BOTA

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, presidenti i Iranit viziton Irakun

E.D Përditësimi i fundit 11 Shtator 2024, 21:40

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, presidenti i Iranit viziton Irakun

IRAK- Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian nisi të martën një vizitë në Irak, e para jashtë vendit që kur mori detyrën. Vizita duket se sinjalizon përpjekjet për të forcuar lidhjet me një aleat strategjik si për Teheranin dhe për Uashingtonin, në mesin e rritjes së tensioneve në rajon. Presidenti iranian u takua me kryeministrin e Irakut Mohammed Shia al-Sudani ne nisje të një vizite tre ditore që Teherani dhe Bagdadi thane se do të përfshijë nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh si edhe diskutime mbi luftën në Gazë dhe gjendjen në Lindjen e Mesme.

“Forcimi i maërrëdhënieve dypalëshe dhe çështje të tjera si krimet e regjimit Zionist (Izraelit) kundër popullit palestinez dhe nevojës për të ndaluar luftën dhe gjenicidin në Gazë do jenë pjesë e diskutimeve”, thuhej në një deklaratë të Presidencës.

Pezeshkian është zotuar që të ketë si përparësi marrëdheniet me fqinjët ndërsa përpiqet të zbusë izolimin ndërkombëtar të Iranit dhe ndikimin e saksioneve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në ekonominë e Iranit. Vizita e tij ndodh në një kohë që vendet perëndimore njoftuan të martën saksione të reja ndaj Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me raketa balistike me qëllim përdorimin në agresionin ndaj Ukrainës.

Vizita vjen gjithashu mes trazirave në Lindjen e Mesme të nxitura nga lufta në Gazë, e cila ka çuar në përfshirjen e grupeve të armatosura të lidhura me Iranin në rajon dhe dhe ka ndërlikuar lidhjet e Bagdadit me Uashingtonin. Pezeshkian e ka lidhur drejtpërdrejt forcimin e lidhjeve me trysninë për shkak të sanksioneve.

"Marrëdhëniet me vendet fqinje mund të neutralizojnë një pjesë të trysninsë së sanksioneve", tha ai muajin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani ishin në prag të një konflikti të plotë në 2020 pas vrasjes së komandatit ushtarak iranian Qassem Soleimani në një sulm amerikan me dronë në aeroportin e Bagdadit dhe kundërpërgjigjes së Teheranit që sulmoi bazat amerikane në Irak. Grupet e armatosura të lidhura me Iranin në Irak kanë sulmuar vazhdimisht trupat amerikane në Lindjen e Mesme që kur nisi lufta në Gazë.

Irani prej vitesh përballet me vështirësi për shkak të sanksioneve të forta të Perëndimit, sidomos pasi në vitin 2018, gjatë administratës së Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe vendeve të tjera të mëdha.

Presidenti Pezeshkian, i cili mori këtë detyrë në fund të korrikut, e ka emëruar diplomatin që negocioi marrëveshjen bërthamore të 2015, Mohammad Javad Zarif, zëvendës President për çështje strategjike, në kuadër të përpjekjeve të tij për një Iran më të hapur./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë