Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
GAZA- Një sulm izraelit në një shkollë në veri të Gazës vrau të paktën 22 persona më 21 shtator, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit– grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në atë që dikur ishte një shkollë.
Sipas ministrisë, 30 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj shkollës në zonën Zeitoun të Gazës. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Ende nuk është e qartë në cilin spital janë dërguar të vdekurit dhe të plagosurit.
Ushtria izraelite deklaroi më parë se kishte goditur “qendrën komanduese dhe të kontrollit të Hamasit, që ishte vendosur brenda një kompleksi që më parë ka shërbyer” si shkollë. Ata thanë se kishin marrë masa për të kufizuar dëmtimin e civilëve, përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjen ajrore.
Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ushtria izraelite ka goditur disa shkolla, të mbushura me dhjetëra mijëra palestinezë të larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivave dhe urdhrave të evakuimit të Izraelit. Sipas Kombeve të Bashkuara, 90 për qind e palestinezëve në Gaza janë zhvendosur.
Ushtria izraelite vazhdimisht ka akuzuar Hamasin se operon nga brenda infrastrukturës civile në Gaza, përfshirë shkolla, objekte të OKB-së dhe spitale.
Më herët këtë muaj, një sulm izraelit goditi një shkollë në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke vrarë 14 persona. Ushtria izraelite tha se po shënjestronte militantët e Hamasit që po planifikonin sulme nga brenda shkollës.
Në korrik, sulmet ajrore izraelite goditën një shkollë për vajza në Deir al-Balah, duke vrarë të paktën 30 njerëz që strehoheshin brenda. Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një qendër komanduese të Hamasit që përdorej për të drejtuar sulme dhe për të ruajtur “sasi të mëdha armësh”.
Lufta filloi kur luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në Izraelin jugor. Ata rrëmbyen rreth 250 njerëz dhe ende mbajnë peng rreth 100. Fushata e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallim në shifra midis luftëtarëve dhe civilëve.
Gjithashtu të shtunën, Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se pesë punonjës të saj u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit që goditi magazinat e ministrisë në zonën Musbah në jug.
Tensionet u rritën të premten pasi një sulm ajror izraelit në një lagje të Beirutit në Liban vrau dhjetëra njerëz, përfshirë civilë dhe Ibrahim Akilin, kreun e forcave elitë Radwan të Hezbollahut. Po ashtu u vra edhe Ahmed Wahbi, një tjetër komandant i lartë në krahun ushtarak të grupit.
Sulmi ndodhi disa orë pasi Hezbollahu nisi një nga bombardimet më të ashpra ndaj veriut të Izraelit në gati një vit luftimesh. Sistemi i mbrojtjes me raketa "Iron Dome" i Izraelit arriti të ndalonte shumicën e raketave./REL
FOTO LITUANI- Për gati 40 vjet, kontrabandistët e guximshëm transportonin rreth 40,000 libra në gjuhën lituaneze në vend &cce...
Foto ilustruese IZRAEL- Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve t&eu...
Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një interviste për Sky News Arabiaus shpreh se presidenti rus, Vladimir P...
Foto ilustruese TURQI- Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në...
Foto ilustruese KOSOVË- Përdoruesit e veturave elektrike në Kosovë pritet të mos paguajnë taksë të regjistrimit, me...
foto ilustruese SHBA- Luftime të reja filluan të premten mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe for...
JAPONI- Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe ...
UKRAINË- Forcat ruse filluan tre sulme të premten në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke plagosur 15 ...
raketa TEHERAN- Irani prezantoi një raketë balistike të re dhe një dron të përmirësuar sulmi gjatë një parade ...
SHBA- Në më pak se 46 ditë, Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të përballet kokë më kokë me Donald Trump n...