BOTA

"Mund t’i ndal luftërat me një thirrje telefonike”, Trump mban fjalimin në kuvendin e Partisë Republikane: I jap një mesazh të gjithë botës, duam të na ktheni pengjet tona

M.B. Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 07:59
"Mund t’i ndal luftërat me një thirrje telefonike”,
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar të enjten vonë – sipas orës lokale - nominimin e republikanëve për president në garën e nëntorit, teksa ka mbajtur një fjalim në Konventën Kombëtare të Republikanëve. Në fjalim, ai e ka përshkruar si e ka përjetuar atentatin ndaj tij ditë më parë.

“Nuk ishte supozuar të isha sonte këtu”, ka thënë Trump para mijëra pjesëmarrësve, të cilët e kanë dëgjuar në qetësi.

“Pati gjak duke rrjedhur gjithandej, por në një mënyrë kam pasur besim, sepse e kam pasur Zotin në anën time”.

Trump ka pësuar një lëndim në veshin e djathtë, kur sulmuesi i identifikuar nga autoritetet amerikane si Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçar, e ka goditur atë dhe turmën e mbledhur në kuadër të fushatës, para se të vritej prej Shërbimit Sekret, më 13 korrik. Një anëtar i audiencës ka vdekur nga plagët e marra. Trump është zotuar për t’iu dhënë fund konflikteve në botë, përfshirë atë në Ukrainë.

Në adresimin e tij 92-minutësh – më gjatin ndonjëherë në historinë e Konventës – Trump i ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të presidentit aktual, Joe Biden, përfshirë largimin kaotik të ushtarëve amerikanë nga Afganistani, në gusht të vitit 2021.

Teksa ka përsëritur shumë pretendime të rreme, të cilat i ka bërë edhe në të kaluarën, për “vjedhjen” e zgjedhjeve më 2020, krimin në Shtetet e Bashkuara, ekonominë dhe politikat e imigrimit, Trump ka thënë se mund t’i ndalë luftërat “me një thirrje telefonike”. Këtë deklaratë, disa e kanë parë si referencë për luftën në Ukrainë, të nisur nga Rusia më 2022.

Ai është zotuar edhe për kthim të “pengjeve amerikane” në shtëpi, të cilat po mbahen në shumë vende të botës, referencë që besohet se përfshin disa shtetas amerikanë që mbahen aktualisht në Rusi. Në disa raste përgjatë fjalimit, ai ka folur me tone më të buta dhe me mesazhe shumë personale, të lidhura nga përvoja e tij e atentatit dhe mundësitë për vdekje.

“Ndasitë në shoqërinë tonë duhet të shërohen. Duhet t’i shërojmë shpejt. Si amerikanë, ne jemi të lidhur me fatin e njëjtë. Ne rritemi bashkë. Ose rrëzohemi bashkë”, ka thënë Trump, duke mbajtur një fashë në veshin e djathtë, pas goditjes që ka përjetuar gjatë atentatit të shtunën.

“Po garoj të jem president i gjithë Amerikës, jo gjysmës së Amerikës, sepse nuk ka fitore duke siguruar fitoren e gjysmës së Amerikës”.

Adresimi i Trumpit shënon përmbylljen e Konventës katërditore të Republikanëve, në të cilën kanë marrë pjesë mijëra aktivistë teksa rritet presioni për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në të cilat Trump pritet të përballet me presidentin aktual, Joe Biden, i cili synon edhe një mandat të dytë. Ndonëse kanë mbetur më pak se katër muaj deri te gara, ende ekziston mundësia e ndryshimeve të mëdha.

Biden, 81-vjeçar, është përballur së fundmi me presion nga aleatët në Kongres, donatorë dhe madje nga vetë ish-presidenti amerikan, Barack Obama - mik i mirë i Bidenit - për të hequr dorë nga gara, pasi ka shqetësime se ai nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet, sidomos pas një debati të përballjes me Trumpin javë më parë, që nuk ka kaluar mirë.

Aktualisht Biden është në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer, pas infektimit me koronavirus, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Biden, i cili është raportuar se po përjeton simptoma të lehta, është i vaksinuar kundër këtij virusi dhe ka dozë përforcuese. Ai është infektuar dy herë tjera me këtë virus në të kaluarën./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë