BOTA

Netanyahu para Kongresit amerikan: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku

n.f Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 21:49
Netanyahu para Kongresit amerikan: SHBA-ja dhe Izraeli duhet të
Netanyahu

SHBA- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, synon të rrisë mbështetjen amerikane për luftën e shtetit të tij kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian- dhe grupeve tjera të përkrahura prej Iranit, përmes një fjalimi para Kongresit amerikan.

Disa figura të larta në mesin e demokratëve e kanë bojkotuar fjalimin e Netanyahut, ndërsa mijëra amerikanë janë duke protestuar para ndërtesës së Kongresit, për të dënuar luftën në Gazë dhe krizën humanitare që e ka krijuar.

“Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, ka thënë Netanyahu, i cili në xhaketë e ka mbajtur një shenjë solidariteti me pengjet izraelite që po mbahen nga Hamasi.

“Kur jemi bashkë, ndodh diçka e mrekullueshme: Ne fitojmë, ata humbin”.

Ai ka thënë se 7 tetori i vitit të kaluar do të jetë gjithmonë ditë turpi për izraelitët dhe e ka krahasuar me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

“Për Izraelin, premtimi ‘kurrë më” nuk duhet të jetë premtim bosh”, ka thënë ai, duke iu referuar shprehjes së krijuar për Luftës së Dytë Botërore.

“Pas 7 tetorit, ‘kurrë më’ është tani”, ka thënë ai.

Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë. Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Teksa rriten kritikat kundër tij në Izrael, Netanyahu synon të portretizojë veten si udhëheqës që po respektohet prej SHBA-së, aleates më të rëndësishëm për Izraelin. Kjo çështje është duke ndarë secilën herë e më shumë amerikanët, dhe është bërë ndër temat kyçe në vitin zgjedhor në SHBA.

Zyrtarë amerikanë të sigurisë kanë hedhur sprej piperi kundër mijëra protestueseve afër Kongresit, të cilët e kanë quajtur Netanyahun “kriminel lufte” dhe kanë bërë thirrje për armëpushim. Netanyahu është mirëpritur me duartrokitje të vazhdueshme në Kongres.

“Sot dhe çdo ditë, Amerika duhet të qëndrojë afër Izraelit”, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, para fjalimit të Netanyahut.

Fjalimi i tij në Kongres e bën Netanyahun liderin e parë të huaj që u drejtohet anëtarëve të të dyja dhomave të Kongresit për të katërtën herë, duke e tejkaluar edhe Winston Churchillin.

Netanyahu ka folur edhe protestuesit kundër luftës në Gazë, dhe ka pretenduar që ata kanë vendosur “të jenë me djallin”.

“Ata duhet të turpërohen nga vetja”, ka thënë Netanyahu.

Ai ka thënë përgjatë fjalimit se pas përfundimit të luftës, Gazën duhet ta udhëheqin palestinezët, të cilët nuk synojnë të shkatërrojnë Izraelin. Megjithatë, ai ka thënë se për një periudhë kohore në të ardhmen, Izraeli duhet të jetë mbikëqyrës i sigurisë në Gazë./ REL

benjamin netanyahu shba kongresi amerikan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë