BOTA

Miratohet aplikacioni "DERM" në Britani, zbulon kancerin e lëkurës përmes inteligjencës artificiale

b.z Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 20:51
Miratohet aplikacioni "DERM" në Britani, zbulon kancerin e
Foto ilustruse

SHBA - Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për aplikacionin “DERM”, një sistem autonom me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës që mund të përdoret në telefonat inteligjentë. Zbulimi i kancerit të lëkurës në fazat e hershme rrit shkallën e lartë të mbijetesës. Kjo teknologji mundëson fotografimin e lëkurës së pacientit dhe diagnostikimin pothuajse të menjëhershëm.

Rrezet e ngrohta të diellit nuk janë gjithmonë të mira për lëkurën e disa njerëzve. Evropa po përballet me një mungesë të theksuar mjekësh të lëkurës, me rreth 30 dermatologë për një milion banorë.

Kanceri i lëkurës është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundje, nëse zbulohet në fazat e hershme. Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se normat e kancerit të lëkurës janë rritur 170% gjatë dekadës së fundit dhe 11% e rasteve urgjente u duhet të presin më shumë se një muaj për t’u vizituar tek mjeku.

Kompania “Skin Analytics” po demonstron në Londër teknologjinë e re “DERM AI”. Aplikacioni në fjalë funksionon në shumicën e telefonave inteligjentë dhe kërkon një lente shtesë që mundëson fotografimin e lëkurës dhe diagnozën pothuajse të menjëhershme.

“Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Siç e shikoni kam hapur aplikacionin që aktivizon kamerën dhe zgjedh pjesën e trupit ku do të fotografojmë. Cilësia e fotos duhet të jetë sa më e mirë që të vlerësohet nga inteligjenca artificiale. Pasi zgjedh foton më të mirë, rezultati del brenda pak sekondash, duke ofruar detaje se çfarë nënkupton. Imazhi ruhet në sistem për t’u krahasuar me rezultatet që pasojnë”.

Inteligjenca artificiale krahason foton e marrë nga lëkura e pacientit me një bibliotekë imazhesh dhe pastaj jep rezultatin.

Kompania “Skin Analytics” thotë se “DERM” ka një shkallë saktësie prej 98.8% në diagnostikim.

Neil Daly, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Skin Analytics” shpjegon se si teknologjia pas aplikacionit “DERM” tashmë gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë.

“Mund të përdorim një sërë telefonash të ndryshëm inteligjentë për të fotografuar zonën e dyshuar të lëkurës. Përdorim një lente të posaçme që e ngjitet tek telefoni për marrë një imazh me cilësi shumë të lartë. Kjo lloj teknologjie mundëson që shumë pacientë të vizitohen brenda një kohe të shkurtër si rezultat i disponimit të telefonave inteligjentë”.

Rregullatori Evropian për Pajisjet Mjekësore i hapi dritën jeshile përdorimit të këtij aplikacioni, duke u bërë pajisja e parë autonome me inteligjencë artificiale e autorizuar për zbulimin e kancerit. Rreth 21 qendra mjekësore në Britani po e përdorin këtë aplikacion dhe kanë testuar rreth 135, 000 pacientë. Kompania “Skin Analytics” thotë se kjo teknologji ka ndihmuar diagnostikimin e më shumë se 13,000 pacientëve të prekur nga kanceri i lëkurës.

Në zhvillim prej 12 vjetësh, aplikacioni DERM me inteligjencë artificiale mbështetet tek një librari e madhe të dhënash dhe imazhesh ku përfshihen kacerët e lëkurës, lëkura në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes si dhe dëmtime të lëkurës që ngjasojnë me sëmundjen./VOA

kancer i lekures inteligjence artificiale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë