Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
SHBA- Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Presidenti Trump pritet të flasë rreth nevojës për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vendosjen e tarifave ndaj importeve të huaja dhe shkurtimet qeveritare.
Pas marrjes së mandatit të parë, Presidenti Trump foli para Kongresit në marsin e vitit 2017. Në fjalimin e parë në Kongres pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë, Presidenti Trump pritet të vërë në pah përpjekjet e vazhdueshme të administratës së tij për të ndërmjetësuar negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Synoj paqen. Nuk po kërkojmë të futemi në një luftë 10-vjeçare dhe të bëjmë lojëra. Duam paqe”, tha Presidenti Trump pas takimit me Presidentin Zelenskyy në Zyrën Ovale.
Udhëheqësi amerikan po ashtu mund të shpalosë para Kongresit qëndrimin e tij për luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe të ardhmen e Gazës.
Gjatë një konference shtypi me kryeministrin izraelit më 4 shkurt, Presidenti Trump sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund ta transformojnë Gazën, në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, siç u shpreh ai.
“Zotërimi i asaj pjese toke nga Shtetet e Bashkuara, zhvillimi dhe krijimi i mijëra vendeve pune, do të jetë madhështore”.
Analistët thonë se Presidenti Trump mund të shpjegojë arsyen pas vendosjes së tarifave ndaj vendeve të tjera gjatë fjalimin në Kongres.
Zëri i Amerikës bisedoi me profesoren Shannon Bow O’Brien të Universitetit të Teksasit në Austin.
“Ai beson se vendosja e tarifave do të shkaktojë rritjen e çmimeve, çka do të detyrojë rikthimin e prodhimit (kompanive) në Shtetet e Bashkuara për të mënjanuar tarifat”.
Presidenti Trump mund të përpiqet gjithashtu t’u përgjigjet kritikave ndaj administratës së tij lidhur me shpejtësinë dhe shtrirjen e përpjekjeve për të ulur shpenzimet qeveritare, eliminimin e shpërdorimeve si dhe zvogëlimin e numrit të punonjësve në qeverinë federale.
“Mendoj se argumenti i tij për këtë çështje do të jetë që ky është një veprim i mirë, për të ulur koston”, thotë analistja Shannon Bow O’Brien.
Senatorja Elissa Slotkin, dikur analiste për CIA-n, do të flasë në emër të demokratëve pas fjalimit të Presidentit Trump, sipas traditës për fjalimet mbi gjendjen e vendit.
Analistja O’Brien thotë se ka të ngjarë që amerikanët të ndjekin reagimin e Senatores Slotkin dhe fjalimin e plotë të Presidentit Trump kryesisht përmes shërbimeve në internet ose platformave të medias sociale ose të lexojnë pikat kryesore të fjalimeve të nesërmen./VOA
Aksidenti GJERMANI - Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia ka ar...
Aksidenti GJERMANI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u raportua këtë të hën&eu...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka përdorur platform...
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në Ukr...
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, n&e...
Zelensky UKRAINË - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se vendi i tij është i gatshëm të nënshkru...
Foto ilustruese LONDËR - Në takimin e mbështetësve të Ukrainës në Londër, një numër vendesh njo...
Foto ilustruese GJERMANI - Anne Haferkorn dhe Georg Stein po kërkojnë urgjentisht një apartament të lirë. Ata kanë ...
Sergei Lavrov RUSI - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka lavdëruar presidentin amerikan, Donald Trump, duke thënë se ai ka &ldq...
EUROPA- Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori n&eu...