BOTA

"Ndoshta mund të kishim qenë miq"/ Viktima 'i flet' vrasësit të tij në gjyq nëpërmjet një videoje të krijuar nga Inteligjenca Artificiale në SHBA

m.l Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 10:03

"Ndoshta mund të kishim qenë miq"/ Viktima 'i

SHBA- Simulimi i një të vdekuri, i krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, i drejtoi fjalën vrasësit të tij gjatë një gjyqi në Arizona këtë muaj, në një nga rastet e para të tilla në një gjykatë amerikane. Avatari i Christopher Pelkey-t, i krijuar nga familja e tij duke përdorur Inteligjencën Artificiale, doli në fjalën e tij në Gjykatën e Qarkut Maricopa më 1 maj, duke pritur vendimin e gjyqtarit kundër Gabriel Paul Horcasitas për vrasjen në rrugë të Pelkey-t në vitin 2021.

"Është për të ardhur keq që na u desh të përballeshim me njëri-tjetrin atë ditë në këto rrethana. Në një jetë tjetër, ndoshta do të kishim qenë miq", thotë avatari i Pelkey-t në video.

Avatari i Pelkit shfaqet në video me mjekër të gjatë dhe të veshur me një bluzë me mëngë të gjelbra, në një sfond të bardhë. Ai paralajmëron që në fillim se është një version i Pelkit me anë të inteligjencës artificiale, gjë që është e dukshme nga boshllëqet në tingull dhe lëvizja paksa e çrregullt e gojës së tij.

Pelkey, një veteran i Ushtrisë Amerikane, ishte 37 vjeç kur u qëllua dhe u vra nga i pandehuri. Videoja shënon një përdorim inovativ të Inteligjencës Artificiale në sistemin gjyqësor, i cili i qaset teknologjisë që evoluon me shpejtësi me një përzierje interesi dhe admirimi të madh.

Gjykatat në përgjithësi kanë rregulla të rrepta në lidhje me llojin e informacionit që mund të paraqitet në procedurat ligjore, dhe avokatët janë ndëshkuar pasi sistemet e inteligjencës artificiale kanë krijuar raste fiktive që i kanë përmendur gjatë argumenteve të tyre.

Të afërmve të Pelkit iu dha mundësia të paraqisnin videon e inteligjencës artificiale në gjykatë gjatë dhënies së dënimit, pasi nuk ishte provë në çështje. Horcasitas, i cili u dënua me 10.5 vjet burg, ishte dënuar më parë për vrasje të paqëllimshme dhe rrezikim të jetës.

Motra e viktimës, Stacey Wales, tha se e krijoi mesazhin me ndihmën e Inteligjencës Artificiale pasi u përpoq të përfshinte vite të tëra pikëllimi dhe dhimbjeje në dëshminë e saj. Siç e shpjegoi ajo, nuk ishte e gatshme ta falte autorin e krimit, por ndjeu se vëllai i saj do të ishte më mirëkuptues.

“Qëllimi ishte të humanizonim Chris-in, ta preknim gjyqtarin dhe ta bënim të kuptonte ndikimin e tij në këtë botë...”, i tha ai Reuters.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë