BOTA

"Më thyhet zemra", tronditje pas sulmit me tre viktima në Solingen

n.f Përditësimi i fundit 24 Gusht 2024, 12:35
"Më thyhet zemra", tronditje pas sulmit me tre viktima në
Gjermani

GJERMANI- 650-vjetori i themelimit të qytetit të Solingenit do festohej me "Festivalin e Diversitetit" gjatë gjithë fundjavës, por përfundoi me tmerr. Tre persona vdiqën nga një sulm me thikë. Policia ende kërkon agresorin.

Tronditje në Gjermani pas sulmit me thikë në një festë në qytetin e Solingenit, ku si pasojë humbën jetën tre persona e u plagosën tetë të tjerë. Solingen donte të festonte 650-vjetorin e themelimit me "Festivalin e Diversitetit", por ai përfundoi me tmerr.

Kancelari, Olaf Scholz foli të shtunën në mëngjes për herë të parë pas sulmit. "Sulmi në Solingen është një ngjarje e tmerrshme që më trondit shumë. Një vrasës vrau brutalisht disa njerëz", shkroi ai platfomën X, dhe bisedoi  në telefon me kryebashkiakun e Solingenit, Tim Kurzbach. "Ne mbajmë zi për viktimat dhe qëndrojmë pranë të afërmve.” Politikani socialdemokrat iu uroi shërim të shpejtë të plagosurve. "Vrasësi duhet të kapet shpejt dhe të ndëshkohet me ashpërsinë më të plotë të ligjit”, kërkoi Scholz.

Edhe presidenti, Frank-Walter Steinmeier shprehu tronditjen e tij. "Akti i tmerrshëm i Solingen më trondit, na trondit, ai trondit të gjithë vendin", shkroi presidenti gjerman në platformën X. "Ne mbajmë zi për ata që humbën jetën dhe lutemi për të plagosurit, që me gjithë zemvr iu uroj forcë e shërim të shpejtë." Steinmeier kërkoi të qëndrojmë të bashkuar kundër urrejtjes dhe dhunës.

Kryeministri landit Renani-Veriore Vestfali, Hendrik Wüst dhe kryetari i bashkisë së Solingen, Tim Kurzbach u shprehën mjaft të tronditur. "Ne të gjithë donim të festonim përvjetorin e qytetit tonë së bashku dhe tani duhet të mbajmë zi për vdekjet dhe të plagosurit. Më thyhet zemra që pati një sulm të tillë në qytetin tonë. Kam lot në sy, kur mendoj për ata që humbëm, lutem për të gjithë ata që ende po luftojnë për jetën e tyre”, shkroi Kurzbach në Facebook.

Edhe zëvendës kancelari Robert Habeck (Të Gjelbërit) e dënoi sulmin në një festival të qytetit në Solingen ku tre persona humbën jetën. Habeck tha të shtunën se "lajme të këqija, më të këqijat" kanë ardhur nga qyteti Solingen. "Dhuna ndaj njerëzve që thjesht donin të festonin me gëzim është thellësisht e dënueshme", tha Habeck dhe pret nga policia të bëjë gjithçka që mundet për të gjetur autorin sa më shpejt të jetë e mundur.

Autori në arrati - Policia vlerëson regjistrimet e qytetarëve

Policia e ka kategorizuar sulmin si "sulm terrorist", por ende nuk e di saktësisht, se kush ishte agresori, nëse ka vepruar i vetëm apo ka pasur aleatë. Me një aksion të gjerë, policia është ende në kërkim. Policia kërkon të mos ketë spekulime, si në mediat sociale, për pamjen e një arabi, dhe nuk mund të konfirmojë, nëse agresori ishte arab. Sipas informacioneve të tagesschau, policia shpreson, tek njerëzit që kanë filmuar me celularët e tyre gjatë koncertit në Fronhof dhe mund të kenë regjistruar pa dijeninë e autorit. Policia tashmë ka "pjesë të ndryshme të enigmës, por ato ende nuk përshtaten së bashku," shkruan tagesschau./ DW

sulm me thike ne gjermani viktima

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë