10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Ministri i Financave i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, ka shprehur keqardhje, për deklaratat e bëra për Arabinë Saudite.
Ai më herët kishte thënë se Arabia Saudite “mund të vazhdojë të kalërojë deve” nëse tenton të kërkojë një shtet të pavarur palestinez në këmbim të normalizimit të raporteve me Izraelin.
“Deklarata ime sa i përket Arabisë Saudite ishte për keqardhje dhe më vjen keq për çdo ofendim që mund të ketë shkaktuar”, tha Smotrich përmes një video-mesazhi të publikuar në X.
Por, ai shtoi se po ashtu pret që sauditët të mos e ofendojnë Izraelin.
“Nuk jam i gatshëm të pranoj hipokrizi. Ashtu si nuk kam ndërmend të ofendoj sauditët, pres prej tyre që të mos më ofendojnë, ose më saktë, të mos na ofendojnë”, tha ai.
“Dhe çdo kush që mohon lidhjen e gjallë dhe shumë të thellë që kemi me rajonet e atdheut tonë në Xhudea dhe Samaria, na ofendon”, shtoi ai, duke përdorur termin biblik që Izraeli përdor për Bregun e pushtuar Perëndimor.
Smotrich, që jeton në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, është mbështetës i zëshëm i aneksimit të territorit palestinez, të cilin Izraeli e ka pushtuar më 1967.
Më herët gjatë së enjtes, gjatë një konference në Izrael ai tha se “nëse Arabia Saudite na thotë që të normalizojmë raportet në këmbim të një shteti palestinez, jo, faleminderit shumë”.
“Vazhdoni të kalëroni deve mbi rërën e shkretëtirës saudite; ne do të vazhdojmë të zhvillohemi – me një ekonomi, një shoqëri, një shtet dhe të gjitha gjërat e mëdha e të mrekullueshme që dimë t’i bëjmë”, tha Smotrich, duke nxitur reagime të ashpra në Izrael.
Udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid, i dënoi menjëherë këto deklarata.
“Për miqtë tanë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe në Lindjen e Mesme, Smotrich nuk përfaqëson shtetin e Izraelit”, shkroi Lapid në X në gjuhën arabe, duke i bërë thirrje më vonë që ai të kërkojë falje.
Ish-ministri i mbrojtjes, Benny Gantz, një tjetër figurë e opozitës në Izrael, tha se komentet e Smotrich “tregojnë injorancë dhe mungesë të kuptimit të përgjegjësisë së tij si ministër i lartë në qeveri”.
Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Maroku normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020 nën Marrëveshjet e Abrahamit të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.
Por, bisedimet e Arabisë Saudite për normalizim e raporteve me Izraelin u pezulluan pas sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në tetor të vitit 2023, që nxiti luftën në Gaza. /Rel/
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem të enjten, për të vazhdua...
Skandali që po trondit NBA-në dhe botën e sportit amerikan i ka rrënjët në trashëgiminë e errët të mafias ital...
Në zemër të pellgut të Amazonës, ku takohen kufijtë dhe kulturat e Perusë, Kolumbisë dhe Brazilit, një ishull i vog...
Një takim midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin nuk është përjashtuar plotë...
Një udhëheqës komuniteti ka përshkruar fëmijët emigrantë që janë barrikaduar në hotele për shkak të ...
Një ish-ushtar parashutist i akuzuar për vrasjen e dy civilëve në të shtënat e së Dielës së Përgjakshme në...
Dy avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore lituaneze. President i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ky veprim p&e...
Një vit pas përmbytjeve në Komunën e Manises në Valencia është gjetur trupi i pajetë i një prej tre personave t&eum...
Savanah Kulla, 29-vjeçarja shqiptare, u vra tragjikisht ditën e djeshme nnga partneri i saj në Kanada, duke lënë pas katër f&eum...
Në mbrëmjen e 4 tetorit, presidenti amerikan Donald Trump i telefonoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për t’i dhënë nj&...