
Detaje të reja janë zbardhur mbi negociatat intensive që çuan në marrëveshjen për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Irani. Media amerikane Axios ka hedhur dritë mbi rolin kyç të liderit të ri suprem të Teheranit, Mojtaba Khamenei, i cili i tha “po” Donald Trump.
Sipas raportimit, një kthesë vendimtare ndodhi të hënën, kur Khamenei urdhëroi për herë të parë që nga nisja e konfliktit negociatorët iranianë të lëviznin drejt një marrëveshjeje, ndërsa ultimatumi i presidentit amerikan, Donald Trump, po i afrohej fundit.
Në të njëjtën kohë, forcat amerikane në Lindjen e Mesme dhe zyrtarë të Pentagonit po përgatisnin një fushatë masive bombardimesh ndaj infrastrukturës iraniane.
“Askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte. Ishte kaos”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan.
Ndërkohë, aleatët rajonalë të SHBA-së përgatiteshin për kundërpërgjigje të mundshme iraniane në shkallë të gjerë, ndërsa qytetarë iranianë braktisnin shtëpitë nga frika e sulmeve.
Negociata intensive dhe ndërmjetësim ndërkombëtar
Sipas Axios, i dërguari amerikan Steve Ëitkoff zhvilloi telefonata të shumta me ndërmjetësit, duke e cilësuar fillimisht kundërpropozimin iranian me 10 pika si “katastrofë”.
Pasoi një ditë negociatash intensive dhe ndryshimesh të njëpasnjëshme, me ndërmjetësit pakistanezë që përcillnin draftet mes palëve, ndërsa diplomatë nga Egjipti dhe Turqia përpiqeshin të afronin qëndrimet.
Në mbrëmjen e së hënës, SHBA miratoi një version të përditësuar të propozimit për armëpushim, duke ia kaluar vendimin final liderit suprem iranian.
Për shkak të kërcënimeve për sigurinë e tij, Khamenei komunikonte përmes mesazheve të shkruara të dërguara me ndërmjetës, duke e bërë procesin më të ngadaltë dhe të ndërlikuar.
Burimet e cituara e përshkruajnë miratimin e tij si “moment vendimtar” për arritjen e marrëveshjes.
Telefonatat vendimtare dhe presionet ndaj Trump
Megjithëse deri të martën kishte shenja progresi, Trump vijoi me retorikë të ashpër, duke paralajmëruar pasoja katastrofike.
Paralelisht, zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, zhvillonin kontakte intensive me ndërmjetësit pakistanezë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbeti në komunikim të vazhdueshëm me Trump, ndërsa shqetësimi në Izrael rritej për humbjen e kontrollit mbi procesin.
Ndërkohë, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, publikoi kushtet e marrëveshjes dhe u bëri thirrje palëve ta pranonin atë.
Trump, sipas raportimit, u përball me presion nga aleatë dhe këshilltarë “të linjës së ashpër” për ta refuzuar marrëveshjen, ndërsa edhe brenda rrethit të tij kishte pasiguri mbi vendimin final, deri në momentin kur ai e miratoi armëpushimin.
Pak para shpalljes, Trump zhvilloi një bisedë me Netanyahun për të siguruar angazhimin e Izraelit dhe më pas kontaktoi shefin e ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, për të finalizuar marrëveshjen.
Menjëherë pas publikimit në Truth Social, forcat amerikane morën urdhër të ndalonin operacionet brenda 15 minutash.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi se Irani do të respektojë armëpushimin dhe do të hapë Ngushticën e Hormuzit në koordinim me forcat e armatosura.
Megjithatë, sipas Axios, mbetet e paqartë sa i qëndrueshëm do të jetë armëpushimi dhe në çfarë mase Irani do të lejojë rifillimin e plotë të lundrimit.
Zyrtarë izraelitë theksojnë se SHBA pritet të shtyjë për një marrëveshje më të gjerë, që do të përfshijë kufizimin e programit bërthamor iranian dhe të arsenalit balistik.
Bisedimet mes palëve pritet të nisin të premten në Pakistan, me mundësinë reale që tensionet të rikthehen nëse nuk arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
8 Prill08:06
Arritja e armëpushimit në Lindjen e Mesme, bie me rreth 14% çmimi i naftës, shkon në 94 dollarë për fuçi
Nafta bie me mbi 14% pas armëpushimit, por tregjet mbeten të kujdesshme
Çmimet globale të naftës kanë pësuar një r&...
BOTA
8 Prill07:56
Reagon Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi me Iranin fitore për SHBA!
Marrëveshja për armëpushim me Iranin, e arritur me ndërmjetësimin e Pakistanit, përbën një “fitore” pë...
BOTA
8 Prill07:55
Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës
Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër, nga 170-1...
BOTA
8 Prill07:44
Izraeli mbështet vendimin e Trump për armëpushimin dy javor me Iranin, Netanyahu: Nuk përfshihet Libani
Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi mbështet vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pë...
BOTA
8 Prill07:29
Armëpushimi dy javor, çfarë parashikon plani i paqes me 10 pika për Ngushticën e Hormuzit
Irani ka pranuar propozimin e Pakistanit për një armëpushim dyjavor, duke hapur njëkohësisht rrugën për negociata me Shtetet ...
BOTA
8 Prill07:18
Çmimet globale të naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes SHBA–Iran për armëpushim, rriten bursat ndërkombëtare
Çmimet globale të naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme, ndërsa tregjet aksionare kanë shënuar rritj...
BOTA
8 Prill07:09
Trump njofton armëpushim 2-javor me Iranin: Kemi marrë një propozim me 10 pika nga Teherani
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin, më pak se dy orë para afatit t&eu...
BOTA
7 Prill23:55
VIDEO/ Momenti kur agjentët e policisë amerikane qëllojnë me armë zjarri qytetarin
Agjentët e Imigracionit dhe Doganave ( ICE ) të SHBA-së qëlluan dhe plagosën një burrë në Kaliforni të martën,...
BOTA
7 Prill23:36
Ministri iranian inkurajon 'zinxhirët njerëzorë' rreth TEC-ve. Presidenti: 14 mln njerëz u regjistruan për t’u vetësakrifikuar!
Disa autoritete në Iran po i inkurajojnë iranianët të formojnë "zinxhirë njerëzorë" rreth termocentraleve për t&eum...
BOTA
7 Prill23:11
Mjeti sekret i CIA-s, i papërdorur më parë, që ndihmoi në gjetjen e pilotit të rrëzuar në Iran
CIA përdori një mjet të ri futurist të quajtur "Ghost Murmur" për të gjetur dhe shpëtuar pilotin e dytë amerikan që...