BOTA

"Në Evropë ka nisur një epokë armatimi," Rheinmetall i Gjermanisë shumë i kërkuar në këto kohëra krize: Porositë po vijnë nga të gjitha anët!

n.f Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 14:24

"Në Evropë ka nisur një epokë armatimi,"

GJERMANI- Në mbledhjen vjetore të koncernit Rheinmetall, drejtori tha se "nuk e ka përjetuar më parë një kërkesë kaq të madhe". Porositë po vijnë nga të gjitha anët! Në prezantimin vjetor të rezultateve të Grupit Rheinmetall në selinë e tij në Düsseldorf, drejtori Armin Papperger pranoi se "ai kurrë nuk e ka përjetuar diçka të tillë në 35 vitet e tij sa punon në Rheinmetall".

Vetëm gjatë Konferencës së Sigurisë së Mynihut, disa javë më parë, rreth pesëdhjetë krerë shtetesh ose qeverish ose ministrat e tyre përkatës kanë kërkuar takim me një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në Gjermani. Selia e kompanisë në Düsseldorf aktualisht ka kërkesa dhe porosi me vlerë 55 miliardë euro. Kjo është 17 miliardë më shumë se rekordi i vitit të kaluar - është më shumë se kurrë më parë.

Gjithçka që kërkohen për ushtrinë po porositet: nga municionet, te mjetet e blinduara e deri tek tanket. Rheinmetall bashkëpunon edhe me KNDSDeutschland me bazë në Mynih(një kompani që deri vonë quhej Kraus-Maffei Wegmann). Kompanisë po i kërkohen edhe tanke Leopard, raketa, radarë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, dronë, teknologji digjitale ushtarake...

Evropa u detyrua të jetë më e pavarur


Kërkohet gjithçka: "Shtetet e Bashkuara, këtë e them pa asnjë akuzë, do ta detyrojnë Evropën të investojë më shumë për sigurinë e saj”. "Është një ndryshim i madh, por mendoj se është një shenjë e mirë për industrinë në Evropë, sepse ndoshta mund të bëhet më e pavarur. E meqë ra fjala, kjo është e rëndësishme dhe për politikën”, mendon Papperger.

Në Evropë ka nisur një epokë armatimi, përmbledh kreu i Rheinmetall. Kompania e tij po përfiton prej saj si pak kompani të tjera gjermane: të ardhurat dhe fitimet janë rritur me rreth 35 për qind.

Rritja duhet të jetë në atë shkallë edhe këtë vit. Papperger është i bindur se ky është "vetëm fillimi". Sipas vlerësimit të prodhuesit gjerman të armëve, nëse anëtarët e NATO-s do të fillonin me të vërtetë të shpenzonin 2.5 deri në 3.5 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen, ky do të ishte "një potencial për qarkullim midis 300 dhe 400 miliardë euro deri në vitin 2030", tha ai.

Deri më tani, rreth një e treta e prodhimit të Rheinmetall i ka shkuar ushtrisë gjermane, por Bundeswehr-i dëshiron shumë më tepër armë dhe pajisje, ashtu siç po bëjnë edhe vendet e tjera. Rheinmetall tashmë po ndërton fabrika të reja në të gjithë Evropën. Atyre u përshtatet madje që industria e automobilave është në telashe. Kjo kompani është duke bërë plane për përdorimin e 22 kompanive që dikur prodhonin pjesë për industrinë e automobilave, por që tani po anulojnë bashkëpunimin. Konkretisht bëhet fjalë për një kompani pranë Berlinit me 350 punonjës, por edhe një në Neuss afër Dyseldorfit, ku janë të punësuar 1500 persona

Punë e sigurt, të ardhura të sigurta


Sektori i industrisë ushtarake po kërkon urgjentisht staf të ri për një rritje kaq të madhe të biznesit. Rheinmetall punëson aktualisht 32,000 njerëz, por numri i bashkëpunëtorëve po rritet çdo ditë. Prandaj ata janë të lumtur që ndoshta mund të angazhojnë punëtorët e metaleve nga industria e automobilave.

"Ne jemi kthyer në një bazë punësimi,” thotë Papperger. Në të njëjtën kohë, një numër i caktuar i punonjësve do të dalë në pension. Kjo do të thotë se kompania do të punësojë rreth 8,000 punëtorë në vit. Paperger beson se në dy vjet Rheinmetall do të ketë rreth 40,000 punonjës. Përveç kësaj, do të ketë rreth 120,000 punonjës në rreth një mijë kompani furnizuese në Gjermani.

Fabrikat më të mëdha të Rheinmetall janë në Unterlis në Saksoninë e Poshtme, midis Hannoverit dhe Hamburgut. Por ato gjithashtu kanë fabrika në Kassel, Kiel, Bremen dhe Mynih. Përveç vendeve të sigurta të punës për punonjësit, edhe aksionet në industrinë e armëve janë bërë gjithashtu të ardhura të sigurta për investitorët: që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, vlera e Rheinmetall si prodhues armësh është dhjetëfishuar.

"Zhvillimi i vlerës së aksioneve tona mund të quhet fenomenal," thotë Paperger. "Ne kemi parë një rritje të vlerës prej mbi 2.000 për qind në dhjetë vitet e fundit, kështu që ne jemi ngjitur me të vërtetë në Olimpin e kompanive të mëdha. Pak kompani kanë regjistruar ndonjëherë një normë të tillë rritjeje", thotë ai.

Drejtori i Rheinmetall, 62-vjeçari Armin Papperger është në mbrojtje të vazhdueshme nga policia, pasi kompania e tij është një nga furnizuesit më të rëndësishëm të armëve në Ukrainë. Thuhet se në Moskë ka pasur plane për vrasjen e tij./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë