BOTA

Shtëpia e Bardhë ngul këmbë se ka përparim në bisedimet për armëpushim në Gazë

n.f Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 22:53
Shtëpia e Bardhë ngul këmbë se ka përparim në
Foto ilustruese

SHBA- Shtëpia e Bardhë tha të premten se bisedimet në Kajro për armëpushim në Rripin e Gazës kanë qenë konstruktive dhe se ato do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj fundjave. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme po u bëjnë trysni Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Brukseli – të arrijnë marrëveshje për armëpushim.

Drejtori i CIA-s, William Burns, dhe këshilltari i lartë i presidentit Joe Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, janë duke e udhëhequr palën amerikane në bisedimet që nisën të enjten. Izraeli dhe Hamasi ende kanë shumë mospajtime.

“Në bisedime është shënuar përparim. Tani kemi nevojë që të dyja palët të bashkohen dhe të punojnë për zbatim”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby.

Kirby nuk shpjegoi se cfarë përparimi është arritur.

Përpjekjet diplomatike për arritjen e armëpushimit në Gazë janë rritur, për shkak të frikës nga rreziku i shpërthimit të një lufte të gjerë rajonale, pas vrasjes së dy liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut, për të cilat u fajësua Izraelit, dhe kërcënimeve për hakmarrje.

Izraeli dhe Hamasi kanë mospajtime rreth korridorit Filadelfi përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, dhe korridorit Netzarim në mes të territorit. Hamasi kërkon tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ngul këmbë se Izraeli duhet ta kontrollojë korridorin Filadelfi, duke thënë se qëllimi është të parandalohet riarmatosja e Hamasit dhe përsëritja e sulmit të 7 tetorit në Izrael. Ai gjithashtu i mohoi raportimet se Izraeli është i gatshëm të pranojë vendosjen e një force ndërkombëtare në atë korridor.

Hamasi tha të premten se Netanyahu “po e bllokon çdo mundësi për arritjen e marrëveshjes për armëpushim”. I pyetur nëse Netanyahu po negocion në mirëbesim, Kirby tha se Bideni pati “bisedë konstruktive” me Netanyahun të mërkurën.

“Ne jemi në Kajro. Ata janë në Kajro. Kemi nevojë që edhe Hamasi të marrë pjesë”, tha Kirby.

Biden i bëri të qartë Netanyahut se edhe Izraeli dhe Hamasi duhet të bëjnë lëshime, sipas një burimi të Associated Press, i cili foli në kushte anonimiteti për bisedën telefonike mes Bidenit dhe Netanyahut.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë./ REL

shba gaza armepushim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë