BOTA

"Ndihma afatgjatë"/ Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

M.B. Përditësimi i fundit 14 Qershor 2024, 08:41
"Ndihma afatgjatë"/ Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50
Pjesëmarrësit në samitin e G7 në Itali

ITALIA- Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë. Pothuajse gati një vit u konsultuan shtatë vendet perëndimore të këtij formacioni, se si të përdoren si ndihmë për financimin e Ukrainës të ardhurat nga jashtë të pasurive shtetërore ruse që janë ngrirë në valën e sanksioneve.

Tani është arritur një marrevshje politike, deklaroi përfaqësuesi i Këshillit të BE-së, Charles Michel, dhe përfaqësue stë tjerë të shteteve pjesëmarrëse. Detajet teknike duhet të sqarohen më tej.

50 miliardë dollarë si kredi duhet të marrë Ukraina deri në fund të vitit, për të financuar blerjen e armëve dhe buxhetin e shtetit. Krerët e shteteve dhe të qeverive të SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë si dhe përfaqësuesit e vendeve të BE-së këtë kredi duan ta financojnë me të ardhurat vjetore nga pasuritë ruse të ngrira në perëndim.

Të ardhurat nga rreth 230 miliardë euro pasuri, që ndodhet tek një administrues pasurishë në Belgjikë, gjenerojnë çdo vit pesë miliardë euro. Këto para duhet të përdoren si garanci, për të financuar interesat si dhe shlyerjen e kredive.

Ndihma afatgjatë për Kievin

SHBA, si edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, insistuan për paratë e konfiskuara ruse. Europianët nuk dëshironin ta pranonin këtë, sepse i druhen humbjes së besimit në tregjet europiane të depozitave. Po ashtu deri në fund ishte e diskutueshme, se kush duhet të paguajë, nëse pasuritë ruse nuk gjenerojnë fitim ashtu sikurse parashikohet.

Presidenti Zelenskyj, i cili të enjten (13.06.2024) mbërriti në samitin e G7 në Pulja nga Arabia Saudite, deklaroi, se G7 merr vendime të rëndësishme. Këtë javë ka një sërë konferencash ndërkombëtare, që pritet të sjellin armë dhe ndihma financiare për rindërtimin e Ukrainës.

Zelenskyj nënshkroi në kuadër të samitit të G7 dy marrëveshje bilaterale sigurie një me Japoninë dhe një me SHBA-në. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, me këtë marrëveshje do ta përjetësojë dhe ta bëjë më të planifikueshme ndihmën për Ukrainën. Nga diplomatët e SHBA-së thuhet, se marrëveshja është një lloj sigurimi paraprak, në rast se në vjeshtë në Shtëpinë e Bardhë kthehet sërish Donald Trump, i cili është kritik kundrejt Ukrainës.

Meloni do të bëjë Afrikën si pikërëndesë

Krahas vatrave të krizës Ukraina dhe Lindja e Mesme, samiti i G7 merret edhe me çështjen e një bashkëpunimi më të mirë me Afrikën. Kryesuesja e G7, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e ka vendosur Afrikën sërish në krye të rendit të ditës.

Meloni tha, se nevojiten rrjete të besueshme furnizimi për lëndët e para, energjinë dhe të tjera produkte nga kontinenti fqinj. Po ashtu ato duhet të jenë partnerë të barabartë. Ndaj Meloni ka ftuar disa kryetarë shtetesh dhe qeverishë nga vendet afrikane në Borgo Egnazia për të diskutuar bashkarisht. G7 premton më shumë investime në degët e së ardhmes në Afrikë. Italia ka paraqitur plan të ri, që e ka emërtuar me emrin e themeluesit të koncernit italian të naftës Eni, Enrico Mattei.

"Plani Mattei" synon projekte për gjenerimin e energjisë në Afrikë. Italia do të operojë si urë shpërndarëse mes Afrikës dhe Europës. Janë planifikaur një sërë projektesh për sigurinë e ushqimit dhe nxitjen e arsimit në Afrikë. Kjo nismë fillimisht është pajisur më një financim prej tetë miliardë eurosh, gjë që kritikët e konsiderojnë si pak. Giorgia Meloni dëshiron tani në samitin e G7 të gjejë partnerë të rinj, për t'i dhënë më shumë peshë "Planit Mattei".

Nisma të ngjashme ka pasur vitet e kaluara me Francën dhe Gjermaninë. Paralelisht ekziston edhe plani i BE-së "Global gateëay", i cili është në konkurrencë me Kinën dhe Rusinë për të tërhequr partnerë afrikanë përmes ofertave me investime. Meloni synon gjithashtu të kufizojë migracionin nga Afrika. Kjo temë do të jetë në rendin e ditës gjatë ditës së dytë të samitit të G7 në Itali.

Kryeministrja italiane e ka përcaktuar me simbolikë vendin e organizimit të këtij samiti në rajonin e Puljas, sepse "taka e çizmes" së Italisë gjeografikisht për shekuj ka shërbyer si një urë mes veriut dhe jugut. Migracioni nga pjesë të ndryshme hapësirës së Mesdheut është vazhdimisht temë dite./ DW

g7

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë