BOTA

Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë, serbët: Nuk bëhet fjalë vetëm për pagat! Ndjehemi të zhgënjyer

b.z Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 15:59
Mbyllja e institucioneve serbe në Kosovë, serbët: Nuk bëhet
Foto ilustruese

SERBI - Të zhgënjyer në gjithçka. Edhe nga Prishtina, edhe nga Beogradi.

Kështu ndihen serbët në jug të lumit Ibër, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, pasi autoritetet e Kosovës mbyllën këtë javë një numër institucionesh serbe, përfshirë: organe të përkohshme komunale, zyra postare, qendra të punës sociale etj.

Këto institucione u ofronin serbëve në Kosovë shërbime të ndryshme administrative. Përmes tyre merrnin, po ashtu, një lloj ndihme nga shteti i Serbisë.

Se çfarë do të ndodhë tash, askush nuk e di. E vetmja gjë që u tha, ishte se punonjësit e këtyre institucioneve, nuk do të mbeten pa paga nga Serbia.

E gjithë kjo është “e trishtueshme dhe për keqardhje”, thotë Nada nga Graçanica, afër Prishtinës.

Ajo shprehet e zhgënjyer që Beogradi zyrtar, vazhdimisht, thotë se punëtorët nuk do të mbeten pa paga, ndërsa ofrimi i shërbimeve për qytetarët mbetet në plan të dytë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për pagat. Ata do t’i marrin pagat e tyre, por nuk është kjo çështja. Për mua është shumë e vështirë”, thotë Nada për Radion Evropa e Lirë dhe shton se as nga Beogradi “nuk pret absolutisht asgjë”.

Ngjashëm shprehet edhe Ratko Trajkoviq, po ashtu nga Graçanica.

“Ata thanë se nuk do t’i lënë njerëzit pa paga. Kjo nuk vlen gjë. Ky është një mjedis serb, ne duhet t’i kemi tonat [institucionet serbe]”, thotë ai.

Zyrtarë të lartë nga Serbia dhe Lista Serbe - partia më e madhe serbe në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit - thanë se do të vazhdojnë konsultimet e ndërsjella për hapat e mëtejshëm, dhe theksuan se Qeveria e Kosovës mund t'i mbyllë objektet, por jo institucionet që veprojnë brenda sistemit serb.

“Beogradi nuk dëshiron të bëjë asgjë. Duket sikur gjithçka është e dakorduar. Është e turpshme kjo që po ndodh”, shton Trajkoviq.

Sipas tij, zgjidhje e vetme tani do të ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe, përmes tij, qytetarëve t’u ofrohen shërbimet e institucioneve të mbyllura.

Prishtina zyrtare nisi mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë në fillim të vitit 2024, duke thënë se ato nuk kishin leje për të vepruar dhe se funksionimi i tyre ishte i paligjshëm.

Kështu, disa nga institucionet e mbyllura, kryesisht organet e përkohshme komunale, u zhvendosën në zyra alternative pranë pikave kufitare: Bërnjak, Jarinjë dhe Merdare.

Ndërkaq, punëtorët që punonin në Postën e Serbisë në veri, pas mbylljes së degëve të saj, u zhvendosën në Graçanicë për të punuar.

Pensionisti Momçillo Stojanoviq nga Bërnica, afër Prishtinës, shkonte shpesh në Graçanicë për punë të ndryshme administrative rreth ndihmave që merr.

Të enjten e kësaj jave, ai ishte në Graçanicë për të marrë më shumë informacion rreth mundësisë së trajtimit në një nga banjat në Serbi, por hasi në dyer të mbyllura.

“Është sikur të na kishin hedhur të gjallë në një pus. Ku të shkojmë tash, ku?”, pyet Stojanoviq.

Ai thotë se nuk e kupton përse autoritetet e Kosovës këmbëngulin aq shumë në mbylljen e institucioneve serbe. Mbyllja e tyre, sipas tij, vetëm se e bën më të vështirë jetën për njerëzit e zakonshëm.

Një tjetër banor nga Graçanica, Milloradi, nuk e fajëson vetëm Qeverinë e Kosovës për të gjitha këto.

Ai thotë se “me të gjitha këto, ka të bëjë edhe shteti i Serbisë”, sepse nuk ka gjetur zgjidhje me kohë.

Deri më tash, zyrtarët serbë dhe përfaqësuesit e Listës Serbe nuk kanë dalë me propozime konkrete se si do të vazhdojnë me ofrimin e shërbimeve nga organet e mbyllura serbe.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë për planet e mëtejshme, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Aleksandar Popov, nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë se zgjidhje do të ishte zbatimi i pjesës së Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në atë rast, Serbia do të ishte në gjendje të kujdesej për shëndetësinë, arsimin dhe do të kishte mundësi t’i ndihmonte drejtpërdrejt institucionet që janë vendimtare për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thotë Popov.

Kosova refuzon ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nga frika se mund të ndikojë keq në funksionimin e brendshëm të shtetit.

Popov thotë se funksionimi i institucioneve serbe në Kosovë, ua ka lehtësuar deri diku jetën pjesëtarëve të komunitetit serb.

“Ato ua kanë bërë më të lehtë përmbushjen e disa nevojave të përditshme, si posta, sigurimet... dhe nuk kanë pasur nevojë të shkojnë në Serbi për t’i zgjidhur ato çështje”, shton ai.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka sjellë Beogradin, në fakt, përpara një akti të kryer.

“Kjo shkon në favor të tij para zgjedhjeve parlamentare [në Kosovë]. Ai është duke përdorur vakumin e shumëfishtë që është krijuar në bashkësinë ndërkombëtare, me ndryshimin e ndërmjetësve dhe administratave, për t’i dëbuar nga Kosova institucionet që i quan paralele”, thotë Popov.

Ai shton se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës rreth dy vjet më parë, e ka bërë të pamundur gjetjen e një zgjidhjeje për institucionet e Serbisë në Kosovë.

“Beogradi, përmes Listës Serbe, ‘duke i mbrojtur serbët’, i ka kontribuar, në fakt, gjithë kësaj”, thotë Popov.

Lista Serbe bëri të ditur më 17 janar se u është drejtuar ambasadorëve të QUINT-i (SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë dhe Francës), Bashkimit Evropian, Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK, me një letër, ku “është bërë i qartë rreziku nga këto veprime”, që “kanë për qëllim dëbimin e gjithçkaje serbe nga Kosova”.

Lista Serbe tha se ka kërkuar reagime të menjëhershme kundër veprimeve të Kurtit, “e jo komunikata anemike”, të cilat, siç tha, Prishtina nuk i merr seriozisht.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha më 16 janar se ka biseduar në Rashkë me përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, për “hapat e ardhshëm, ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të Serbisë”.

Megjithatë, ai nuk saktësoi se për cilat lëvizje konkrete bëhet fjalë, por përsëriti se askush nuk do të mbetet pa të ardhura nga buxheti i Serbisë.

“Shteti i Serbisë në Kosovë dhe Metohi nuk është mure e zyra, por popull, dhe secili nga njerëzit tanë është përfaqësues i shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, shkroi Petkoviq në Instagram.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cilësoi veprimet e autoriteteve të Kosovës si “terror i dukshëm”.

Duke folur për Televizionin serb B92 më 15 janar, ai tha se Beogradi do të përpiqet t’i zgjidhë problemet e serbëve nga Kosova.

Sipas ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, veprimi i Prishtinës është “përpjekje për të minuar të drejtat kolektive dhe identitetin e serbëve në Kosovë”.

Gjuriq shkroi në Instagram se “kjo strategji vetëm se thellon ndarjet dhe kërcënon stabilitetin në rajon”.

Përveçse në Graçanicë, autoritetet e përkohshme komunale dhe shumica e institucioneve të tjera serbe për Kosovën u mbyllën më 15 janar edhe në nëntë komuna të tjera në jug të Ibrit.

Kryetari i autoritetit të përkohshëm komunal të Lipjanit, Millan Joksimoviq, tha në një konferencë të Listës Serbe se institucioni që ai drejton, ka ofruar shërbime për rreth dhjetë mijë qytetarë dhe se ata nuk do të privohen prej tyre.

Nemanja Petkoviq, drejtor i Qendrës për Punë Sociale, e cila funksiononte në Graçanicë, tha se punëtorët nuk kanë më objekte nga të cilat mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime për përfituesit.

“Në territorin që ne mbulojmë, rreth 450 familje marrin ndihmë sociale. Shumë përfitues kanë shfrytëzuar edhe ndihmën e njëhershme financiare dhe janë rreth 150 përfitues të ndihmës për përkujdesje”, tha Petkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Postës së Serbisë në Kosovë, Ivan Millojeviq, tha se pret që në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të gjendet një zgjidhje për funksionimin e mëtutjeshëm të institucionit që ai drejton, dhe shtoi se bisedimet tashmë janë duke u zhvilluar në Bruksel.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai tha se këto bisedime po udhëhiqen nga “ekipet e ekspertëve nga Beogradi dhe Prishtina”, por se ai personalisht nuk ka marrë ende pjesë në to.

“Këto [bisedimet] janë më shumë në nivel teknik. Besoj se [zgjidhja] do të vijë pas 20 shkurtit [pas zgjedhjeve në Kosovë]. Të shohim nëse do të kemi edhe katër vjet terror apo do të kemi një situatë pak më ndryshe. Shpresoj për më mirë”, tha Millojeviq.

Megjithatë, Klisman Kadiu, shef i kabinetit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi - i cili udhëheq negociatat me Serbinë në nivel teknik - mohoi në mënyrë kategorike se në Bruksel janë duke u zhvilluar diskutime me Beogradin për funksionimin e mëtejshëm të Postës së Serbisë në Kosovë.

Bashkimi Evropian nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse Posta e Serbisë apo institucionet e tjera të mbyllura serbe në Kosovë, po negociohen në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Në një reagim më 15 janar, BE-ja tha se çështja dhe statusi i institucioneve që veprojnë në sistemin serb, duhet të zgjidhen në kuadër të dialogut që zhvillohet në Bruksel.

Aksioni për mbylljen e institucioneve serbe u kritikua edhe nga SHBA-ja, e cila e cilësoi si veprim të pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës.

Sipas SHBA-së, mbyllja prek negativisht të gjithë qytetarët, përfshirë serbët etnikë dhe komunitetet tjera./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë