BOTA

Ndihmëssekretari i NATO-s: Të gjithë në Kosovë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme

n.f Përditësimi i fundit 21 Gusht 2024, 07:57
Ndihmëssekretari i NATO-s: Të gjithë në Kosovë duhet
Foto ilustruese

KOSOVË- Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat mund të ndikojnë në rritjen e tensioneve, pasi autoritetet kosovare po punojnë për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në veri.

Rogue u prit të martën në një takim në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën bisedoi për çështjen e urës, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.

“Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat mund të krijojnë tensione. Kjo është e rëndësishme për sigurinë afatgjate në Kosovë – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, shkroi Rogue në X.

Ai shtoi se NATO-ja është krenare që i ka ofruar mjedis të sigurt të gjithëve në Kosovë në 25 vjetët e fundit, dhe shtoi se për urën mbi Ibër në takim me Osmanin e theksoi qëndrimin e aleancës se vendimet duhet të merren “përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e mbështeti qëndrimin e Ruge dhe shtoi se “stabiliteti i arritur nuk duhet të vihet në rrezik përmes mungesës së dialogut, apo veprimeve të pakoordinuara”. Ndërkohë, Osmani e përsëriti gjatë takimit se autoritetet kosovare duhet të konsultohen dhe koordinohen me NATO-n në veçanti për ndërtimin e një plani të përbashkët për hapjen e urës.

“Presidentja Osmani ka përsëritur se hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Presidentja Osmani ka cekur rëndësinë e konsultimit dhe koordinimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Takimi i Osmanit me Ruge vjen një ditë pasi ajo e priti në një takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutas. Qeveria e Kosovës njoftoi në fillim të gushtit synimet e saj për ta hapur urën mbi lumin Ibër edhe për qarkullim të automjeteve, pasi ajo është e hapur vetëm për këmbësorë, me gjithë kundërshtimin nga bashkësia ndërkombëtare.

Kjo nxiti edhe protestë të serbëve të Kosovës në veri javën e kaluar, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës. Një ditë më parë, Osmani tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë duhet të bëhet në bazë të një plani me partnerët ndërkombëtarë.

Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm synimin e Qeverisë së Albin Kurtit për rihapjen në këtë kohë. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që çështja e urës të diskutohet në dialog me Serbinë.

Megjithatë, kryeministri Kurti tha të hënën për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi lumin Ibër do të bëhet bazuar në një plan të cilin Qeveria e tij, siç tha ai, e ka ndarë me partnerët amerikanë dhe evropianë.

“Duam që ta bëjmë sa më parë. Por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”, tha Kurti.

Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare "Çohu" thotë për Radion Evropa e Lirë se e sheh si pozitive "zbutjen" e qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me hapjen e urës mbi lumin Ibër.

“Qeveria nuk duhet asnjëherë të ndërmarrë veprime të pakoordinuara dhe të padakorduara me partnerët ndërkombëtarë, sepse pastaj do të jetë e vështirë të zbatohen. Kësaj here po shihet që kryeministri është zbutur nga deklaratat e tij fillestare, me gjasë ka kuptuar që urën nuk mund ta hapë i vetëm, ose mund ta hapë, por prapë mund të mbyllet. Kështu që, një koordinim me partnerët ndërkombëtarë me gjasë mund të jetë shumë më i efektshëm për arritjen e qëllimit të Qeverisë së Kosovës, që ura e Ibrit të hapet për qarkullim për qytetarët”, tha ai.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2014, gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ura të hapet për qarkullim, por kjo nuk është realizuar kurrë në praktikë. Tani ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në të. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu./ REL

nato osmani ruge

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12