
UKRAINË- Ministrat e Mbrojtjes të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, mbështesin rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimeve të plota euro-atlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO.
“Ne theksojmë qëllimin tonë për të vazhduar ndihmat për Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake afatshkurtër dhe afatgjatë” në konfliktin e saj me Rusinë, thanë ministrat e vendeve të G7 gjatë takimit të tyre në Napoli të Italisë.
Në grupin e shtatë demokracive më të industrializuara përfshihen Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në bisedimet në Napoli morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s si dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, vendi i të cilit mban kryesinë e G7 për vitin 2024, Guido Crosetto, tha se një nga pikat më të forta të takimit në Napoli ishte mbështetja e fortë për Ukrainën, e cila po lufton për të mbrojtur sovranitetin e saj nga agresioni rus.
“Ne dënojmë pa rezerva agresionin e Moskës, e cila ka zgjedhur të përdor forcën kundër një shteti sovran dhe metodat e një lufte hibride si dhe një retorikë bërthamore të papërgjegjshme”, tha Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto.
Deklarata përfundimtare e lexuar nga shefi i mbrojtjes italiane, theksoi gjithashtu "mbështetjen e fortë për Ukrainën" ndërsa shprehu shqetësimin për "intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Kinës dhe Rusisë", si dhe zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ky është rasti i parë në historinë e G7 që takimi i kushtohet çështjeve të mbrojtjes në një program të nivelit ministror.
Artikuj te sugjeruar
I.A
BOTA
19 Tetor22:16
Trump: Kina më respekton sepse Xi Jinping e di se jam 'i çmendur'
SHBA- Donald Trump ka thënë se nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Kina nuk do të guxonte ta provokonte sepse president...
I.A
BOTA
19 Tetor22:01
Analistët: Regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi shkaktoi ndarje në shoqëri
Mali i Zi
MALI I ZI- Analistët vlerësojnë se regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi u zhvillua gjatë një fushate të...
e. d
BOTA
19 Tetor18:21
Kamala Harris premton legalizim të plotë të marihuanës, a është ky një ndryshim i lojës për kandidaten demokrate
Kamala Harris
SHBA- Kamala Harris njoftoi të hënën se nëse zgjidhet presidente, ajo do të legalizonte plotësi...
E.D
BOTA
19 Tetor18:08
Aksident tragjik në Poloni/ Kamioni përplas makinat, katër të vdekur dhe 12 të plagosur (FOTO)
pamje nga aksidenti
POLONI- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në një autostradë në veri të Polonisë, ku s...
I.A
BOTA
19 Tetor17:49
Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
GJERMANI- Presidenti Joe Biden u takua me homologët evropianë të premten, gjatë një vizite të shkurtër në Gjermani ku ...
E.D
BOTA
19 Tetor17:29
Trump: Vdekja e Sinwar e bën paqen më të lehtë në Gaza
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar nga Izraeli do ta bëjë më të leht&eu...
E.D
BOTA
19 Tetor16:46
Analistët: Izraeli përpiqet të krijojë përçarje në Liban për të izoluar Hezbollahun
IZRAEL- Disa analistë thonë se Izraeli po përpiqet të nxisë ndarje të brendshme në Liban si pjesë e fushatës s&eu...
e.a
BOTA
19 Tetor16:26
Ushtria izraelite: Shkatërruam shtabin e Hezbollahut dhe postin e vëzhgimit brenda Libanit
LIBAN- Ushtria izraelite ka njoftuar se ka shkatërruar një qendër komanduese nëntokësore të Hezbollahut, pika më e the...
I.A
BOTA
19 Tetor15:14
Pas regjistrimit, partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë që gjuha serbe të jetë zyrtare
MALI I ZI- Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe përsërit&eu...