VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...

LINDJE E MESME- Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, që shkaktoi luftën në Gazë, vendi ku u mbajt festivali Nova është kthyer në një qendër pelegrinazhi. Në këtë vend, Hamasi vrau 364 të rinj dhe mori 44 pengje. Gazetarët e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein dhe Ricki Rosen ishin në vendin ku u mbajt festivali Nova dhe biseduan me shumë vizitorë izraelitë dhe të huaj në atë që tashmë është kthyer në një qendër pelegrinazhi.
Kobi Itach po viziton vendin ku u mbajt festivali Nova, ku djali i tij Leil u vra gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Zoti Itach dhe familja e tij po ndërtojnë një përkujtimore për djalin e tyre ndërsa vazhdojnë luftimet në Gazë, aty pranë. Itach flet me një grup ushtarësh izraelitë lidhur me djalin e tij dhe mbi 360 viktimat e tjera të sulmit të Hamasit.
“Ndjejmë zërin që vjen nga toka. Çdo hebre në botë, madje edhe jo-hebrenj, duhet të vijë në këtë vend për të parë se çfarë ka përjetuar Izraeli, me çfarë u përballën këta fëmijë. Ata erdhën për të kërcyer dhe u vranë këtu. Duhet të jetë një vend pelegrinazhi për të gjithë”, thotë Kobi Itach.
Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Thomas Serfaty, i cili ka shkuar në vendngjarje me një grup nga Franca.
“Doja t'i shikoja gjërat me sytë e mi, në mënyrë që të jem i përgatitur kur të flas me disa njerëz në Francë. Sepse si në Amerikë, ashtu edhe në Francë kemi disa njerëz që dyshojnë për atë që ndodhi, tmerret e asaj që ndodhi këtu.”
Mes vizitorëve është edhe nënkryetari i parlamentit izraelit, Nissim Vaturi, me një delegacion nga partia Likud në pushtet.
“Kemi ardhur për të parë ato fytyra dhe për të mbështetur jugun e Izraelit. Kjo është arsyeja që ne po luftojmë në Gazë”, thotë për Zërin e Amerikës nënkryetari i parlamentit izraelit.
Michael Sabbag po shkruan një citim nga Dhiata e Vjetër, në kujtim të një ushtari të vrarë në festivalin Nova. Ai i fton vizitorët e çdo besimi që të bekohen duke mbështetur citimet e librit të shenjtë.
“Është e mahnitshme kur sheh hebrenj nga Franca, Britania e Madhe, Amerika dhe e gjithë bota që vijnë këtu dhe derdhin lot për njerëz që nuk i njihnin. Kjo është madhështia e popullit hebre, që ndjen dhimbjen e njëri-tjetrit”.
Tzipora Waternov u zhvendos në Izrael nga Çikagoja dhjetë vjet më parë. Ajo udhëtoi më shumë se tre orë për ta vizituar këtë vend.
“Psalmi 30, rreshti i dytë deri në të fundit thotë: ‘Unë do ta kthej zinë tuaj në vallëzim. Do të heq petkun e pikëllimit dhe do të mbuloj me gëzim”.
Ndërsa afron njëvjetori i ngjarjeve të 7 tetorit, për shumicën e izraelitëve ka ende shumë më tepër zi sesa gëzim./ VOA
Foto nga vendi i ngjarjes KOSOVA- Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një ...
EUROPA- Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë përpjekje për të mbrojtur kufirin lindor t&eum...
Ebrahim Raisi IRAN- Aksidenti me helikopter në të cilin vdiq presidenti iranian Ebrahim Raisi, më 19 Maj të këtij viti, ...
ITALIA- Një tragjedi e trefishtë ka ndodhur në një familje në Itali, ku një 17-vjeçar ka vrarë më thik&eum...
GJERMANIA- Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, është në rrugën e fitores së zgje...
Kongresi i Manastirit MAQEDONIA E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka reaguar sot ndaj një iniciative që lidhet ...
PRISHTINA- Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukati...
BJELLORUSIA- Pas protestave të papara prodemokracisë që shpërthyen pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale në Bjellorusi m&e...
RUISA- Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan dhe shkatërruan 158 dronë, mes tyre dy mbi Moskë dhe nëntë n&e...
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov RUSIA- Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamore...