BOTA

Ministri Dobrindt me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar për emigrantët

n.f Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 09:12

Ministri Dobrindt me projektligj për kufizimin e ribashkimit familjar

GJERMANI- Ministri i Brendshëm gjerman, Dobrindt planifikon të pezullojë ribashkimin familjar për disa refugjatë për dy vjet. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt (CSU) planifikon t'ia paraqesë kabinetit të mërkurën projektligj për të kufizuar ribashkimin familjar për disa kategori refugjatësh. Ministria e Brendshme i konfirmoi agjencisë gjermane të lajmeve dpa (Deutsche Presse-Agentur) një informacion për këtë çështje të botuar nga gazeta Bild am Sonntag. Siç është rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit qeveritar mes CDU/CSU dhe SPD, refugjatët me status të kufizuar nuk do të lejohen për dy vjet të sjellin në Gjermani pjesëtarët e familjes së tyre. Përjashtohen rastet jashtëzakonisht të rënda.

Aktualisht, në kuadër të ribashkimit familjar, çdo muaj janë lejuar të vijnë në Gjermani 1000 pjesëtarë të familjeve të refugjatëve, edhe kur këta refugjatë nuk kanë pasur qëndrim të përhershëm në Gjermani, por një status mbrojtjeje plotësues (subsidiar). Kjo mbrojtje zbatohet kur një person nuk pranohet si refugjat, por përballet me rrezik serioz në vendin e tij të origjinës. Dobrindti shtoi se duhet të bëhet e qartë se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar.

"Deri tani, në Gjermani janë pranuar 1000 vetë në muaj. Tani kjo merr fund", i tha Dobrindti gazetës Bild. "Ne duhet t'i zvogëlojmë ndjeshëm faktorët tërheqës drejt Gjermanisë. Në këtë mënyrë, ne demonstrojmë gjithashtu se politika e migrimit në Gjermani ka ndryshuar."

Ribashkimi familjar i mundur që nga viti 2018

Ribashkimi familjar për refugjatët pa status azili ishte pezulluar midis marsit 2016 dhe korrikut 2018 nga koalicioni midis konservatorëve (CDU/CSU) dhe Socialdemokratëve (SPD). Arsyeja e dhënë në atë kohë ishte shmangia e mbingarkesës në pritje dhe në integrim. Që nga gushti 2018, një numër prej 1000 personash në muaj janë lejuar të hyjnë në Gjermani si pjesëtarë të familjeve të personave me këtë status mbrojtjeje.

Protestë nga organizatat joqeveritare

Marrëveshja e koalicionit e vitit 2021 midis SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së në fakt përcaktonte që ribashkimi familjar do të ishte i mundur përsëri pa kufizime për njerëzit në këtë grup. Megjithatë, ky plan nuk u zbatua kurrë. Më shumë se 30 organizata joqeveritare i kanë bërë thirrje qeverisë federale të braktisë planet për të kufizuar ribashkimin familjar për refugjatët dhe në vend të kësaj ta zgjerojë atë./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë