BOTA

Nga PRC në Kina/ Departamenti amerikan i Shtetit ndryshon emërtimin për shtetin aziatik në faqen on line

b.z Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2025, 20:40
Nga PRC në Kina/ Departamenti amerikan i Shtetit ndryshon emërtimin
Foto ilustruese

UASHINGTON – Departamenti amerikan i Shtetit në faqen e tij të internetit, ku jep faktet kryesore mbi Kinën, ka zëvendësuar shkurtesën ‘PRC’ që i referohej emrit zyrtar të shtetit Republika Popullore e Kinës me emërtimin Kina.

Administrata e ish Presidenti Joe Biden i referohej rregullisht qeverisë në Pekin me shkurtesën ‘PRC’. Që kur ish Presidenti Richard Nixon filloi procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Pekinin – që i dha fund njohes së qeverisë në Taipei, që zyrtarisht mban emrin Republika e Kinës, më 1 janar të vitit 1979 – qeveri amerikane ka mbajtur marrëdhënie diplomatike me qeverinë e udhëhequr nga partia komuniste në Pekin, ndërkohë që ka ulur nivelin e marrëdhënieve me Tajvanin në marrëdhënie jozyrtare, por miqësore.

“Taipei duhet të gjejë ngushëllim në faktin që ndryshimi i emrit (nga PRC në Kinë) nuk paraqet ndryshim të politikës së Shteteve të Bashkuara. Në fakt, Shtetet e Bashkuara ende i përmbahen qëndrimit të ‘Një Kine’ të vetme, sipas së cilës, ato mbajnë marrëdhënie diplomatike me Pekinin dhe marrëdhënie të forta, jozyrtare me Taipein”, i tha Zërit të Amerikës drejtori ekzekutiv i Institutit Global të Tajvanit, Russell Hsiao.

“Që nga viti 1979, Uashingtoni ka njohur qeverinë në Pekin të Republikës Popullore të Kinës, si qeverinë e vetme të ligjshme të Kinës, prandaj ky ndryshim emërtimi është në thelb një mënyrë tjetër për të paraqitur faktet e njejta, të cilat nuk kanë ndryshuar”, thotë analisti Hsiao.

Kina e konsideron Tajvanin krahinë të rebeluar. Në vitin 1949, forcat nacionaliste kineze, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe nën udhëheqjen e Chiang Kai-shek-ut, u larguan nga territori i Kinës për në Tajvan, pas humbjes së luftës civile kundër forcave komuniste të udhëhequra nga Mao Ce Duni. Chiang sundoi në Tajvan deri në vdekjen e tij në vitin 1975. Ndërkohë Mao sundoi territorin e Kinës si një udhëheqës i ashpër autoritar deri në vdekjen e tij, një vit pas vdekjes së Chiangut.

Uashingtoni ende vazhdon t’i sigurojë armatime Taipeit dhe e ka lënë pezull çështjen në se Shtetet e Bashkuara do ta mbronin ushtarakisht ishullin e Tajvanit në rast se sulmohej nga Kina. Akti për Marrëdhëniet me Tajvanin i detyron Shtete e Bashkuara ta ndihmojnë Tajvanin që të mbrojë veten, por vendimi përfundimtar rreth ndërhyrjes ushtarake është kompetencë e Presidentit dhe Kongresit.

Ndryshimet gjuhësore që Departamenti i Shtetit i bëri javën e kaluar hoqën referencën në të cilën thuhej se Uashingtoni nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit, por ajo që mbeti e pandryshuar është përmbajtja ku thuhet se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë “ndryshime të njëanshme të gjendjes aktuale” nga cilado palë në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit.

Megjithatë, një ndryshim tjetër i rëndësishëm në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit mbi Kinën, është heqja e tekstit që flet për bashkëpunimin me aleatët mbi çështjet që lidhen me Kinën, si dhe heqja e tekstit të ndihmës për Pekinin për çështjet kulturore dhe ato të mbrojtjes së ambientit. Ai është zëvendësuar nga një tekst i ri, që përqëndrohet në marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku theksohen vështirësitë me të cilat përballen bizneset amerikane që veprojnë në Kinë dhe vlerësimi se ekonomia kineze është “njëra prej mjediseve më kufizuese për investime në botë”.

Një tjetër ndryshim qëndrimi, në të njëjtën linjë me retorikën e përdorur nga administrata e Presidentit Donald Trump, pasqyrohet në referencën e vazhdueshme për Partinë Komuniste Kineze.

Kjo parti është akuzuar drejtpëdrejtë se është përpjekur të “manipulojë dhe destabilizojë” organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe organizma të tjera ndërkombëtare dhe se është përpjekur të “përgatisë dhe vendosë anëtarë të saj në krye të këtyre grupeve, apo në pozicione të tjera”.

Në dokumentin e ri, Partia Komuniste Kineze po ashtu bëhet përgjegjëse për “aktivitetin keqdashës kibernetik ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara, sektorit privat dhe rrjeteve të infrastrukturës kritike”.

Dokumenti vë në dukje se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të luftojnë kundër aktiviteteve të tilla “për të ndihmuar qytetarët amerikanë, sipërmarrjet dhe industritë”.

“Këto lëvizje pasqyrojnë një “ndjesi” të përgjithshme të Uashingtonit dhe administratës së Presidentit Trump se angazhimi me Kinën ka dështuar dhe se tani po kërkohet një qasje më e ashpër”, i tha Zërit të Amerikës Rorry Daniels, drejtoreshë pranë Institutit të Politikave të Shoqërisë së Azisë.

“Kjo qasje është ndjerë, veçanërisht në Kongres, për vite me rradhë, prandaj ndryshimet nuk janë të papritura. Sidoqoftë, zëvendësimi i Republikës Popullore të Kinës me termin Kinë pasqyron një qasje më të rrezikshme që godet legjitimitietin e Partisë Komuniste të Kinës si autoritet qeverisës i Kinës. Pres që një gjë e tillë të shihet me shqetësim të madh nga Pekini dhe të shtrohet si çështje në nivelet më të larta, në ditët dhe javët në vazhdim”, shton zonja Daniels.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun, duke iu përgjigjur gazetarëve gjatë konferencës së përjavshme, shprehu pakënaqësi të thellë mbi ndryshimet në faqen e internetit.

Veprimet e Departamentit (amerikan) të Shtetit “i keqparaqesin faktet, godasin politikën e jashtme të Kinës dhe nxisin të ashtuquajturën konkurencë strategjike Kinë-SHBA. Ne shprehim keqardhje të fortë dhe e kundërshtojmë atë me vendosmëri”, tha zoti Guo.

Ndryshimet ndodhin në një kohë që Presidenti Trump ka vendosur tarifa shtesë prej 10 për qind për të gjitha prodhimet e importuara nga Kina. Presidenti është shprehur se e ndërmorri një veprim të tillë pasi qeveria e Pekinit ka dështuar që të ndalojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të fentanilit.

Presidenti Trump ka njoftuar po ashtu se synon të vendosë tarifa të mëtejshme për të gjithë partnerët tregtarë që kufizojnë depërtimin e mallrave amerikane në tregjet e tyre./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë