BOTA

Më shumë se 100 persona kanë paditur Diddy-n për sulm dhe shfrytëzim seksual, mes tyre edhe të mitur 9 vjeç

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 22:56
Më shumë se 100 persona kanë paditur Diddy-n për sulm dhe
Diddy

SHBA- Më shumë se 100 njerëz po padisin reperin Sean 'Diddy' Combs për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual. Këtë e ka bërë të ditur një avokat amerikan. Avokati me bazë në Teksas, Tony Buzbee tha se disa nga viktimat përfshijnë të mitur deri në nëntë vjeç.

"Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta ndjekim në mënyrë agresive," u tha Buzbee gazetarëve.

Erica Wolff, një avokate që përfaqëson  Combs, tha se reperi i mohon akuzat, duke thënë se ato janë "të rreme dhe shpifëse". Duke folur në një konferencë shtypi të martën, Buzbee tha se ai dhe ekipi i tij "nuk do të lënë gur pa lëvizur për të gjetur palët e mundshme përgjegjëse" në abuzimin e supozuar, ose "çdo individ që ka marrë pjesë ose ka përfituar nga kjo sjellje skandaloze".

Wolff tha në një deklaratë për BBC se Combs pret me padurim të provojë pafajësinë e tij dhe të shfajësohet në gjykatë, ku e vërteta do të vërtetohet bazuar në prova, jo në spekulime. Combs u arrestua javën e kaluar dhe po përballet me akuza penale për shantazh dhe trafik seksual. Ai aktualisht është në paraburgim federal pasi iu mohua lirimi me kusht, të cilin ai po e apelon. Ai ka mohuar të gjitha akuzat për shkelje kriminale.

Sipas Buzbee, i cili është i licencuar për të ushtruar profesionin e avokatit në Teksas dhe Nju Jork, numri i përgjithshëm i viktimave të supozuara që ai përfaqëson është 120, ku gjysma e tyre janë burra dhe gjysma tjetër gra që vijnë nga më shumë se 25 shtete në të gjithë SHBA.  Ai shtoi se 25 nga viktimat e supozuara që ai përfaqëson ishin të mitur. Kjo është hera e parë që Combs akuzohet për abuzim seksual me fëmijë.

Akuzat shtrihen nga viti 1991 deri në këtë vit me incidentet që ndodhën në Los Anxhelos, Nju Jork dhe Miami, tha Buzbee. Ai shtoi se shumica e incidenteve kanë ndodhur pas vitit 2015. Shumica e paditësve, tha ai, pretendojnë se u përdhunuan gjatë festave të organizuara nga Combs dhe që u mbajtën në rezidenca private dhe hotele.

"Shumë herë, veçanërisht të rinjtë që dëshironin të futeshin në industri, u detyruan në këtë lloj sjelljeje me premtimin se do të bëheshin yll ose premtimi se Sean Combs do të dëgjonte kasetën e tyre," pohoi Buzbee. Buzbee tha se kjo nuk është një padi në grup dhe se do të ketë raste individuale për çdo viktimë të supozuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë