Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

BOSNJE- Në territorin e komunës së Jabllanicë është raportuar për viktima pas reshjeve të shiut gjatë natës, që shkaktuan rrëshqitje të dheut në Bosnje e Hercegovinë. Kështu tha Marija Buhaç, kryeministrja e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK). Ajo nuk specifikoi për sa viktima bëhet fjalë.
"Fatkeqësisht, sipas informacioneve të para, kemi edhe viktima njerëzore. Kemi kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës që të dërgojnë një helikopter për të shpëtuar jetën e një fëmije në Jabllanicë”, tha ajo gjatë një konference të jashtëzakonshme për media në Mostar më 4 tetor.
Ndërkaq, një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës.
Kryetari i Jabllanicës, Damir Shabanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë dhe në mbarë shtetin do të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore.
“Është kaos. Kemi viktima, por nuk e dimë se sa. Dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ai.
Adill Shuta, komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës, njëherësh ministër i Financave, tha se autoritetet kanë angazhuar të gjitha forcat e disponueshme, duke shtuar se ato “po përparojnë nga Mostari drejt Jabllanicës", ndërsa në një pjesë e fshatit Buturoviq Pole, fshat midis Jabllanicës dhe Konjicës, gjendja është “kritike”.
Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së HNK-së, tha se qarkullimi rrugor është plotësisht i ndërprerë, ndërkaq linjat e komunikimit telefonik janë ndërprerë pjesërisht në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës.
Juka tha se ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dalje të lumenjve nga shtrati. Ai tha se rrugët nga Jabllanica drejt veriut dhe qytetit Prozor-Rama janë shembur.
“Bëjmë thirrje që askush të mos niset nga Mostari drejt Jabllanicës dhe Konjicës, sepse do të rrezikojnë jetën e tyre”, tha ai.
Nga Njësia e Zjarrfikësve të Jabllanicës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se ekipet janë në terren dhe se situata është kritike.
Nermin Nikshiq, kryeministër i entitetit të Federatës të Bosnje e Hercegovinës, tha se një numër i qytetarëve, që ishin bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve, janë evakuuar.
“Ministria e Punëve të Brendshme është përfshirë në përpjekjet për evakuim dhe përmes helikopterit është evakuuar një fëmijë i lënduar”, tha Nikshiq.
Zjarrfikësit thanë se disa pjesë të rrugëve janë mbyllur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut nga Konjici deri në Mostar, si dhe drejtimi rrugor Prozor-Rama-Jabllanicë.
Nga Hekurudhat e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është pezulluar qarkullimi i trenave ndërmjet Sarajevës dhe Çaplinës.
Sipas korrespondentit të REL-i nga Mostari, në zonën e këtij qyteti, vërshimet kanë shkaktuar rrëzimin e disa urave.
Për shkak të reshjeve të shumta, janë përmbytur gjithashtu pjesë të komunave Kiselak, Kreshevo dhe Fojnica, në pjesën qendrore të Bosnjës. Nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Komunës Kiselak u bë e ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë përmbytur disa shtëpi./REL
SHBA- Në një reagim të fundit për të angazhuar votuesit myslimanë përpara zgjedhjeve, Tim Walz bëri thirrje për p...
BRITANI E MADHE- Ky është momenti tronditës kur ndodhi një shpërthim i madh, pasi një anije britanike u godit në një s...
BRITANI E MADHE- Kamera e sigurisë e vendosur në derën e një shtëpie private në Britani të Madhe, ka kapur momentin kur nj&...
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian po shkon drejt një lufte të ftohtë ekonomike me Kin...
EUROPA- Pas hetimeve të brendshme disamujore zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në Frontex hodhi akuza të...
ITALI- 178 shtetas italianë që jetojnë në Liban kanë mbërritur gjatë natës në aeroportin e Romës përmes...
ITALI- Për shkak të motit të keq që shpërtheu në Emilia Romagna, gjatë natës lumi Lamone hapi një rrjedhje në...
UKRAINË- Shefi i NATO-s Mark Rutte siguroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy se qëllimi i tij si kreu i aleancës ushtarake është...
SHBA- Pavarësisht ngjarjeve të rëndësishme të zhvilluara javët e fundit në prag të zgjedhjeve presidenciale ...
BRAZIL- Dy burra të maskuar kanë ekzekutuar një grua 26-vjeçare në Brazil pasi e ndoqën në një superm...