BOTA

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të ratifikimit të paktit për ekstradim me Kinën

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2026, 12:06

Mes shqetësimeve ndërkombëtare, Serbia në prag të

Serbia është në prag të ratifikimit të Marrëveshjes për ekstradim me Kinën, pavarësisht analizave të organizatave ndërkombëtare që prej vitesh kanë theksuar se Pekini zyrtar e keqpërdor këtë mekanizëm juridik ndaj disidentëve politikë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut që janë në diasporë.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë kanë nisur më 17 qershor debatin për disa dhjetëra ligje dhe marrëveshje, ndër të cilat është edhe marrëveshja me Kinën.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar përfaqësuesit e dy shteteve dy vjet më parë në Beograd, gjatë vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping. Kina e ratifikoi paktin në shtator të vitit 2025.

“Ne kemi dokumentuar vazhdimisht se si Qeveria kineze përdor represionin transnacional për të shënjestruar kritikët, aktivistët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e diasporës jashtë kufijve të saj”, thotë për Radio Evropa e Lirë (REL) Alkan Akad, studiues për Kinën në organizatën ndërkombëtare Amnesty International.

Parlamenti Evropian, në një rezolutë të miratuar në prill 2026, u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjet e ekstradimit me Kinën, për shkak të rrezikut të ndjekjes dhe represionit.

Çfarë parashikon marrëveshja?

Propozimi i ligjit për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kinës për ekstradim është i disponueshëm në faqen e Kuvendit të Serbisë. Në dokument, ndër të tjera, thuhet se ekstradimi lejohet për vepra penale për të cilat parashikohet dënim prej të paktën një viti, si dhe në rastet kur personit të kërkuar i kanë mbetur “të paktën edhe gjashtë muaj deri në përfundimin e vuajtjes së dënimit me burgim”.

Gjithashtu theksohet se nuk është me rëndësi nëse, sipas ligjeve të të dy vendeve, vepra bie në “të njëjtën kategori të veprave penale”, as nëse për emërtimin e saj përdoret e njëjta terminologji.

Ekstradimi detyrimisht refuzohet nëse shteti nga i cili kërkohet ekstradimi e konsideron se bëhet fjalë për “vepër penale politike” ose nëse personi i kërkuar ka marrë azil.

Po ashtu, kërkesa mund të refuzohet nëse shteti ka “arsye të forta” për të besuar se ekstradimi kërkohet për ndjekje penale ose dënim mbi bazë të racës, gjinisë, fesë, kombësisë ose bindjeve politike.

Vendimi për refuzimin e ekstradimit mund të merret edhe nëse personi i kërkuar ka qenë ose mund të jetë “i ekspozuar ndaj torturës ose trajtimit apo ndëshkimit tjetër mizor, çnjerëzor ose poshtërues” në shtetin që ka paraqitur kërkesën.

Serbia në vitet e fundit ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe për ekstradim me shumë shtete, sikurse me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Bjellorusinë, Turqinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ky dokument rregullon në detaje kushtet dhe procedurën e ekstradimit drejt një vendi të caktuar. Nëse ai nuk është në fuqi, kjo fushë rregullohet me Ligjin për ndihmën juridike ndërkombëtare në çështjet penale.

Në Serbi, vendimet për ekstradim i marrin gjykatat e larta.

Çfarë thonë zyrtarët e Serbisë?

Duke e prezantuar këtë dokument para deputetëve të Serbisë, zëvendësministri i Drejtësisë i Serbisë, Vlladimir Vinsh, tha se me marrëveshjen “krijohen kushte për një bashkëpunim më të fortë dhe më detyrues midis dy shteteve” në luftën kundër të gjitha formave të krimit.

“Me lidhjen e kësaj marrëveshjeje, personat që ndiqen penalisht në një shtet, ose që janë dënuar aty për ndonjë vepër penale, nuk do të mund të shmangin zhvillimin e procedurës penale apo vuajtjen e dënimit me burgim duke ikur në një shtet tjetër”, tha Vinsh.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë (REL) se pse është pritur dy vjet për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, si dhe nëse janë marrë parasysh analizat e organizatave ndërkombëtare që thonë se Kina e keqpërdor këtë mekanizëm.

Serbia dhe Kina mbajnë marrëdhënie të mira diplomatike që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2012. Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, e vizitoi Serbinë për herë të parë në vitin 2016, kur të dy vendet nënshkruan deklaratën për partneritet strategjik.

Shqetësimet e organizatave ndërkombëtare

Të dhënat për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Kina prej kohësh ngjallin shqetësim, thotë Alkan Akad nga Amnesty International.

Për këtë arsye, kjo organizatë, siç thotë ai, është e shqetësuar për çdo marrëveshje për ekstradim apo për ndihmë të ndërsjellë juridike që mund të mundësojë transferimin e individëve në vende ku ekziston rrezik real për shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

“Në Kinë, autoritetet shpesh kanë përdorur vepra penale që kanë të bëjnë gjerësisht kundër sigurisë kombëtare, duke përfshirë përmbysjen e pushtetit, nxitjen e tij dhe veprën penale të separatizmit, për të ndjekur penalisht mbrojtësit e të drejtave të njeriut, avokatët, gazetarët, pjesëtarët e pakicave etnike dhe individë të tjerë për ushtrimin paqësor të të drejtave të tyre”, thotë Akad, duke shtuar:

“Në rrethana të tilla ekziston rreziku që kërkesat për ekstradim të përdoren për ndjekjen e personave për veprime që do të mbroheshin nga e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Ai apelon që shtetet që shqyrtojnë kërkesat për ekstradim duhet të sigurojnë që asnjë person të mos dorëzohet në vende ku ekzistojnë arsye të bazuara për të besuar se do të ishte i ekspozuar ndaj rrezikut real të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut.

Në raportin e organizatës joqeveritare ndërkombëtare, Freedom House, Kina është cilësuar si një vend jo i lirë, sistemi gjyqësor i së cilës është në të gjitha nivelet nën mbikëqyrjen e Partisë Komuniste në pushtet. Sipas organizatës, partia ka ndikim në emërimin e gjyqtarëve, në punën e gjykatave, në vendimet dhe dënimet.

Raporti i publikuar në ueb-faqen e Freedom House thekson se kushtet në njësitë e paraburgimit janë të rënda dhe ka raportime për ushqim të pamjaftueshëm, rrahje dhe mohimin e kujdesit mjekësor për të burgosurit.

Parlamenti Evropian për Kinën

Për problemet lidhur me marrëveshjet e ekstradimit me Kinën këtë vit ka tërhequr vëmendje edhe Parlamenti Evropian (PE), duke analizuar ligjin e sapomiratuar dhe të diskutueshëm kinez për “unitetin etnik dhe progresin”.

Kina në mars të vitit 2026 miratoi një ligj që formalisht promovon unitetin etnik. Vendet perëndimore, përfshirë edhe BE-në, e kritikojnë atë.

Ligji, që për Kinën nënkupton promovimin e identitetit kombëtar, për BE-në shihet si institucionalizim i shtypjes së identitetit të pakicave.

PE-ja, në një rezolutë të veçantë për këtë ligj, të miratuar më 30 prill të këtij viti, vlerësoi se Kina me miratimin e tij shkel të drejtat e njeriut si dhe shprehu shqetësim për dispozitën që lejon që edhe persona jashtë Kinës të mbahen përgjegjës përmes këtij ligji nëse vlerësohet se “rrezikojnë unitetin etnik”.

Në rezolutën e PE-së dënohen dispozitat ekstraterritoriale të ligjit, të cilat, sipas ligjvënësve evropianë, përbëjnë formë represioni jashtë kufijve të Kinës.

“Të gjitha shteteve anëtare të BE-së u bëhet thirrje që të pezullojnë marrëveshjet e ekstradimit me Kinën, në mënyrë që personat që jetojnë në Bashkimin Evropian të mbrohen nga ndjekja dhe rreziku i represionit”, thuhet në rezolutën e Parlamentit Evropian.

Sipas të dhënave të organizatës Safeguard Defenders, Kina ka nënshkruar më shumë se 60 marrëveshje dypalëshe për ekstradim. Kjo organizatë ndërkombëtare thotë se, që nga ardhja në pushtet e Xisë dhe fillimi i fushatës për ndjekjen e të arratisurve të quajtur “Gjuetia e dhelprave” në vitin 2014, Kina ka tentuar rreth 70 herë të sigurojë ekstradimin e afro 400 personave, shumica e të cilëve ndodheshin në Evropë.

Një rast gjyqësor që ndryshoi këtë praktikë ndodhi në vitin 2022 para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo institucion në vendimin e tij refuzoi ekstradimin e një shtetasi tajvanez drejt Kinës, me kërkesë që Pekini i kishte paraqitur Polonisë.

Gjykata në Strasburg u referua në raportet e Kombeve të Bashkuara dhe në arsyetimin e vendimit theksoi se tortura dhe format e tjera të keqtrajtimit në institucionet penale-korrektuese kineze, të raportuara në këto dokumente, mund të “barazohen me ekzistencën e një situate të përgjithshme të dhunës” në Kinë.

Në këtë rast u mbështetën edhe gjykatat në Itali në dy vendime të veçanta të marra në vitin 2023, kur vendosën të mos lejojnë ekstradim drejt Kinës. Një vendim të tillë e mori po atë vit edhe një gjykatë në Qipro, e cila refuzoi ekstradimin tek autoriteteve kineze të një nëne dhe të djalit të saj të rritur, të cilët akuzoheshin për krime ekonomike./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan