BOTA

Mbrëmja e parë e Kuvendit të Partisë Demokrate në SHBA, Biden gjatë fjalimit: Jemi në një betejë për vetë shpirtin e kombit amerikan

M.B Përditësimi i fundit 20 Gusht 2024, 08:36
Mbrëmja e parë e Kuvendit të Partisë Demokrate në SHBA,
Joe Biden

SHBA- Një Parti Demokrate e rigjallëruar u mblodh mbrëmjen e së hënës për të dëgjuar fjalën përshëndetëse të Presidentit Joe Biden, vendimi i të cilit për t’i dhënë fund rikandidimit, çliroi energji të reja me ngjitjen në krye të garës të Nënpresidentes Kamala Harris. Kuvendi Kombëtar Demokrat që filloi punimet të hënën në Çikago ka peshë të veçantë për këtë parti, vetëm një muaj pas ndërrimit të kandidatëve në mes të garës elektorale. Kjo mbrëmje e parë ishte konceptuar si një kalim i stafetës tek kandidatja e përzgjedhur nga vetë Presidenti Biden, megjithëse fillimisht si vetëm zëvendëse e tij.

Dukshëm i prekur pas fjalimeve të bashkëshortes së tij, Zonjës së Parë Jill Biden dhe vajzës së tij Ashley Biden, presidenti foli përpara delegatëve, që e pritën me ovacione të zgjatura, duke bërë thirrje për të votuar për kandidaten demokrate për presidente, Kamala Harris. Ai rikujtoi momentet e vështira kur pati bërë betimin për të marrë detyrën e presidentit, mes periudhës së vështirë të pandemisë dhe atyre që i quajti kërcënime ndaj demokracisë amerikane.

“Besoja atëherë dhe besoj tani, se progresi ishte dhe është i mundur, ashtu siç është i arritshëm dhe se ditët tona më të mira janë ende përpara”, tha Presidenti Biden. “Dimrin e kemi lënë pas. Qëndroj përpara jush me zemër mirënjohëse për të raportuar se demokracia ka mbizotëruar. Demokracia”.

Presidenti Biden përsëriti thënien e tij se “jemi në një betejë për vetë shpirtin e kombit amerikan”.

“Kandidova në vitin 2020 për shkak të atyre çfarë pashë në Charlottesville në gusht 2017, kur ekstremistët u shfaqën me pishtarë në duar, me simbole naziste dhe me slogane anti-semite të dëgjuara në Gjermaninë e viteve 1930, supremacistë të bardhë, të inkurajuar nga presidenti në Shtëpinë e Bardhë që e shikonin si aleatin e tyre”, tha Presidenti Biden.

Ai tha se kandidoi për një Amerikë me shanse të barabarta për të gjithë, të vendosur për të lëvizur përpara dhe për të mos u rikthyer tek urrejtja dhe dhuna e çfarëdolloj forme.

Pasi radhiti arritjet për programet sociale, përfaqësimin e pakicave në gjyqësor, rikonsolidimin e ekonomisë të goditur nga pandemia, Presidenti Biden u zotua se ashtu si ai vetë, edhe zonja Harris do t'u kundërvihet në skenën ndërkombëtare regjimeve totalitare.

"Asnjë komandant i përgjithshëm nuk duhet të përkulet përpara një diktatori siç vepron Trump-i me Putinin. Unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe ju premtoj se Kamala Harris nuk do ta bëjë këtë kurrë", tha Presidenti Biden.

Ai e kritikoi ashpër kandidatin republikan për president, Donald Trump, se e la Evropën dhe NATO-n në gjendje të dobësuar dhe se u desh shumë punë për ta forcuar Evropën sërish dhe madje për ta zgjeruar NATO-n me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Presidenti Biden tha se Presidenti Putin mendonte se do ta merrte kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, brenda tre ditëve. "Tre vite më vonë, Ukraina është ende e lirë", tha Presidenti Biden.

Presidenti përmendi se kur mori detyrën, pritshmëria e përgjithshme ishte se Kina do t'ia kalonte në mënyrë të pashmangshme Shteteve të Bashkuara, por se kjo prishmëri nuk dëgjohet më e tillë. Ai vuri në dukje punën e bërë për t'i dhënë fund luftës në Gazë nëpërmjet një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin.

Duke denoncuar dhunën ndaj Kapitolit më 6 janar 2021, Presidenti Biden tha se ish-Presidenti Trump nuk do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse nuk i fiton ato. Duke bërë thirrje që të votohet për kandidaten demokrate për presidente dhe kandidatët demokratë për në Kongres, ai vlerësoi karakterin e zonjës Harris, duke thënë se ajo do të jetë një presidente historike për të cilën do të jemi të gjithë krenarë.

Pak më herët, Harris i bëri një surprizë delegatëve duke u shfaqur vetë në skenë mbrëmjen e së hënës, duke i paraprirë kështu mesazhit të Presidentit Biden.

“Joe, faleminderit për udhëheqjen tënde historike, për një jetë të tërë në shërbim të vendit tonë, dhe për gjithçka tjetër që do të vazhdosh të bësh”, tha ajo. “Të jemi mirënjohës përgjithmonë”.

Një mesazh mbështetjeje u dha më herët edhe nga ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton. Ajo përshëndeti Presidentin Biden për vendimin e tij, duke thënë se “tashmë po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Amerikës”.

Zonja Clinton, e cila ishte bërë gruaja e parë kandidate për presidente e një partie kryesore në Shtetet e Bashkuara, bëri thirrje për zgjedhjen e zonjës Harris si presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara. Duke iu referuar betejës për përfaqësimin e grave në politikë, ajo tha se “kur një barrierë rrëzohet për një prej nesh, e hap rrugën për të gjithë ne të tjerët”.

Demokratët shpresojnë që kuvendi gati njëjavor do të forcojë pozitat e zonjës Harris në përballjen me kandidatin republikan Donald Trump, rikthimi i të cilit në garë shihet nga demokratët si një rrezik ekzistencial. Duke u bërë kandidate për presidente vetëm rreth një muaj më parë, zonjës Harris i duhet tashmë të fitojë mbështetjen e një vendi të ndarë, që e sheh atë më pozitivisht, por që ende nuk ka marrë një vendim për zgjedhjet e ardhshme./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë