BOTA

New York Times: Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2025, 20:31

New York Times: Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i

Parlamenti serb miratoi sot një ligj të ri për të shembur një monument arkitektonik që NATO e bombardoi në vitin 1999, duke ia hequr mbrojtjen kulturore dhe duke hapur rrugën që familja e Presidentit Trump ta zëvendësojë me një hotel luksoz. Planet për ndërtimin e një hoteli dhe apartamentesh me markën Trump, me vlerë gjysmë miliardë dollarë, në vendin e ish-kompleksit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm në kryeqytetin serb, Beograd, kishin ngecur pasi zyrtarët qeveritarë që e kishin miratuar projektin u akuzuan për mashtrim.

Por fundjavën e kaluar, deputetët e partisë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç njoftuan se do të përdorin një dispozitë të jashtëzakonshme të Kushtetutës për të paraqitur një ligj që do ta rifillonte projektin. Kjo manovër ligjore solli kritika nga studentët, prokurorët, mbrojtësit e trashëgimisë kulturore dhe politikanët e opozitës. Ky është provokimi më i fundit pas më shumë se një viti protestash kundër korrupsionit ndaj qeverisë së Vuçiçit. Teksa nisi debati për këtë dispozitë këtë javë, Komisioni Europian shprehu shqetësime të reja për rrëshqitjen e sundimit të ligjit dhe të demokracisë në Serbi, një vend që prej më shumë se një dekade përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Megjithatë, askush nuk kishte dyshime se ligji do të miratohej.

Ai u propozua nga Partia Përparimtare Serbe e Vuçiçit dhe aleatët e saj, që kanë shumicën në Parlament, dhe zyrtarët thanë sot se ligji do të hyjë në fuqi të shtunën. Deputeti që paraqiti projekt-ligjin, Milenko Jovanov, tha në Parlament të martën se ajo do të “ringjallte ndërtesat e bombarduara që kanë mbetur bosh për vite të tëra, pa asnjë plan për përdorim.”

Ai shtoi se projekti i hotelit mund të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën e Trump, në një kohë kur Serbia po përpiqet të mbajë marrëdhënie si me Moskën, ashtu edhe me Perëndimin. Trump ka vendosur një tarifë prej 35 për qind mbi importet serbe, dhe sanksionet amerikane kanë dëmtuar një kompani ruse që është furnizuesi kryesor i naftës në Serbi, si dhe disa aleatë të Vuçiçit.

“Ne po hapim hapësira dhe po krijojmë mundësi që vendi të ecë përpara,” tha Jovanov. “Ky është qëllimi ynë kryesor dhe detyra jonë kryesore.”

“Dhe nëse kjo çon në përmirësimin e marrëdhënieve me administratën Trump, me Shtetet e Bashkuara, sinqerisht, unë do ta doja këtë,” shtoi ai.

Kritikët thanë se ligji do të shkatërrojë një ndërtesë që një deputete e opozitës, Marinika Tepiç, e quajti “një simbol të rezistencës, dhe një dëshmi se një komb i shkatërruar, dhe një shtet që ka rënë, mund të ringrihet.”

“Sot ju doni ta ktheni atë simbol në një kompleks luksoz, vetëm për t’i bërë qejfin Donald Trump-it,” tha Tepiç gjatë debatit parlamentar.
“Në të njëjtin vend ku dikur binin bomba, tani planifikoni të derdhni shampanjë.”

Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm u përfundua në vitet 1960 dhe konsiderohet nga disa si një kryevepër e arkitekturës moderniste pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo u shkatërrua rëndë nga sulmet ajrore të NATO-s në 1999, për të ndëshkuar agresionet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Kosovën fqinje.

Trump për herë të parë hodhi idenë e ndërtimit të hotelit në vitin 2013. Në maj 2024, Serbia miratoi planet për ndërtimin e hotelit me 175 dhoma, hapësira tregtare dhe më shumë se 1,500 njësi banimi në vendin e Shtabit të Përgjithshëm, nën një qira 99-vjeçare me një kompani të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Trump-it. Planet përfshinin gjithashtu një memorial për viktimat e bombardimeve të NATO-s. Pak pas rizgjedhjes së Trump-it, qeveria serbe shpalli se kompleksi nuk do të konsiderohej më si pasuri e mbrojtur kulturore. Megjithatë, prokuroria e krimit të organizuar këtë vit akuzoi drejtorin e institutit shtetëror të kulturës për falsifikim dokumentesh për të justifikuar heqjen e statusit të mbrojtur të kompleksit. Zyrtarë të tjerë të kulturës janë akuzuar më pas.

Ligji i ri anashkalon të gjitha rregulloret ekzistuese që përcaktonin përdorimin e kompleksit, përfshirë mbrojtjen si trashëgimi kulturore e Serbisë. Legjislacioni u hartua përmes një procedure kushtetuese të jashtëzakonshme, që sipas ekspertëve, ishte menduar të përdorej vetëm në raste ekstreme. Nuk ishte e qartë nëse ligji mund të shfuqizojë çështjet penale ndaj zyrtarëve. Në një deklaratë të martën, zyra e prokurorisë për krimin e organizuar tha se Vuçiç kishte “tentaruar të ushtronte ndikim të papërshtatshëm dhe të paautorizuar” duke kritikuar çështjet në një intervistë televizive. Por prokurorët shmangën të flisnin për rastin konkret.

Një zëdhënëse e Vuçiçit tha se zyra e presidentit nuk ishte e përfshirë në projekt dhe ia kaloi pyetjet ministrit të fuqishëm të financave, Sinisha Mali. Mali, i cili ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleat i ngushtë i Trump-it dhe aktualisht i dërguar për misione të posaçme, nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Vuçiç dhe aleatët e tij kanë përdorur më parë të njëjtën dispozitë të jashtëzakonshme për të shtyrë përpara projekte të tjera, ndoshta përpara se gjykatat të mund të shqyrtonin apelimet për t’i ndaluar, tha Vladimir Obradoviç, profesor në Universitetin e Beogradit.

“Kjo është mënyra e tyre e funksionimit, të heqin kontrollin institucional dhe publik, të krijojnë hapësirë për korrupsion dhe ta mbulojnë me justifikimin e urgjencës dhe zhvillimit,” tha Obradoviç, një ish-politikan që ka kundërshtuar qeverinë e Vuçiçit.
Ai është gjithashtu anëtar i një paneli të pavarur që po heton mangësitë e qeverisë që çuan në shembjen e një çatie të stacionit të trenit vitin e kaluar, ku humbën jetën 16 persona.

Këto vdekje ndezën protestat kundër Vuçiçit, përfshirë një grevë urie që filloi këtë javë para Parlamentit nga nëna e një prej viktimave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë