BOTA

Nga Richard Grenell te dhëndri i tij Jared Kushner, cili është ekipi i presidentit të SHBA-së për Ballkanin

r.ll Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 08:55

Nga Richard Grenell te dhëndri i tij Jared Kushner, cili është

SHBA- Javët e para të presidencës së dytë të Donald J. Trump e konfirmuan kryetitullin e gazetës New York Times ditën kur ai mori detyrën, që shkruante: "The Deal Maker in Chief is back". Edhe në politikën e tij të jashtme duket se po qartësohet, se lajtmotiv i Trump do të mbeten "marrëveshjet e tij të dashura”.

Kështu për shembull: Ukraina do të vazhdojë të marrë ndihmë ushtarake amerikane, nëse i garanton në këmbim SHBA-së akses në depozitat e saj të lëndëve të para si tokat e rralla dhe litiumi. Ose "marrja” e Rripit të Gazës për të krijuar një "rivierë të Lindjes së Mesme”. Apo klasikja e Trump: Një "Trump Tower", këtë herë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Për projektin, që dështoi në vitin 2012, tani është gati të fillojë ndërtimi. Kjo gjë, që u realizua 13 vjet më vonë, është iniciuar kryesisht nga këshilltari më i afërt i Trump, Richard "Ric" Grenell, i cili ishte i dërguari special i presidentit për Ballkanin gjatë mandatit të tij parë, dhe të cilin tani presidenti e bëri "të dërguarin e tij për misione speciale".

Grenell ka marrëdhënie të ngushta, thuajse miqësore, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiçdhe ministrin e tij të jashtëm Marko Gjuriç, i cili ka qenë më parë ambasador i Serbisë në Uashington. Grenell mori një medalje nga Vuçiçi në vitin 2023 për "qasjen e tij të ekuilibruar" ndaj shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, të cilin Serbia edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë e pretendon të sajin.

Në mars 2024 midis qeverisë serbe, dhëndrit të Trump, Jared Kushner dhe investitorëve arabë u arrit marrëveshja Trump Tower Beograd, që sipas New York Times kushton gjysmë miliardë dollarë. Plani: Ish-ndërtesa e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë, ose ish-Jugosllavisë, do të shndërrohet në një kompleks hotelesh me apartamente luksoze – me një memorial për viktimat e sulmit ajror të NATO-s në vitin 1999, nga i cili u godit ndërtesa. Ky do të ishte i pesti "Trump Tower” në botë, krahas Nju Jorkut, Çikagos, Manilës dhe Stambollit.

Ambasadori i mundshëm - Një figurë politike e diskutueshme edhe për standardet e  Trumpit

Revista Politico njoftoi javën e kaluar, se Trump po merr në konsideratë emërimin e ish-guvernatorit demokrat të Illinois si ambasador të SHBA në Beograd. Blagojevich, djalë i emigrantëve serbë, u hoq nga detyra në vitin 2009 dhe tre vjet më vonë u dënua me 14 vjet burg për korrupsion.

Trump ia shkurtoi dënimin Blagojevichit gjatë mandatit të tij të parë, më vonë ai u lirua para kohe në 2020. Kjo e bën atë një kandidat ideal për Trump, thotë për DW prof. Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në Universitetin e njohur Johns Hopkins dhe negociator i SHBA për Ballkanin nën Presidentin Bill Clinton: "Blago është njeriu i përsosur për Beogradin: një politikan thellësisht i korruptuar, që është i gatshëm të bëjë gjithçka që Trump dëshiron, në mënyrë që të rehabilitohet".

Në fakt pas shkarkimit të tij në vitin 2010 Blagojevich mori pjesë në shfaqjen televizive të atëhershme të Trump "Celebrity Apprentice". Pas Kongresit të Partisë Republikane, që e zgjodhi Trumpin kandidat për president në maj 2024, ai së bashku me Grenell bënë fushatë, veçanërisht në komunitete me elektorat me origjinë serbe në SHBA, ku Trump arriti mbështjetje të lartë – si dhe mes politikanëve nacionalistë serbë në Serbi dhe shtetet fqinje të Ballkanit Perëndimor Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, ku jetojnë gjithashtu serbë.

Në pranverën e vitit 2024 pesë biznesmenë amerikanë me origjinë serbe morën pjesë në një pritje në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago në Florida, mes tyre Ranko Ristiç, themelues i firmës Zastava Arms USA, e cila importon ekskluzivisht armë zjarri nga firma serbe Zastava Oruzje në Shtetet e Bashkuara. Gjatë pritjes Trump e prezantoi Blagojevichin si një "mik të madh" dhe "bashkëpunëtor të ngushtë", thotë Ristiç. Ai vetë i kishte treguar Trumpit se si serbëve në Bosnje u duhej të mbroheshin kundër 3.000 muxhahidëve në luftën e viteve 1991-1995.

Blagojevich nga ana tjetër u takua javën e kaluar me Vuçiçin në Beograd. Atje ai kritikoi ashpër në media kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe akuzoi atë se në Kosovë po ndodh një "spastrim etnik" i serbëve. Në vitin 1999 SHBA, së bashku me aleatët e NATO-s, përdorën sulme ajrore për të detyruar Serbinë të tërhiqte forcat e saj të sigurisë nga krahina e atëhershme e saj jugore për të parandaluar dëbimin e popullatës shumicë shqiptare nga Kosova. Tani Blagojevich i kërkoi shprehimisht falje Vuçiçit për pjesëmarrjen e SHBA në luftën e Kosovës. "Vendi im i ka bërë diçka të tmerrshme vendit tuaj në vitet 1990”, tha ambasadori i mundshëm i Trump në Serbi në adresë të presidentit serb. "Nuk është asgjë ndryshe nga ajo që po bën Rusia në Ukrainë (...) Presidenti Trump do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet e vendeve tona."

Fushatë kundër Kosovës

Edhe i afërmi i Trumpit Grenell e ka kritikuar disa herë kryeministrin aktual të Kosovës Kurti. Ai priti në Uashington një ditë para inaugurimit të Trump një kundërshtar të kreut të qeverisë, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai më vonë postoi në kanalin X të KosovoOnline se "nuk do të ishte mirë për Kosovën”, "nëse Kurti qëndron në pushtet”. Kurti shkaktoi zemërimin e Grenellit në vitin 2020, sepse hodhi poshtë një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që e kishte propozuar negociatori amerikan.

Këtyre zhvillimeve jashtëzakonisht pozitive për Vuçiçin i kundërvihen protestat masive, që kanë tronditur Serbinë që nga fillimi i nëntorit.Javët e fundit retorika e presidentit serb lidhur me Kosovën është bërë më radikale - ndoshta për të shkëputur vëmendjen nga problemet e dukshme të brendshme politike.

Ministri i Jashtëm i Vuçiçit, Gjuriç e përshkroi Kosovën në "Berliner Zeitung" si "krahinën tonë jugore", në të cilën serbët i nënshtrohen "diskriminimit dhe maltrajtimit të vazhdueshëm". Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviç tha për të përditshmen "Vecernje novosti” se forcat e armatosura serbe ishin të gatshme të "mbronin" serbët dhe joshqiptarët e tjerë në territorin e krahinës sonë jugore. Duke thënë se në Kosovë ka "indikatorë të destabilizimit të mundshëm”. Vuçiç, i cili e kishte quajtur Kurtin "llum terrorist", e përshkroi tani atë në kanalin serb Happy TV si një "zuzar", që "urren serbët".

Fjala është edhe për Bosnjën

Dr. Kurt Bassuener, drejtor i think-tankut Democratization Policy Council në Berlin, paralajmëron për DW, se jo vetëm integriteti territorial i Kosovës është i kërcënuar nga aspiratat e Serbisë së Madhe, por edhe ai i Bosnjës. BE mund të reagojë ndaj agresionit të Beogradit ndaj vendeve fqinje, duke rritur ndjeshëm numrin e trupave luftarake të EUFOR/Althea.

Në këtë situatë një ekip amerikan për Ballkanin, Grenell-Kushner-Blagojevich, do të ishte një dhuratë për Beogradin – me një lidhje direkte me Shtëpinë e Bardhë. Përmirësimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën - gjithsesi i vështirë - do të bëhej edhe më i largët. Kontaktet e shumta mes treshes së Trumpit dhe zyrtarëve të qeverisë serbe si dhe deklaratat dhe postimet e Grenellit dhe Blagojevichit për Vuçiçin dhe kundër Kurtit janë shenja të përgatitjeve në SHBA.

Sulmeve të fundit serbe kundër NATO-s dhe forcave të sigurisë së Kosovës, si dhe vendosjes së trupave serbe në kufirin me Kosovën, BE iu përgjigj në vitin 2023 me sanksione - në mënyrë paradoksale kundër Kosovës. Vetëm ndërhyrja personale e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken te Vuçiçi dhe presioni i madh i NATO-s mundën të kthenin tanket e Serbisë. Sot ekspertët e Ballkanit Perëndimor Serwer dhe Bassuener dyshojnë që SHBA do të ndalonte ushtarakisht ushtrinë e Vuçiçit në rast emergjence. Serwer paralajmëron gjithashtu, se thjesht diskutimi për ndarjen e Kosovës apo Ukrainës do të inkurajonte secesionistët serbë në Bosnje për aksione përkatëse.

"Atëherë do të ishte në dorën e boshnjakëve që të reagonin. Dhe në Kosovë Javelins do të ishin mbrojtja më e mirë", thotë Serwer për DW. Pa furnizimin me raketat shumë efektive amerikane antitank të tipit "Javelin" ishte e paimagjinueshme mbrojtja e suksesshme kundër invazionit të plotë rus në Ukrainë në 2022. Një përshkallëzim i vatrave të mundshme të konfliktit në Ballkanin Perëndimor, "oborrin e brendshëm" të BE, rrethuar nga të gjitha anët nga shtetet e BE, po bëhet më i mundshëm duke pasur parasysh situatën aktuale të politikës së sigurisë./DW

richard grenell donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë