BOTA

"Mundëson përhapjen e urrejtjes, racizmit dhe dhunës"/ Kalifornia heq ligjin e mediave sociale

b.z Përditësimi i fundit 9 Mars 2025, 16:14
"Mundëson përhapjen e urrejtjes, racizmit dhe dhunës"/
Foto ilustruese

KALIFORNI - Në një fitore për kompaninë X të miliarderit Elon Musk. Shteti i Kalifornisë nuk do t’u kërkojë më kompanive të mediave sociale të raportojnë për praktikat e tyre se si ato kontrollonin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtje të tjera. 

Kalifornia kohët e fundit anuloi një ligj të shtetit që kërkonte nga kompanitë e mediave sociale të zbulojnë se si ato kontrollonin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtje të tjera potencialisht të dëmshme në platformat e tyre.

Ligji, që i kishte fillesat në vitin 2022, fillimisht u iniciua nga anëtari demokrat i Asamblesë së Kalifornisë, Jesse Gabriel.

“Ligji kërkon të adresojë shqetësimet se platformat e mediave sociale po mundësojnë përhapjen e urrejtjes, racizmit, dhunës ekstremiste dhe teorive konspirative”.

Por një padi në vitin 2023 nga drejtuesi i kompanisë së medias sociale X, Elon Musk, dikur Twitter, sfidoi ligjin që kërkonte nga platformat të paraqisnin raporte publike mbi praktikat e tyre të kontrollit të përmbajtjes dy herë në vit.

Një gjykatë federale vendosi pro padisë së kompanisë “X” vitin e kaluar, duke theksuar se ligji shkelte të drejtën kushtetuese të kompanive të mediave sociale për lirinë e fjalës.

Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga kompania “X” për këtë zhvillim por nuk mori përgjigje.

“Kompania X argumentonte se kërkesa për raportim rreth vendimeve të tyre në lidhje me lloje të ndryshme të përmbajtjes dhe si t’i përgjigjet asaj është shkelje e të drejtave të tyre të Amendamentit të Parë, sepse këto raporte mund të jenë një formë detyrimi dhe do të ishte një ndërhyrje në atë që mund të jetë vendimi i tyre editorial”, thotë Michael Karanicolas, nga Universiteti Dalhousie.

Shtetet janë përpjekur, por kanë dështuar, të rregullojnë politikat e përmbajtjes së mediave sociale.

Florida dhe Teksasi, dy shtete me shumicë republikane, miratuan ligje që kufizojnë kompanitë e mediave sociale.

Por këto ligje u pezulluan vitin e kaluar, kur Gjykata e Lartë vendosi se kompanitë e mediave sociale kanë të drejtë të marrin vendime editoriale pa ndërhyrje të qeverisë.

“Të njëjtat probleme që lidhen me Amendamentit të Parë lindin në shumë prej këtyre ligjeve. Shpresojmë që gjykatat të kenë parasysh këtë vendim edhe në raste të tjera dhe do të vazhdojmë të shohim që Amendamenti i Parë të qëndrojë i fortë në mënyrë që të vazhdojmë të shohim përfitimet e fjalës së lirë në internet”, thotë Jennifer Huddleston, Instituti Cato.

Megjithatë, përpjekjet për të rregulluar mediat sociale në nivel shtetëror vazhdojnë. Në dhjetor, shteti i Nju Jorku miratoi një ligj të përafërt me versionin e Kalifronisë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë