BOTA

Ministri i Brendshëm i Serbisë: Angazhimi ynë ka parandaluar zbatimin e urdhërarresteve për Dodikun dhe Stevandiç

r.ll Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 17:06
Ministri i Brendshëm i Serbisë: Angazhimi ynë ka parandaluar
ivica dacic

SERBI- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar që të zbatohen fletarrestimet për presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kryetarit të Parlamentit të këtij entiteti në Bosnje e Hercegovinë, Nenad Stevandiç.

Sipas njoftimit, kjo ka “ofruar siguri” për qytetarët serbë, pra Dodikun dhe Stevandiçin.

Më 27 mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës i kërkoi INTERPOL-it të lëshoi një “njoftim të kuq” për Dodikun dhe Stevandiçin, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”.

Serbia ka dërguar një notë proteste në INTERPOL sa i përket fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiçin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësisht i ndaluar.

Më 27 mars, Daçiç deklaroi se Dodiku dhe Stevandiqi janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.

Në njoftimin e 1 prillit tha se kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare aktualisht është në fazën e “shqyrtimit preliminar nga Task-Forca për Fletarrestime Ndërkombëtare në INTERPOL, që po verifikon përputhshmërinë me statutin dhe rregullat e organizatës”.

Vendimi përfundimtar merret nga Komisioni për Kontrollin e Dosjeve të INTERPOL-it, që mblidhet të paktën tri herë në vit dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, seanca e radhës është planifikuar për periudhën midis 7 dhe 11 prillit.

“Republika e Serbisë respekton institucionet ndërkombëtare dhe kornizën ligjore, por nuk do të devijojë nga procedurat e saj në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të saj”, u tha në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Serbia do të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi dhe do të marrë pjesë aktivisht në të gjitha hapat “për të siguruar që vendimi të merret në favor të qytetarëve tanë, drejtësisë dhe ligjshmërisë”./REL

ivica dacic nenad stevandic milorad dodik

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë