BOTA

Ministrat nga tetë vende të BE-së i kërkojnë Borrellit të frenojë lëvizjen e diplomatëve rusë

e. d Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 21:24
Ministrat nga tetë vende të BE-së i kërkojnë Borrellit
Josep Borrell

RUSI- Ministrat e Jashtëm nga tetë vende të Bashkimit Evropian i kanë dërguar një letër shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke i kërkuar të frenojë lëvizjen e diplomatëve rusë në zonën Shengen, me shqetësimin e tyre se lëvizja e lirë e diplomatëve lehtëson "veprimtaritë keqdashëse". Dërgimin e letrës e konfirmoi më 13 qershor në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky.

Ai tha se masa ishte e nevojshme sepse lëvizja e diplomatëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre në zonën Shengen "krijon infrastrukturën" për aktivitete të paligjshme.

Në letër thuhet se "inteligjenca, propaganda, apo edhe përgatitja e akteve të sabotimit janë ngarkesa kryesore e punës për një numër të madh "diplomatësh" rusë në BE", sipas AFP-së, e cila mori një kopje të letrës.

Borrellit i bëhet thirrje që të propozojë urgjentisht masa kufizuese, raportoi AFP më 13 qershor.

Në intervistën e tij për Radion Evropa e Lirë, një version i plotë i së cilës do të publikohet më 14 qershor, Lipavsky tha se lëvizja e diplomatëve rusë shtron bazën për kërcënime në hapësirën kibernetike dhe "sabotime dhe ndërhyrje" të tjera në mes të shqetësimit mbi përpjekjet e Moskës për të krijuar përçarje brenda BE-së.

Ai tha se këto kërcënime hibride po rriteshin dhe Bashkimi Evropian duhet t'i tregojë Rusisë se kjo nuk do të tolerohet. Ai citoi Zërin e Evropës, një faqe interneti lajmesh me bazë në Pragë, të cilën Republika Çeke në mars e shtoi në listën e saj të sanksioneve, pasi u përcaktua se po përpiqej të kryente operacione ndikimi në dobi të Moskës në territorin çek. Që atëherë, janë zbuluar gjithnjë e më shumë operacione dezinformuese, tha ai.

Letra dërguar Borrell-it u “nënshkrua me kënaqësi” nga Holanda, Danimarka, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania, tha Lipavsky. Letra, që mban datën 11 qershor, kërkon një masë që "do të ngushtojë ndjeshëm hapësirën operacionale për agjentët rusë".

“Ne po u ofrojmë diplomatëve rusë…[mundësinë] për të udhëtuar…në gjithë Evropën. Nuk e kuptoj pse”, tha Lipavsky për Radion Evropa e Lirë.

Rusia kufizon udhëtimin e diplomatëve të BE-së, “kështu që ne duhet ta heqim këtë asimetri për hir të sigurisë sonë kombëtare”, shtoi ai. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha më 13 qershor se Rusia do t'i përgjigjet çdo kufizimi të vendosur nga vendet evropiane për lëvizjen e diplomatëve të saj.

Zakharova u tha gazetarëve se Perëndimi ishte i infektuar nga rusofobia dhe Moska do të merrte masa hakmarrëse nëse vendosej ndonjë kufizim. Vendet e BE-së kanë reduktuar në mënyrë dramatike numrin e diplomatëve rusë që lejohen të qëndrojnë në vendet e tyre, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Moska është përgjigjur duke dëbuar diplomatë nga Rusia./REL

josep borrell

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë