BOTA

Negociatat Ukrainë-Rusi/ Çfarë roli luan Turqia në marrëveshjen për paqe mes dy vendeve

b.z Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2025, 15:22
Negociatat Ukrainë-Rusi/ Çfarë roli luan Turqia në
Zelensky, Trump

UKRAINË - Në luftën Rusi - Ukrainë ka filluar një epokë e re pas telefonatës mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, mosmarrëveshjeve të hapura midis SHBA-së dhe evropianëve në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe disa zhvillimeve të tjera. Aktivitetet diplomatike janë intensifikuar ndjeshëm kohët e fundit: para së gjithash, evropianët dhe vetë Ukraina po përpiqen të riorganizohen. Pikërisht për këtë arsye presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi Turqinëkëtë javë.

Turqia aktualisht nuk është ulur në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, por presidenti i saj Recep Tayyip Erdoganende ka shpresë se vendi i tij do të luajë një rol kyç në bisedimet e ardhshme të paqes me Rusinë si dhe në arkitekturën e re të sigurisë.

Balanca e Turqisë mes Rusisë dhe Ukrainës

Gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, Turqiavazhdimisht u përpoq të mbante kanalet diplomatike të hapura për të dyja palët, duke kultivuar marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin. Erdogan dëshiron të vazhdojë këtë politikë.

Ai e përsëriti këtë gjatë vizitës së Zelenskit në Ankara. Erdogan deklaroi se Turqia do të japë të gjithë mbështetjen e mundshme për të siguruar që negociatat të përfundojnë në një paqe të qëndrueshme. Ai rekomandoi Turqinë si "një mikpritëse ideale për bisedimet e mundshme midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA". Erdogan theksoi se të dyja palët e shohin Turqinë si një "ndërmjetësues të besuar". Por nuk dihet nëse ky propozim do të pranohet.

Helin Sari Ertem, një shkencëtare politike në Universitetin Medeniyet në Stamboll, thekson se Turqia prej kohësh dëshiron të marrë rolin e ndërmjetësit në këtë konflikt si një fuqi rajonale në rritje. Megjithatë, përpjekjet turke kohët e fundit kanë hasur në pengesa.

"Turqia është ndjerë e përjashtuar – ashtu si edhe vendet evropiane – që nga samiti SHBA-Rusi në Arabinë Saudite. Kjo duhet theksuar qartë.” Ankaraja ka investuar shumë në rolin e saj ndërmjetësues. "Por a do të luajë akoma Turqia një rol? Është e mundur që SHBA-ja e do këtë," thotë Ertem, duke shtuar se Turqia është e gatshme të marrë këtë rol.

Turqia ka luajtur një rol konstruktiv në krijimin e të ashtuquajturit "korridori i grurit" në Detin e Zi, i cili mundësoi eksportin e produkteve kryesore ushqimore nga Ukraina. Fatih Ceylan, ish-ambasador turk në NATO, kujton se Ankaraja u përpoq të ndërmjetësonte negociatat në Antalia dhe Stamboll në muajt e parë të luftës. Megjithatë, përjashtimi i Evropës nga diskutimi për rolin e Turqisë i ka vënë të gjithë partnerët evropianë të Ukrainës – dhe vetë Turqinë – në një pozitë të palakmueshme. Derisa të bëhet e qartë se çfarë lloj plani po propozohet, është e pamundur të jepet ndonjë mbështetje e vlefshme. "Është një iluzion”, thotë Ceylan.

Ai paralajmëron se kriza aktuale në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Evropës për sigurinë, ekonominë dhe tregtinë mund të prekë edhe Turqinë. "Nëse dikush mendon se mund të qëndrojë anash, ky është një iluzion”, thekson Cejlan. Dobësimi i ekonomive evropiane për shkak të konfliktit do të ndikonte negativisht edhe në bilancin tregtar të Turqisë. "Kjo do të prekte drejtpërdrejt edhe Turqinë," përfundon ai.

Turqia dhe siguria në Ukrainë

Gjatë një konference për shtyp me Erdoganin, Zelensky theksoi rëndësinë e garancive gjithëpërfshirëse të sigurisë për Ukrainën. Pak para se të largohej nga Ankaraja, ai përsëriti këtë kërkesë para gazetarëve: "Nëse NATO nuk është një garanci, atëherë kush do të garantojë sigurinë tonë?"

"Ne diskutuam me presidentin Erdogan edhe garancitë e mundshme të sigurisë nga vendet e forta me ushtri të forta, duke përfshirë Turqinë", tha ai.

Sipas Fatih Ceylan, ka ende shumë pyetje të hapura: "Nuk mjafton vetëm të thuhet: Ne do të dërgojmë trupa! Pra, së pari, negociatat dypalëshe midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të transferohen në një kuadër më të gjerë, shumëpalësh”.

Vetëm atëherë Turqia mund të luajë një rol më të rëndësishëm. Helin Sari Ertem beson se Turqia, ngjashëm me vendet evropiane, mund të përfshihet në ruajtjen e paqes në Ukrainën lindore. Ankaraja mund të jetë më e përgatitur për këtë se sa shumë anëtarë të BE-së.

Deti i Zi dhe Konventa e Montreux

Erdogan vuri në dukje se rregullat e reja mbi sigurinë e trafikut detar në Detin e Zi mund të jenë një element kyç i ndërtimit të besimit për procesin e paqes. Fatih Ceylan paralajmëron se nëse Rusia ruan territoret e pushtuara në Ukrainë pas negociatave të paqes, rëndësia e Detit të Zi do të merrte një dimension të ri. Në atë rast, siguria e lundrimit detar në Detin e Zi do të duhej të rishikohej dhe Turqia në mënyrë të pashmangshme do të bëhej pjesë e këtyre garancive të sigurisë.

Nëse flitet për një proces të shpejtë paqeje në të ardhmen, siguria e Detit të Zi, veçanërisht kalimi i lirë i anijeve tregtare, do të bëhet një temë edhe më e rëndësishme. Politologu Ertem kujton se gjatë luftës në Detin e Zi, minat u vendosën pranë brigjeve të Ukrainës dhe Rusisë, duke rrezikuar anijet tregtare, të cilat Turqia i vlerëson shumë. Rumania, Bullgaria dhe Turqia kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje për heqjen e tyre.

"Që nga bisedimet SHBA-Rusi në Riad, ne shohim se çështja më e diskutuar është sigurimi i paqes brenda Ukrainës. Megjithatë, kjo nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të paqes territoriale në Ukrainë. Paqja në Detin e Zi gjithashtu duhet të sigurohet. "Unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që Turqia do t'i kushtojë vëmendje," përfundon Ertem./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë