BOTA

Ndryshim toni në politikën gjermane ndaj Izraelit

n.f Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 08:38

Ndryshim toni në politikën gjermane ndaj Izraelit

GJERMANI- Ndryshimit të tonit në politikën gjermane ndaj Izraelit iu shtua edhe deklarata e Ministrit të Jashtëm gjerman, Wadephul, sipas të cilit Gjermania do të shqyrtojë dërgimin e armëve në Izrael. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, la të kuptohet se Gjermania nuk do të lejojë më dërgimin e armëve në Izrael, nëse ato mund të përdoren nëRripin e Gazës.

“Në parim, është e qartë se Izraeli do të marrë armë nga Gjermania”, tha politikani i CDU-së për gazetën Süddeutsche Zeitung.

Izraeli  përballet me kërcënime serioze për sigurinë dhe ekzistencën e tij - për shembull nga milicia Huthi, Hezbollahu ose Irani. Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet prej tyre edhe me sisteme armësh gjermane.

"Një pyetje tjetër është nëse ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare", shtoi ai. "Ne po e shqyrtojmë këtë dhe bazuar në këtë shqyrtim do të vendosim nëse do të miratojmë dërgesa të mëtejshme armësh."

Ndryshim toni në politikën gjermane ndaj Izraelit

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gazë, kancelari Friedrich Merz kritikoi këtë javë qartë veprimet ushtarake të Izraelit: Sinqerisht, nuk e kuptoj më me çfarë qëllimi po vepron ushtria izraelite në Gaza. Vënia në shënjestër e popullsisë civile nuk mund të justifikohet më si luftë kundër Hamasit, tha Merz gjatë një interviste për programin Forum Europa të radios WDR.

Edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi të drejtën e palestinezëve për të jetuar në Gazë dhe Bregun Perëndimor dhe kërkoi një zgjidhje me dy shtete.

Deklaratat e tyre tregojnë një ndryshim të tonit në politikën gjermane ndaj Izraelit, sepse në Gjermani, që ka qenë tradicionalisht aleate e fortë e Izraelit, tani po shtohen kritikat për situatën humanitare në Gazë./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë