BOTA

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

n.f Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 07:47

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e

SHBA- Cila është pika juaj e dobët? Pse e doni këtë punë? A jeni ekspozuar ndaj kimikateve toksike në mitër? Disa pyetje në intervistat e punës janë shumë të shpeshta. Disa pyetje të tjera nuk bëhen kurrë, shkruan The Economist.

Përvojat e hershme, duke filluar nga fetusi e deri në punën e parë, mund të ndikojnë në mënyrën se si njerëzit sillen në punë, dekada më vonë. Në një studim të botuar në vitin 2023, Raghavendra Rau dhe bashkautorët në Universitetin Cambridge, analizuan te drejtuesit e kompanive, efektin e të lindurit në pjesë shumë të ndotura të Amerikës, me dëshirën për ndërmarrjen e rrezikut.

Studiuesit zbuluan se shefat që kishin lindur në zona të përcaktuara më vonë si vende shumë të ndotura, të infektuara me kimikate të rrezikshme, ndërmorën më shumë rreziqe sesa kolegët dhe këto rreziqe zakonisht nuk shpërbleheshin.

Autorët mendojnë se ndotja ka ndikuar në zhvillimin e trurit të këtyre drejtuesve. Zoti Rau dhe Gennaro Bernile në Universitetin e Majamit dhe Vineet Bhagwat në Universitetin George Washington, kanë shqyrtuar gjithashtu efektin e ekspozimit të hershëm ndaj katastrofave natyrore.

Në një studim të vitit 2014, akademikët krahasuan të dhënat e nivelit të tornadove, tërmeteve dhe dukurive të ngjashme, me të dhënat biografike të drejtuesve të lindur në Amerikë, për të kuptuar lidhjen e fatkeqësive natyrore të përjetuara midis moshave 5 deri në 15 vjeç, me natyrën e vendimmarrjes në biznes.

Shefat që kishin përjetuar një fatkeqësi natyrore në fëmijëri, e cila kishte marrë shumë jetë, prireshin të ishin më të kujdesshëm në biznes dhe ruanin mënjanë më shumë para të thata se drejtuesit që nuk kishin përjetuar një fatkeqësi të madhe natyrore.

Por nëse fatkeqësia natyrore kishte shkaktuar vetëm disa vdekje, kjo përvojë kishte ndikuar që shefat të ndërmerrnin rreziqe më të mëdha në biznes. Autorët e studimit mendojnë se nëse rreziqet nuk kanë pasoja të skajshme, mund të duket sikur ato ia vlejnë barra qiranë.

Përvojat e hershme të jetës nuk kanë ndikim vetëm në dëshirën për të ndërmarrë rrezik. Drejtuesit e korporatave në Amerikë që kanë përjetuar një fatkeqësi natyrore të skajshme, gjithashtu drejtojnë kompani me emetime më të ulëta karboni.

Në Kinë, politikanët rajonalë që u zhvendosën në fshat në moshë të re gjatë Revolucionit Kulturor, kanë më shumë gjasa se sa kolegët që të ndjekin politika në dobi të të varfërve në zonat rurale. Edhe mjediset familjare ku njerëzit rriten gjatë dekadave, ndikojnë në vendimet për shpërndarjen e kapitalit.

Studiuesit zbuluan se shefat që u rritën në shtëpi ku babai ishte familjari i vetëm që fitonte para dhe më i arsimuar se nëna, vazhdojnë t’u japin menaxherëve meshkuj buxhete më bujare se menaxhereve femra.

Edhe sfondi ekonomik ndikon në vendimet në punë. Në vitin 2017, Antoinette Schoar nga Instituti i Teknologjisë në Masachusetts dhe Luo Zuo në Universitetin Kombëtar të Singaporit, analizuan historitë e karrierës së mbi 2000 drejtuesve të kompanive amerikane, për të kuptuar nëse ata e kishin filluar punën gjatë një recesioni.

Zbuluan se shefat që kishin nisur punë gjatë recesionit, ishin menaxherë më konservatorë dhe kursimtarë, krahasuar me ata që kishin marrë kontrollin gjatë një ekonomie në lulëzim.

Ky ndryshim vjen pjesërisht nga efekti që kanë rëniet ekonomike në vendet e punës. Drejtuesit që kanë nisur punën në kohë recesioni, kanë më shumë gjasa të fillojnë karrierën në firma më të vogla ose private, dhe puna në këto kompani ndikon në stilin e tyre drejtues.

Gjendja e hershme e ekonomisë ka ndikim edhe tek investitorët profesionistë. Një studim i fundit nga Jie Chen dhe bashkautorët në Universitetin Leeds, zbuloi se menaxherët e fondeve që filluan punën gjatë një recesioni, kishin kthime më të mira fitimi se të tjerët.

Ju mund të pyesni pse kanë rëndësi këto gjëra. Në fund të fundit, nuk është për t’u habitur që njerëzit formohen nga përvojat e tyre. Ashtu siç demografia nuk është thjesht fat, as fatkeqësitë, rëniet ekonomike apo problemet e zhvillimit, nuk janë.

Individët mund të shkojnë kundër rrymave ose t’i ndjekin ato. Askush nuk duhet të zgjedhë kandidatët në punë duke u mbështetur në vitet e hershme të formimit të tyre si njerëz. Dhe nëse do të shqetësoheshim për efektet e dukurive natyrore te viktimat, drejtuesit e kompanive nuk do të ishin në krye të listës.

Por ka tri arsye të mira për t’u kushtuar vëmendje studimeve të këtij lloji. Së pari, na tregojnë se shefat janë formuar nga ngjarje dhe mjedise që kanë qenë jashtë kontrollit të tyre. Fati luan një rol të rëndësishëm në suksesin në karrierë dhe në talent.

Së dyti, këto studime mund të shërbejnë si argument se nevojiten përvoja të larmishme në organizata. Dhe së treti, ato tregojnë se ngjarjet lënë pas gjurmë të mëdha që zgjasin. Në një kohë kur Amerika rrezikon të rrëshqasë në një recesion të vetëshkaktuar, pasojat për menaxherët dhe punëtorët do të ishin më të gjata se një cikël biznesi./ The Economist.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë