Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...

LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë imagjinuar”, pas disa ditësh sulme të intensifikuara ndaj Libanit. Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se nëse grupi militant “nuk e ka marrë mesazhin deri tani, ju premtoj se do ta marrë mesazhin”.
Ai ritheksoi se Izraeli është i vendosur të kthejë qytetarët e zhvendosur në veri, duke shtuar: “Asnjë vend nuk mund ta tolerojë zjarrin ndaj banorëve të tij, zjarrin ndaj qyteteve të tij. Dhe as shteti izraelit nuk do ta tolerojë. Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta rikthyer sigurinë”. Ministri i Mbrojtjes i Izrealit, Yoav Gallant, tha se masat kundër Hezbollahut do të vazhdojnë deri sa banorët e veriut të Izraelit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, duke shtuar se Izraeli “do të bëjë gjithçka të nevojshme për ta arritur këtë”.
Gallant ishte në një vizitë në qendrën e komandës dhe kontrollit të Forcave Ajrore izraelite kur tha se grupi militant libanez “ka filluar të ndjejë disa nga kapacitetet” e ushtrisë izraelite dhe se “ata ndjejnë se po ndiqen, dhe ne po shohim rezultatet". Ai gjithashtu e quajti operacionin e kryer nga Forcat Ajrore izraelite “shumë mbresëlënës, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.
Grupi Hezbollah i Libanit – i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të mëngjesit së 22 shtatorit drejt një zone më të gjerë dhe më thellë brenda Izraelit verior. Breshëria e raketave gjatë natës shkaktoi sirena alarmi në të gjithë veriun e Izraelit, duke i detyruar mijëra njerëz të futen në strehimore. Ushtria izraelite tha se raketat ishin lëshuar “drejt zonave civile”, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mundshëm, pasi më parë raketat ishin përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.
Ky sulm me raketa erdhi pas një sulmi ajror izraelit në Beirut më 20 shtator, që vrau të paktën 37 persona, përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut, si dhe gra dhe fëmijë. Hezbollahu ishte ende duke u përballur me një sulm të sofistikuar që shkaktoi shpërthimin e mijëra pajisjeve personale vetëm disa ditë më parë. Ushtria izraelite tha se kishte kryer një valë sulmesh në jug të Libanit gjatë 24 orëve të fundit, duke goditur rreth 400 objektiva militantësh, përfshirë lëshues raketash.
Zëdhënësi ushtarak izraelit, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se këto sulme kishin parandaluar një sulm edhe më të madh. Koordinatorja speciale i Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka bërë thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme.
“Me rajonin në prag të një katastrofe të menjëhershme, nuk mund të theksohet mjaftueshëm: nuk ka zgjidhje ushtarake që do ta bëjë ndonjërën palë më të sigurt”, shkroi Jeanine Hennis-Plasschaert në një postim në X.
Hennis-Plasschaert kishte kritikuar më parë sulmin që çoi në shpërthimin e mijëra pajisjeve në Liban dhe kishte paralajmëruar se ai sulm shënon “një eskalim jashtëzakonisht shqetësues në një kontekst tashmë të papranueshëm.”/ REL
SERBIA- Në një aksident të rëndë ndodhi në rrugën Kralevë-Rashkë në Serbi, sot rreth orë...
KOSOVA- Përkundër bisedimeve me vite, Kosova dhe Serbia duket se nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët. Ato jo vet&eu...
ITALIA- Një ndërtesë dykatëshe u shemb në Saviano, në provincën e Napolit në Itali si pasojë e shpërthi...
LINDJE E MESME- Grupi Hezbollah i Libanit, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, lëshoi mbi 100 raketa në orët e hershme të m...
ARGJENTINA- Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur rajonin e San Luis në Argjentinë, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Ev...
LINDJE E MESME- Trupat izraelite bastisën zyrat e kanalit Al Jazeera në Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli në ...
SHBA- Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një të shtëna masive në Bir...
LINDJE E MESME- Gjatë natës pati një tjetër shkëmbim të ashpër zjarri mes Izraelit dhe milicisë libaneze të ...
IRANI- Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një mi...
Takimi SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Kryeministri japonez, Fumio Kishia, diskutuan lidhur me diplomacinë me Kinën...