BOTA

Trump e dëboi nga Shtëpia e Bardhë/ Zelensky i gatshëm për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet: Do të riparonte marrëdhënien me SHBA-në!

b.z Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 09:46
Trump e dëboi nga Shtëpia e Bardhë/ Zelensky i gatshëm
Zelensky

UKRAINË - Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se vendi i tij është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara dhe se beson që mund të shpëtojë marrëdhëniet me Presidentin amerikan Donald Trump.

Në një konferencë për shtypin pas një takimi të udhëheqësve evropianë në Britani, Zelensky tha se mendon që Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithashtu të gatshme të nënshkruajnë marrëveshjen e mineraleve, por mund të "duhet kohë për të analizuar disa gjëra".

Të dyja palët pritej të nënshkruanin një marrëveshje javën e kaluar gjatë një vizite të zotit Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, por marrëveshja u prish pas shkëmbimeve të ashpra gjatë një takimi me Presidentin Trump dhe nënpresidentin JD Vance.

Presidenti Zelensky tha të dielën se Ukraina mbështetet në ndihmën e Shteteve të Bashkuara në luftën e saj kundër Rusisë.

"Unë mendoj se ndalimi i një ndihme të tillë vetëm do të ndihmojë (Presidentin rus Vladimir) Putin", tha zoti Zelensky. “Dhe për shkak të kësaj, unë mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe përfaqësuesit e botës së qytetëruar, udhëheqësit e kësaj bote, definitivisht nuk do ta ndihmojnë Putinin”.

Presidenti Trump e quajti zotin Zelensky mosmirënjohës gjatë takimit të tyre të së premtes dhe ka kërkuar marrëveshjen për mineralet si një mënyrë për të rimbursuar Shtetet e Bashkuara për miliarda dollarë ndihma që i kanë dhënë Ukrainës.

Presidenti Trump ka theksuar nevojën për t'i dhënë fund luftës dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, përveç zyrtarëve të lartë amerikanë që u takuan me zyrtarët rusë në Arabinë Saudite, për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje, pa përfshirë zyrtarë ukrainas në bisedime.

“Ne duhet të shpenzojmë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin dhe më shumë kohë duke u shqetësuar për bandat e emigrantëve përdhunues, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet mendore që hyjnë në vendin tonë, në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa!”, shkroi Presidenti Trump të dielën në platformën e tij “Truth Social”.

Kjo pasoi bisedimet e së dielës në Londër, gjatë të cilave Kryeministri britanik Keir Starmer u tha 18 aleatëve se me Shtetet e Bashkuara të lëkundura në mbështetjen e tyre për Ukrainën, Evropa e gjen veten "në një udhëkryq historik”.

"Ky nuk është një çast për më shumë biseda - është koha për të vepruar. Është koha për t’u ngritur, udhëhequr dhe bashkuar rreth një plani të ri për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", tha Kryeministri Starmer.

Udhëheqësi britanik tha se pa një garanci për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara për të vepruar si një mbështetje për forcat e mundshme paqeruajtëse, "Evropa duhet të marrë përsipër barrën e rëndë" për të siguruar paqen në Ukrainë. Ai tha se kishte një "koalicion të të vullnetshmëve" të gatshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e çfarëdo armëpushimi.

Ndërkohë, këshilltari i Presidentit Tump për sigurinë kombëtare, Michael Waltz, duke folur për zotin Zelensky i tha emisionit "State of the Union" të rrjetit CNN të dielën se “ajo që nuk ishte e qartë për ne ishte nëse ai ndante qëllimin tonë për t'i dhënë fund kësaj lufte. Nuk ishte e qartë se ai ishte gati të shkonte drejt paqes”.

Ndryshe nga Uashingtoni, zoti Zelensky u prit ngrohtësisht në takimin Londrës nga shumë prej udhëheqësve të shteteve evropiane, së bashku me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe shefin e NATO-s Mark Rutte. Mbështetësit e zotit Zelensky u mblodhën jashtë rezidencës së zotit Starmer në mbështetje të Ukrainës.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi se “ne duhet urgjentisht të riarmatosim Evropën" dhe "të përgatitemi për më të keqen" në kontinent.

Kryeministri polak Donald Tusk, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Evropës që të "flasin me një zë" për t'i treguar presidentit rus Vladimir Putin "se Perëndimi nuk ka ndërmend të kapitullojë para shantazhit dhe agresionit të tij".

Të dielën zoti Zelenskyy u takua me mbretin Charles në rezidencën e tij private në Sandringham.

Kremlini tha të dielën se ndryshimi dramatik i qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj politikës së jashtme të Evropës ndaj Rusisë, është kryesisht në përputhje me pikëpamjen e Moskës.

"Administrata e re po ndryshon me shpejtësi të gjitha konfigurimet e politikës së jashtme. Kjo përkon kryesisht me pikëvështrimin tonë", tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë me televizionin shtetëror rus, që u regjistrua të mërkurën e kaluar.

Asnjë negociatë paqeje nuk është planifikuar.

Këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Waltz, tha se përfundimisht Rusia dhe Ukraina do të duhet të bëjnë lëshime negociuese për të arritur një marrëveshje paqeje. "Do të ketë nga të gjitha llojet e karotave dhe shkopinjve për ta bërë këtë", tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, theksoi gjithashtu rëndësinë që të dyja palët të ulen në tryezën e bisedimeve.

"Ne po përpiqemi t'i japim fund luftës”, tha sekretari Rubio. "Ju nuk mund t'i jepni fund një lufte nëse të dyja palët nuk ulen në tryezë, duke filluar nga rusët. Dhe kjo është çështja ku e ka vënë theksin presidenti”.

Kryeministri Starmer tha se Britania, Franca dhe Ukraina kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi për t'ia paraqitur Shteteve të Bashkuara. Disa vende evropiane kanë thënë se janë të gatshëm të dërgojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë për të ndihmuar në zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, por kanë nevojë që Shtetet e Bashkuara të sigurojnë mbështetje ushtarake rezervë për t'u përballur me Rusinë, në rast se Putini bie dakord për një armëpushim dhe më pas e shkel atë ose fillon një agresion të ri.

Presidenti Trump ka refuzuar ofrimin e një mbështetjeje të tillë nga Shtetet e Bashkuara dhe tha se i beson Putinit se do të respektojë çdo zgjidhje për të cilën ai pajtohet.

Kryeministri Starmer tha se ai nuk i beson Putinit, por i beson Presidentit Trump.

“A i besoj Donald Trumpit kur thotë se dëshiron paqe të qëndrueshme? Përgjigja për këtë është po”, tha ai.

Zoti Starmer tha se ka "diskutime të ngjeshura” për një garanci sigurie nga SHBA-ja si një nga disa komponentët për një paqe të qëndrueshme.

“Nëse do të ketë një marrëveshje, nëse do të ketë një ndalim të luftimeve, atëherë ajo marrëveshje duhet të mbrohet, sepse më e keqja nga të gjitha rezultatet është një pauzë e përkohshme dhe pastaj Putini vepron sërish”, tha Kryeministri Starmer. “Kjo ka ndodhur në të kaluarën, mendoj se është një rrezik real dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të sigurohemi që nëse ka një marrëveshje, ajo të jetë e qëndrueshme, jo një pauzë e përkohshme”./VOA

shba-ukraine zelensky-trump marrveshje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë