BOTA

Zyra e botës/ "Kompanitë globale po punësojnë punëtorët e Indisë si kurrë më parë", The Economist: Dëshirojnë punën e tyre mendore, më tepër sesa punën fizike!

n.f Përditësimi i fundit 21 Korrik 2024, 11:48
Zyra e botës/ "Kompanitë globale po punësojnë
Foto ilustruese

INDI- Lululemon, një prodhues kanadez i veshjeve të jogës, nuk ka shumë gjëra të përbashkëta me Rolls-Royce, prodhuesin britanik të motorëve. Një gjë që ata ndajnë, së bashku me shumë kompani të huaja, është hapësira në Parkun e Biznesit të Ambasadës Manyata në Bangalore.

Qindra kompani të tjera, mes tyre Maersk, një firmë anijesh daneze, Samsung, gjigantin elektronik koreanojugor dhe bankën amerikane Wells Fargo kanë zyra aty pranë. Shumë kompani të tjera kanë hapur zyra në qytetet indiane, si Chennai, Pune dhe Hyderabad. Në vitet 1990, kompanitë globale si General Electric, një konglomerat dikur i fuqishëm, filluan të shfrytëzonin punëtorët indianë për të kryer detyra të lodhshme, si plotësimi i formularëve dhe ndreqja e softuerit për kompjuterët.

Me kalimin e kohës, pjesa më e madhe e kësaj pune të rëndë u përvetësua nga kontraktorët e jashtëm indianë si Infosys, TCS dhe Wipro. Tani, në këto firma të huaja, punëtorët e lirë, por të arsimuar mirë të Indisë, nuk vijnë më për të kryer punë fizike, por punë mendore. Shumë prej këtyre kompanive të huaja, kanë ngritur në Indi “qendra globale të aftësive” (GCC), që kryejnë detyra të ndryshme, si analizimi i të dhënave, apo kërkim-zhvillim.

Prej kohësh, në Indi ka qenë më e lehtë të hapësh vende pune që lidhen me punë zyrash, sesa me punë fizike. Spreadsheet-et dhe email-et nuk kanë nevojë të udhëtojnë përgjatë rrugëve të mbipopulluara të vendit ose të mbështeten në infrastrukturën e tij të dobët.

(Qendrat GCC në përgjithësi kanë lidhje të besueshme interneti, një luks që nuk mundësohet kudo në Indi.) Ligjet e punës që mbulojnë çështje si shkarkimet nga puna apo orët e punës, janë më pak të rrepta për punëtorët e vendit. Kohët e fundit, teknologji si cloud computing dhe video-konferencat, e kanë bërë më të lehtë shfrytëzimin e grupit të madh të punëtorëve mendjemprehtë në Indi.

Pasi kanë mësuar se si mund të mbikëqyrin punonjësit në distancë gjatë pandemisë Covid-19, shumë drejtues pranojnë që role të ndryshme të rëndësishme të kryhen në distancë. E gjithë kjo ndihmon për të shpjeguar pse numri i qendrave GCC që operojnë në Indi, është rritur nga 700 në vitin 2010, në 1,580 vitin e kaluar, sipas firmës NASSCOM (shih grafikun).

Tani, afërsisht çdo javë, hapet nga një qendër e re. Dy të pestat e qendrave të reja hapen në qytetin Bangalore dhe përreth tij. Qendrat GCC të Indisë, vitin e kaluar, fituan së bashku të ardhura me vlerë 46 miliardë dollarë, sipas firmës NASSCOM. Dhe kjo shifër mund të jetë një nënvlerësim i veprimtarisë së tyre, sepse shumë kompani shumëkombëshe nuk i ndajnë hollësitë financiare të qendrave të tyre GCC, që do të thotë se duhen bërë shumë hamendësime kur llogarisim kontributin e tyre ekonomik.

Wizmatic, kompani këshillimore me seli në qytetin Pune, mendon se të ardhurat e qendrave GCC në Indi, mund të kenë arritur deri në 120 miliardë dollarë, një shumë e barabartë me afërsisht 3.5% të PBB-së së vendit.

Këto poste punësojnë rreth 3.2 milionë punëtorë, llogarit firma Wizmatic. Shumë të diplomuar indianë shfrytëzojnë mundësinë për të punuar në to. Studentët e punësuar nga kontraktorët e jashtëm të vendit zakonisht fitojnë më pak se 10,000 dollarë në vit. Në një qendër GCC, ata mund të fitojnë trefish.

Shumica e kompanive të huaja që krijojnë këto zyra, mundësojnë kushte të rehatshme punësimi me kafene dhe lehtësi të tjera. Kompania Lululemon u siguron punëtorëve indianë hapësirë dhe kohë për stërvitje fizike, diçka e pazakontë në vendet e punës në Indi.

Veprimtaritë e qendrave GCC po bëhen gjithnjë e më të larmishme. Punonjësit e kompanisë Lululemon në Indi shqyrtojnë të dhënat e shitjeve dhe u thonë degëve në Dubai që të rezervojnë më shumë veshje me ngjyrë të verdha, rozë dhe e gjelbër e ndezur, dhe atyre në Nju Jork që të kenë më shumë ngjyrë të zezë dhe gri.

Megjithëse modeli është krijuar në Kanada, qendra indiane GCC e kompanisë është e përfshirë në gjithçka, nga përcaktimi i çmimeve, deri te menaxhimi i zinxhirëve të furnizimit. Ekipet e firmës Wells Fargo në Bangalore, Chennai dhe Hyderabad, mbështesin operacionet e ndryshme bankare, duke filluar nga kreditimi, deri tek administrimi i portofolave të investimeve.

Më shumë se 85 kompani të huaja gjysmëpërçuese, përfshirë Intel dhe Nvidia, tani kanë hapur punë administrimi në qytetin indian Bangalore. Gjigantët e teknologjisë si Alphabet, Amazon dhe Microsoft, kanë gjithashtu qendra kërkimi dhe zhvillimi në këtë qytet, po ashtu edhe Boeing, prodhuesi amerikan avionësh dhe Walmart, gjiganti i shitjes me pakicë.

Mercedes-Benz, prodhuesi gjerman i makinave, punëson rreth 6,000 punëtorë në qendrën e kërkimit dhe zhvillimit në Bangalore, ku ndodhet operacioni më i madh jashtë Gjermanisë. Gjatë katër viteve të fundit, ekipi i tij në Indi ka prodhuar 32 patenta. Në vitin 2010, kompanitë shumëkombëshe amerikane shpenzuan 1.7 miliardë dollarë për veprimtaritë e kërkimit dhe zhvillimit në Indi, sipas Zyrës Amerikane të Analizës Ekonomike. Deri në vitin 2021, viti i fundit i disponueshëm, kjo shifër ishte rritur në 5.5 miliardë dollarë.

Për shkak të rritjes së tensionit gjeopolitik me Perëndimin, Kina, qendra kryesore rivale e Indisë për kërkim dhe zhvillim me kosto të ulët, është bërë më pak tërheqëse. Më 16 maj, u raportua se kompania Microsoft u kishte kërkuar qindra punonjësve që punonin në teknologjitë e përparuara si mësimi i makinerive të Inteligjencës Artificiale dhe cloud computing, që të zhvendoseshin.

E gjithë kjo ka ndihmuar në rritjen e eksporteve të shërbimeve të Indisë, të cilat arritën në 338 miliardë dollarë vitin e kaluar, ose gati sa 10% e PBB-së, në krahasim me 53 miliardë dollarë në vitin 2005, llogarit Banka Goldman Sachs. Vendi tani përbën 4.6% të eksporteve globale të shërbimeve, nga afërsisht 2% në vitin 2005. Eksportet e mallrave të Indisë, në të kundërt, përbëjnë vetëm 1.8% të totalit global, nga 1% në vitin 2005.

Qeveria e Indisë është përpjekur me zell për ta anuar këtë baraspeshë drejt prodhimit, duke modernizuar infrastrukturën e vendit dhe duke dhënë subvencione për kompanitë e huaja që prodhojnë në vend. Shtete të tjera po bëjnë garë për të rrëmbyer titullin e Kinës si fabrika e botës. Megjithatë, asnjë nuk ka një mundësi aq të mirë sa India, për t’u bërë zyra e botës./ Monitor

kompanite globale indi fuqi mendore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë