Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
SHBA- Donald Trump mbajti të shtunën tubim në Miçigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve të nëntorit, së bashku me kandidatin e tij të sapo emëruar për postin e nënpresidentit. Ky ishte tubimi i parë i fushatës që kur ai i mbijetoi një atentati.
"Ishte saktësisht një javë më parë, madje në këtë orë, madje edhe në këtë minutë", tha zoti Trump duke kujtuar të shtënat e 13 korrikut në Pensilvani që e lanë atë me një vesh të gjakosur, vranë një nga mbështetësit e tij dhe lanë pas vetes dy të tjerë të plagosur.
"Unë qëndroj para jush vetëm me hirin e Zotit të plotfuqishëm", tha ai, fasha e bardhë në veshin e të cilit tani e zëvendësuar nga një fashë ngjyrë lëkure. "Unë mund të mos isha këtu tani".
Ish presidenti Trump ishte bashkë me senatorin e Ohajos J.D. Vance, në paraqitjen e parë së bashku që kur ata u morën emërimin në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki. Miçigani është një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Trump fitoi me një diferencë prej vetëm mbi 10 mijë votash në Miçigan në vitin 2016, por demokrati Joe Biden fitoi në këtë shtet në vitin 2020, me një diferencë prej 154,000 votash.
Vendimi i Trump për të emëruar senatorin Vance u pa si një përpjekje për të rritur mbështetjen mes votuesve në shtetet si Miçigani, Pensilvania, Viskonsini dhe Ohajo, që e ndihmuan atë të siguronte fitoren në vitin 2016. Senatori Vance i veçoi këto shtete në fjalimin e tij në Kuvendin Republikan, duke e vënë theksin tek fëmijëria e tij e varfër në një qytet të vogël të Ohajos dhe duke u zotuar se nuk do t’i harrojë pjesëtarët e klasës punëtore, mes së cilëve është rritur, "vendet e punës të të cilëve u zhvendosën jashtë vendit dhe fëmijët e të cilëve u dërguan në luftëra".
Pasi u shfaq pazakonshëm i “përulur” dhe emocional gjatë Kuvendit Republikan, Trump iu kthye mënyrës së tij të zakonshme të të bërit fushatë, duke fyer rivalët e tij demokratë, duke përsëritur të pavërtetat për zgjedhjet e vitit 2020 dhe duke e mbushur me shaka fjalimin e tij, që shkaktoi të qeshurat e një audience entuziaste.
Ai foli gjithashtu për të shtënat, duke treguar se si e kishte kthyer kokën për të parë një tabelë mbi kalimet e paligjshme në kufirin jugor të vendit të shfaqura në një ekran gjigant, duke shmangur kësisoj plumbin që goditi veshin e tij.
“Ia kam borxh jetën time emigracionit”, tha ai.
Trumpi distancohet nga Projekti 2025
Gjatë tubimit, Trump iu kundërvu përpjekjeve për ta cilësuar atë si një kërcënim për demokracinë dhe një ekstremist, ndonëse është zotuar për dëbime masive dhe është kërcënuar me ndëshkimin e rivalëve të tij politikë.
Ai gjithashtu u përpoq përsëri të distancohej nga Projekti 2025 i Fondacionit Heritage, një plan politikash për një mandat të dytë të zotit Trump, që u hartua nga një mori ish zyrtarësh të administratës.
Trump e kritikoi projektin, i cili është shndërruar në një element qendror të fushatës së presidentit Biden, si "ashpërsisht të djathtë” dhe "seriozisht i skajshëm”, ashtu sikurse "e majta radikale".
"Unë nuk di asgjë për të", këmbënguli ai./ VOA
Foto ilustruese KOSOVË- Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar të shtunën në Kosovë. Sipas r...
Foto ilustruese SHBA- Sipas ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Antony Blinken, Iranit i duhen vetëm "një ose dy javë" p&eu...
Foto ilustruese INDI- Lululemon, një prodhues kanadez i veshjeve të jogës, nuk ka shumë gjëra të përbashkëta me Rol...
Foto ilustruese MAL I ZI- Mali i Zi, me një vijë bregdetare prej 300 kilometrash të gjatë dhe me 2.440 km² det, nuk ka rregulla q&...
Foto ilustruese SHBA- Gjiganti Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën janë përballur me probl...
Policia gjermane GJERMANI -Policia gjermane parandaloi një komplot të dyshuar terrorist nga ISIS përpara finales së Anglisë në...
Foto ilustruese HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e klasifikon politikën e Izraelit në territor...
Foto ilustruese TIRANË- Departamenti i burimeve njerëzore në kompaninë OpenAI është përballur me kriza të nj&...
Biden SHBA- Megjithë një javë aktivitetesh elektorale, intervistash dhe këmbënguljeje se ai është kandidati më i mi...
Fotot KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ng...