BOTA

Në SHBA nis gjyq për të përcaktuar pronësinë e ditarëve të ish-sekretarit të Mao Ce Dun-it

n.f Përditësimi i fundit 23 Gusht 2024, 20:02
Në SHBA nis gjyq për të përcaktuar pronësinë e
Li Rui

SHBA- Në Oakland të Kalifornisë filloi këtë javë një gjyq për të përcaktuar pronësinë e ditarëve të shkruar nga Li Rui, ish-sekretar i themeluesit të Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun. Zoti Li u bë më vonë një kritik i ashpër i Partisë Komuniste Kineze.

Gjyqi do të vendosë nëse Universiteti i Stanfordit mund të mbajë ditarët e dhuruar nga vajza e  Li, apo nëse ato duhet t’i jepen të vesë së tij, Zhang Yuzhen, gruaja e tij e dytë, e cila ka bërë padinë për të kërkuar kthimin e dokumenteve.

Ekipi ligjor i universitetit dhe studiuesit në SHBA të çështjeve kineze dyshojnë se padia e zonjës Zhang mund të jetë financuar nga autoritetet kineze, të cilat synojnë të kenë nën kontroll versionin publik historik për udhëheqësin Mao dhe Partinë Komuniste.

"Li Rui është një enciklopedi e gjallë e historisë 80-vjeçare të Partisë Komuniste Kineze", thotë Cai Xia, ish-profesore në Shkollën Qendrore të Partisë në Pekin, e cila jeton tashmë në Shtetet e Bashkuara, në një përgjigje me email për shërbimin mandarin të Zërit të Amerikës. "Partia Komuniste Kineze e di se ditarët përmbajnë histori që nuk mund të dalin në dritën e diellit. Pekini do të luftojë [për t'i rikthyer] ditarët me çdo kusht".

Zoti Li shkroi gjatë jetës së tij rreth 10 milionë fjalë në disa ditarë, letra dhe shënime, ndër to kritika ndaj udhëheqësit Mao, partisë dhe për Masakrën e Sheshit Tiananmen të vitit 1989.

Më 4 qershor 1989, kur udhëheqësi kinez Ten Hsiao Pin urdhëroi ushtrinë të largonte protestuesit pro-demokracisë nga sheshi Tiananmen, duke vrarë qindra, nëse jo mijëra persona, zoti Li shkruajti: "Jam i trazuar gjatë gjithë ditës dhe gjithnjë dua të qaj".

Më 9 janar 2010, ai bëri këtë shënim në ditar: "Veprimet e Maos janë krejtësisht në kundërshtim me vlerat universale të lirisë, demokracisë, përparimit shkencor dhe shtetit ligjor".

Zoti Li kritikon gjithashtu udhëheqësin aktual të Kinës, Presidentin Xi Jinping.

Në vitin 2018, kur Kina filloi të hiqte kufizimet për mandatin e zotit Xi, ai citoi në ditarin e tij një raport të mediave të huaja, "Demokracia është e vdekur".

Në një intervistë në atë kohë me shërbimin mandarin të Zërit të Amerikës, ndërsa ishte i shtruar në spital, zoti Li shprehu zhgënjimin me atë që ai e quajti "arsimimin e ulët" të Presidentit Xi.

Vajza e zotit Li, shtetasja amerikane Li Nanyang, thotë se përpara se të vdiste në vitin 2019, ajo i dha Institutit Hoover të Universitetit Stanford rreth 40 kuti me dokumentet e tij, duke përmendur dëshirën e tij, që ato të ruheshin atje dhe ajo vetë u bë më pas bashkëpunëtore e jashtme.

Zonja Zhang, e veja e zotit Li, pretendon se Li Nanyang ka ushtruar "ndikim të panevojshëm" mbi babanë e saj dhe mohon se ekziston ndonjë plan për të fshehur informacionin që përmbajnë dokumentet, përveç informacionit "personal". Ajo ka thënë gjithashtu se Universiteti Stanford mund të bëjë kopje të dokumenteve. Por studiuesit e Institutit Hoover argumentojnë se kopjeve do t'u mungonte autenticiteti i origjinaleve.

Zonja Zhang paditi Universitetin Stanford dhe zonjën Li Nanyang në vitin 2019 në Gjykatën e Qarkut Xicheng të Pekinit, e cila ia kaloi pronësinë e dokumenteve zonjës Zhang dhe urdhëroi universitetin t'i kthente ato brenda 30 ditëve. Li Nanyang nuk mori pjesë në atë gjyq.

Universiteti Stanford në të njëjtin vit paraqit një kërkesë në Shtetet e Bashkuara kundër zonjës Zhang, duke i kërkuar një gjykate federale që të ndërhynte dhe të afirmonte të drejtën e universitetit për arkivin e Li Ruit.

Zonja Zhang punësoi një avokat amerikan dhe ngriti një kundërpadi ndaj Universitetit Stanford dhe zonjës Li Nanyang në vitin 2020, duke thënë se Li Nanyang "vodhi" të dhëna personale dhe "pasuri kombëtare". Ajo e akuzoi vajzën e Li Ruit dhe universitetin për "shkelje të së drejtës së autorit", "bërje publike të fakteve private" dhe "shkaktim të qëllimshëm të vuajtjeve emocionale".

Avokati i zonjës Zhang në vitin 2021 mohoi të ketë ndonjë përfshirje nga Partia Komuniste Kineze në mbështetje të zonjës Zhang, pavarësisht dyshimeve që ekzistonin.

"E besova këtë që në fillim", tha Perry Link, një sinolog i mirënjohur dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, “Riverside”, duke biseduar me gazetarët përpara gjykatës të martën, një ditë përpara se të jepte dëshminë e tij. "Jam gjithashtu i përgatitur të paraqes në dëshminë time argumentin, [se] pas kësaj qëndron Partia Komuniste Kineze".

Zoti Link shtoi se roli i partisë është "aq i qartë tani sa nuk mendoj se do të më duhej ta paraqisja fare këtë argument. Dua të them se ajo vetë [zonja Zhang] tha se nuk ka paratë apo vullnetin" për të ndjekur një padi gjyqësore.

Në ditën e dytë të gjyqit, Li Nanyang përsëriti se babai i saj i kishte dorëzuar ditarët në Universitetin e Stanfordit me vullnetin e tij të lirë.

Li Nanyang i shprehu dyshimet e saj fillimisht në një email për një grup miqsh, por komentet e saj u morën më pas në maj nga disa media kineze. Ajo tha se beson se partia komuniste dhe qeveria kineze janë të interesuara vetëm në "mbulimin e së vërtetës" në mënyrë që "të sigurohen që imazhi i Partisë Komuniste të jetë gjithmonë i madhërishëm, i lavdishëm dhe korrekt dhe se do të jetë gjithmonë në pushtet”.

Shërbimi mandarin i Zërit të Amerikës kontaktoi konsullatën kineze në San Françisko për një reagim, por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit të këtij artikulli.

I lindur në vitin 1917, Li Rui u përfshi me entuziazëm në revolucionin e vitit 1949 që solli në pushtet Partinë Komuniste të Kinës. Në mesin e viteve 1950, ai shërbeu për një kohë të shkurtër si sekretar i Maos. Më pas pati një ftohje të marrëdhënies, që solli përjashtimin e tij nga partia dhe dënimin me deri në tetë vite burgim.

Kur Li Rui u lirua në vitin 1979, tre vjet pas vdekjes së Maos, ai u rehabilitua përsëri në parti dhe madje u emërua nëndrejtor ekzekutiv i Departamentit të Organizimit, të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze, përgjegjës për përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë të partisë.

Në vitet e tij të fundit, ai u bë një kritik i hapur i Partisë Komuniste, duke bërë thirrje për reforma politike dhe kushtetueshmëri demokratike, dhe u bë i njohur si një figurë liberale brenda partisë, pavarësisht kritikave të tij shpesh të ashpra. Gjyqi në Oakland do të vazhdojë deri në fund të muajit./ VOA

li rui mao ce dun shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë