrisë, sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, kufizohen në inspektime vizuale dhe kontrolle sporadike në autostrada. Kjo do të thotë që jo çdo personi duhet t`i kontrollohen dokumentet. Vetëm automjetet, që duken të dyshimta, nxirren nga radha. Kontrollet në autostradat gjermane janë po ashtu të mundshme, thotë Hermann, por jo në të gjithë territorin dhe gjatë gjithë kohës.

Faeser synon të pengojë hyrjet

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser dëshiron që me kontrollet e reja të zbulojë njerëzit, që përpiqen të hyjnë në vend "pa leje". Megjithatë atyre mund t'u refuzohet hyrja në kufi vetëm, nëse nuk paraqesin kërkesë për azil. E parë teknikisht, në kufirin me Austrinë ata nuk do të hynin aspak në Gjermani, por do të vazhdonin të ishin në Austri. Prandaj refuzimi formal sipas rregullave të BE nuk është i nevojshëm në këto raste, argumenton ministri i Brendshëm bavarez Joachim Hermann. Megjithatë, kur bëhet një kërkesë për azil në kufi, autoritetet gjermane duhet të verifikojnë, nëse është në kompetencën e tyre apo nëse personi, që hyn në vend, ka bërë ose mund të kishte bërë një kërkesë për azil në një vend tjetër të BE.

Pastaj ky person mund të kthehej në vendin, ku ka aplikikuar fillimisht për azil ose ku ka prekur së pari zonën Shengen - nëse ai vend bie dakord. Këto procedura sipas të ashtuquajturave rregulla të Dublinit zgjasnin tani deri me muaj. Tani, siç kërkon ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, kërkimet në bazat e të dhënave të BE për azilin dhe negociatat me shtetet përkatëse të BE duhet të përshpejtohen. Kështu azilkërkuesit duhet të lihen pranë kufirit gjerman dhe madje të burgosen, nëse ekziston rreziku i arratisjes. Por landet gjermane duhet t'i ngrenë njëherë këto kampe pranë kufirit./ DW

gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë