BOTA

"Ndërtimi i tyre është lënë pas dore", DW: Sa bunkerë ka Serbia për raste lufte?

r.ll Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 09:04
"Ndërtimi i tyre është lënë pas dore", DW: Sa
foto ilustruese

SERBI- Dyert e rënda prej hekuri të çojnë në korridore të mëdha nën tokë, nën ndërtesën e tregut të qytetit në qendër të Nishit. Këtu mbahen stërvitje si në palestër, e cila është hapur prej vitesh. Por, ky vend në fakt është një strehimore publike, që aktualisht përdoret si qendër fitnesi. Kjo është një nga pesë strehimoret në Nish. Të tjerat janë shndërruar në magazina.

Strehimoret jepen shpesh me qira për video lojëra, për ditëlindjet e fëmijëve, studio muzikore, ruajtjen e mallrave humanitare, arkiva dhe aktivitete të tjera.

Mungesa e buxhetit për strehimoret

Në juridiksionin e kompanisë për administrimin e strehimoreve në Nish janë gjithsej 53 strehimore, e në degën e Nishit përfshihen edhe Krushevci, Bori, Negotini, Zajeçari, Knjazhevci, Piroti, Leskovci,Vranja, Trsteniku dhe Prokuplja. Në të gjtiha këto vende ka 109 strehimore.

Ndërkohë që vetëm Novi Sadi ka 158 strehimore, Çaçaku 25, ndërsa Beogradi ka 980 strehimore. Në të gjitha qytetet e Serbisëka 1442 strehimore publike nën kujdesin e ndonjë kompanie publike.

Dragan Popoviq, menaxher i strehimoreve në Nish na tregon edhe një strehimore për raste të sulmeve bërthamore, e cila gjendet në qendër të Nishit. Këtu ka dhe shtretër. "Ka edhe një instalim të ujësjellësit, ka tualete të thata. Ka fuçi për mbeturina dhe ujë të pastër, të cilat janë projektuar për furnizim në kohëzgjatje prej tre ditësh”, thotë Popoviq për DW.

"Ka dhe hidrantë për shuarjen e zjarreve, ka edhe një dhomë me pajisje me ajër të pastër në strehimore. Ajri vjen nga jashtë dhe filtrohet. Mund të bëhet edhe me dorë në rast të ndërprerjes së rrymës, sepse këtu kemi edhe gjeneratorë dore”, sqaron bashkëbiseduesi ynë dhe shton se kjo kompani publike është tërësisht vetëfinancuese.

"Që nga viti 2011 nuk kemi pasur asnjë subvencion nga qeveria pasi që u hoq obligimi për pagesën e tarifave për ndërtim dhe mirëmbajtje. Është hequr edhe obligimi i investitorëve për ndërtimin e strehimores”, thotë ai.

Meqenëse një strehimore e madhe mund të strehojë 300 njerëz, shtrohet pyetja nëse kjo mjafton për strehimin e popullatës. Zyrtarisht autoritetet thonë se nuk janë në gjendje t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve tona. Por në fund të nëntorit, për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është plotësisht e papërgatitur në rast të një lufte atomike me 257.000 vende në strehimore.

Më pas ai tha se me vite nuk ka pasur asnjë investim në strehimore dhe se ky është një gabim që duhet korrigjuar. Deklarata e tij ka shkaktuar mendime të ndryshme. Një banor i Nishit thotë se nuk beson në mundësinë e një lufte bërthamore dhe se Vuçiç me këtë deklaratë vetëm po përpiqet të largojë vëmendjen e publikut nga problemet e tjera në vend.

"Është e gjitha e ekzagjeruar, e tepruar", thotë një tjetër. Ndërtimi i strehimoreve të reja në Serbi është marrëzi e pastër. Neve na duhet të zhvillojmë mbrojtjen civile, sepse strehimoret nuk janë përdorur as gjatë vitit 1999 dhe bombardimeve të NATO-s. Përveç kësaj, nëse shpërthen ndonjë luftë bërthamore, as strehimoret nuk do të na ndihmojnë”.

Një i ri, që ka lindur në kohën e bombardimeve, shpjegon se as që mund ta imagjinonte se si është të jesh në një strehimore. Ai shton se nuk do të qëndronte atje. Nga ana tjetër, një zonjë e moshuar thotë se rregullimi i strehimoreve është një veprim i shkëlqyer dhe se Serbia duhet të jetë e gatshme për të gjitha situatat.

Përveç strehimoreve që i përkasin kompanive publike, ka edhe strehimore që i përkasin të tjerëve, por të tilla ka vetëm disa dhe ato kryesisht janë shndërruar në depo. Ka edhe strehimore në ish-fabrika që janë privatizuar. Por nga Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i thanë DW se nuk kanë informacion për numrin e strehimoreve brenda objekteve të banimit.

Gjithçka varet nga paratë, dhe paratë varen nga analiza

Ndërtimi i strehimoreve të reja dhe meremetimi i të vjetrave kushton shumë. Hera e fundit që Serbia ka qenë aktive në ndërtimin e strehimoreve ka qenë në fillim të viteve nëntëdhjetë, në kohën e luftërave në ish-Jugosllavi. Por për ndryshime në këto fusha duhet të bëhen edhe ndryshimet e Ligjit për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Menaxhimin e Emergjencave. Kjo do të thotë se të gjitha strehimoret që tani menaxhohen të decentralizuara do të viheshin nën administrimin e agjencisë së re për mbrojtjen civile. Kjo agjenci, sipas ekspertëve, më pas mund të blejë në mënyrë transparente gjithçka që i nevojitet - nga thasët e gjumit e deri tek pastruesit e ajrit.

Gjatë bombardimeve, zona të shumta nëntokësore u përdorën si strehimore - si për shembull bodrumet dhe objekte të tjera. "Strehimoret bërthamore kanë një shkallë të qartë të mbrojtjes nga rrezatimi. Ato janë ndërtuar me qëllim në Serbi gjatë Luftës së Ftohtë dhe janë bërë prej betoni mbi një metër të trashë dhe më pas janë veshur me mbrojtje kundër rrezatimit". Por Serbia ka akoma pak strehimore për të strehuar të gjithë në rast nevoje./DW

serbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë