BOTA

"Migracioni po sfidon vendin"/ Sulmi me dy viktima dhe tre të plagosur në Gjermani, DW: Politika në alarm!

b.z Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 09:06
"Migracioni po sfidon vendin"/ Sulmi me dy viktima dhe tre të
Kryeministri bavarez, Markus Söder dhe ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann

GJERMANI - Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg që la dy të vdekur dhe tre të plagosur, një djalë dy vjeçar me origjinë marokane dhe një 41 vjeçar, gjykatësja e hetimeve në gjykatën lokale urdhëroi që i dyshuari të vendoset përkohësisht në një spital psikiatrik. Ky urdhër zakonisht lëshohet, nëse ka prova se një i dyshuar nuk konsiderohet i aftë për fajësinë për shkak të sëmundjes mendore në kohën e krimit. Afgani 28-vjeçar akuzohet për dy vrasje, për dy vrasje të mbetur në tentativë dhe për lëndim të rëndë trupor. Sipas policisë dhe prokurorëve, ai ende nuk ka bërë komente për akuzat. Deri tani dihet, se afgani ka qenë disa herë në trajtim psikiatrik. Nuk ka të dhëna, sipas policisë, deri tani për radikalizim të tij. Afgani erdhi në Gjermani në vitin 2022 dhe aplikoi për azil. Sipas raportimeve të pakonfirmuara ai erdhi përmes Bullgarisë në BE.

Sulmi alarmon politikën

Pas sulmit me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë, politikanët po bëjnë thirrje për sqarim të shpejtë të rrethanave. Pas një takimi me krerët e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe Policisë Federale, kancelari Olaf Scholz (SPD) njoftoi se çështja do të zgjidhet shpejt dhe do të merren "masat e nevojshme”. Kandidati për kancelar i Unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, njoftoi se nëse ai do të merrte qeverinë, do të vendoste një "ndalim de facto të hyrjes" për të gjithë njerëzit pa dokumente të vlefshme hyrjeje. Merz tha në Berlin në përgjigje të sulmit në Aschaffenburg se ai do të dërgonte një udhëzim përkatës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në ditën e tij të parë si kancelar. Krimi tregon "një cilësi të re të brutalitetit krejtësisht të pafrenuar në Gjermani". Kandidati i Unionit, Merz u shpreh se, "kupa është më në fund plot."

Kryeministri i Bavarisë dhe kreu i CSU, Markus Söder bëri thirrje për një politikë "zero tolerance" në lidhje me migracionin. Ai u shpreh në të njëjtën linjë me kreun e CDU-së Friedrich Merz se "parimi bazë i tolerancës zero dhe kompromisi zero do të  jetë udhëzuesi për politikën e ardhshme të migracionit," tha Söder në Mynih. "Migracioni po sfidon vendin tonë”. Kjo nuk vlen vetëm nga pikëpamja financiare. Gjermania është një "vend human", theksoi ai, duke iu referuar ndër të tjera pranimit të refugjatëve të luftës nga Ukraina. "Por në fund kjo nuk mund të bëhet në kurriz të popullatës sonë."

Tre persona të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Afgani akuzohet, se ka vrarë një djalë 2-vjeçar dhe një burrë 41-vjeçar në një park në qytet në kufirin shtetëror me Hesen të mërkurën pasdite - krejt papritur dhe qëllimisht, siç e përshkroi Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Hermann (CSU). Sipas të dhënave të deritanishme, edhe një vajzë dyvjeçare është plagosur tri herë në pjesën e qafës me thikë kuzhine. Sipas autoriteteve, një 72-vjeçar ka pësuar lëndime të shumta në zonën e gjoksit. Një mësuese 59-vjeçare theu krahun në rrëmujë e sipër. Tre personat e plagosur rëndë janë ende në spital. "Por ata janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, tha një zëdhënës i policisë.

Po shqyrtohet përgjegjësia për fajin

Të dyshuariin, 28 vjeçar afgan, policia e arrestoi menjëherë pas krimit. Sipas ministrit të Brendshëm bavarez, Herrmann, afgani duhej të dëbohej nga Gjermania. Por në fillim të dhjetorit 2024, ai kishte njoftuar autoritetet me shkrim, se do të largohej vetë nga Gjermania - por që nuk e bëri këtë. Sipas Herrmann, afgani ishte "duke iu nënshtruar edhe trajtimit psikiatrik".

Hetimet duhet të tregojnë nëse përgjegjësia për fajësinë në krim do mund të zvogëlohet ose nëse ai do të konsiderohet vërtetë i paaftë për fajin. Ndër të tjera, policia po përpiqet të sqarojë, nëse afgani ka sulmuar në mënyrë të qëllimshme specifike fëmijët e  e çerdhes.

Afgani ishte i njohur për policinë dhe gjyqësorin për shkak të disa hetimeve kundër tij, përfshirë edhe krime të dhunshme. Sipas njoftimit të një zëdhënëseje të drejtësisë, në mars 2023, gjykata e qarkut Schweinfurt lëshoi ​dënimin me gjobë ndaj tij për dëmtim të qëllimshëm trupor pas një sherri fizik në një qendër pritjeje për azilkërkuesit. Një tjetër penalizim për mashtrim afgani e kishte marrë nga gjykata e rrethit në Aschaffenburg, sepse ishte kapur me biletë false./DW

gjermani sulm

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë