Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
KOSOVA- Ministri për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiç, e ngriti çështjen e bashkëjetesës në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ajo duhet të jetë një dukuri krejt normale në një shoqëri multietnike. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos u kushtojnë rëndësi deklaratave të politikanëve, por t’i pranojnë realisht bashkëqytetarët nga komunitetet tjera.
Më 9 korrik, Radio Evropa e Lirë shkroi se në Kosovë ka një diskurs negativ kur bëhet fjalë për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve, ndërsa sektori civil tha se bashkëpunimi mes këtyre dy komuniteteve zhvillohet më së shumti “pas perdeve”, për shkak të retorikës së përdorur nga politikanët. Përndryshe, disa bashkëbisedues të Radios Evropa e Lirë ka rastisur të përballen me kërcënime më herët, sepse kanë folur mirë për fqinjët ose të njohurit e tyre nga një bashkësi tjetër etnike. Ka pasur edhe raste kur individët kanë hezituar të flasin publikisht për marrëdhëniet e mira ndëretnike, sepse i janë frikësuar dënimit nga komuniteti i tyre.
“Dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të mos i shohin bashkëqytetarët e tyre - të kombeve apo feve të tjera - si politikanë. Por, t’i shohin në një mënyrë të pranueshme”, tha Rashiç në mbledhjen e Qeverisë më 10 korrik.
Kryeministri Albin Kurti e falënderoi atë për informacionet e paraqitura dhe pastaj e përfundoi takimin. Rashiç i tha më herët REL-it se çështja e promovimit të bashkëjetesës do të jetë një temë me të cilën do të merret.
“Do të përpiqem të gjej një rrugë që gjërat të shihen në një mënyrë tjetër, më normale. Do të flas drejtpërdrejt me kryeministrin, ndoshta edhe me kolegë të tjerë, për metodologjinë që mund të përdoret për të parandaluar diskursin negativ kur bëhet fjalë për bashkëjetesën”, tha Rashiç.
Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse është në dijeni se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve në terren shoqërohet shpeshherë me një diskurs negativ dhe çfarë është duke bërë ajo për të promovuar bashkëpunimin dhe tolerancën. Qeveria nuk u përgjigj drejtpërdrejt në këto pyetje, por theksoi rëndësinë e integrimit të komunitetit serb, duke shtuar se punësimi dhe arsimi janë mënyra më e mirë për këtë.
Komuniteti shqiptar dhe ai serb në Kosovë janë thellësisht të ndarë që nga lufta në fund të viteve ‘90, kur janë vrarë rreth 13.000 njerëz - kryesisht shqiptarë. Në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia kanë filluar një dialog për normalizimin e marrëdhënieve, por synimi nuk është arritur ende./ REL
Kallas dhe analisti gjerman KOSOVË- Analisti gjerman i Democratization Policy Council, Bodo Weber së fundmi ka zhvilluar një intervist...
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t'iu përgjigjur veprimeve n...
Joe Biden dhe Nancy Pelosi SHBA- Nancy Pelosi refuzoi të mbështeste në mënyrë drejtpërdrejt Presidentin Joe Biden si kan...
Foto ilustruese NORVEGJI- Norvegjia do t’ia dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16, për ta ndihmuar të mbr...
Foto ilustruese KOSOVË- BE kërkon që Kosova e Serbia të dërgojnë komentet rreth zbatimit të marrëveshjes për n...
Orban HUNGARI- Në Parlamentin Evropian nisi një iniciativë për t’iu kërkuar organeve përgjegjëse të Bashkimit...
pamje nga ngjarja HONG KONG- Një person u kap në flagrancë duke u përpjekur të kontrabandonte më shumë se...
Foto ilustruese KOSOVA- Qeveria e Kosovës e ka shpallur 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bos...
foto ilustruese AFGANISTAN- Dëgjimi i muzikës, pirja e nargjileve dhe prerja e flokëve të stilit perëndimor janë të gjit...
carla bruni sarkozy FRANCË- Ish-zonja e parë franceze Carla Bruni-Sarkozy është akuzuar për presion ndaj një dëshmitari ...