BOTA

Nga strehimi në betejë ligjore: Ukraina përplaset me Italinë për fatin e fëmijëve të evakuuar

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Qershor 2026, 12:09

Nga strehimi në betejë ligjore: Ukraina përplaset me Italinë

Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali pas nisjes së pushtimit rus. Sot, Kievi po përballet në një betejë të fortë ligjore për t’i rikthyer ata në vendin e tyre.

Kur drejtoresha e një shtëpie fëmijësh në Ukrainë, Liubov Rudyka, mori të miturit që kishte nën kujdes dhe i dërgoi në Napoli pas nisjes së luftës nga Rusia, ajo mendoi se po i çonte në një vend të sigurt. Nuk i shkoi ndër mend se Italia mund të mos i kthente më. Dhe megjithatë, katër vite më vonë, kthimi i tyre është kthyer në një betejë ligjore.

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar për CNN se disa nga fëmijët e evakuuar në Itali së bashku me Rudyka janë mes dhjetëra të miturve ukrainas, kthimi i të cilëve është bllokuar nga gjykatat italiane. Një mosmarrëveshje u përshkallëzua në prill, pasi Kievi njoftoi se një prej fëmijëve ukrainas, një djalë 15-vjeçar me emrin Sasha, ishte adoptuar ligjërisht nga një familje italiane – pavarësisht se ka një nënë që kërkon kthimin e tij në Ukrainë.

Kievi argumenton se evakuimet ishin të përkohshme dhe se, megjithëse lufta vazhdon, situata është stabilizuar në disa pjesë të vendit dhe ekzistojnë vende të sigurta për kthimin e fëmijëve. Shqetësimi kryesor i qeverisë ukrainase është se sa më gjatë të qëndrojnë fëmijët jashtë vendit, aq më e vështirë bëhet kthimi i tyre në të ardhmen – një perspektivë shqetësuese për një vend që po përballet me një krizë të madhe demografike.

Ombudsmani i të drejtave të njeriut në Ukrainë, Dmytro Lubinets, tha për CNN se Italia po refuzon të bashkëpunojë me Kievin për këtë çështje dhe po pengon autoritetet ukrainase të kontrollojnë mirëqenien e fëmijëve.

“Ne vazhdojmë të dërgojmë kërkesa zyrtare dhe përfaqësuesit italianë na thonë se sistemi gjyqësor është plotësisht i pavarur dhe se nuk mund të ndikojnë në këtë vendim. Por unë kërkoj që ata të ndërhyjnë,” tha ai, duke e krahasuar situatën edhe me rastet e fëmijëve ukrainas të deportuar në Rusi. Kremlini e mohon këtë dhe thotë se fëmijët janë evakuuar për sigurinë e tyre.

“Qëndrimi i Italisë nuk është i ndryshëm nga ai i palës ruse… ata i kanë marrë fëmijët tanë dhe po na mohojnë qasjen tek ata,” shtoi ai.

CNN ka kontaktuar disa herë qeverinë italiane, institucionet për mbrojtjen e fëmijëve dhe gjykatat për koment, por të gjitha kanë refuzuar, duke u thirrur në ligjet e privatësisë për të miturit.

Shtëpia e fëmijëve që drejtonte Rudyka ndodhej në Sumy, një qytet në veri të Ukrainës që në ditët e para të luftës ishte pothuajse i rrethuar nga trupat ruse.

Sipas saj, një organizatë bamirëse i kishte propozuar evakuimin e fëmijëve në Itali. Ajo udhëtoi drejt Napolit në verën e vitit 2022 me 25 fëmijët nën kujdesin e saj.

“Mendova se do të ishte si një kamp veror: fëmijët do të kalonin pak kohë në Itali dhe më pas do të ktheheshin,” tha Rudyka për CNN. “Por pas rreth tre javësh ose një muaji, fëmijëve filluan t’u caktoheshin kujdestarë ligjorë italianë.”

Ndërsa Rudyka ishte kujdestare ligjore sipas ligjit ukrainas, autoritetet italiane nuk e njohën atë. Në vend të kësaj, sipas raportimeve të CNN, fëmijët u trajtuan si të mitur të pashoqëruar, u pajisën me status refugjati dhe iu caktuan kujdestarë të rinj.

Ky sistem bazohet në ligjin italian, i cili mbron fuqishëm të miturit e pashoqëruar dhe ndalon kthimin e tyre pa vendim gjykate, përveç rasteve të veçanta.

Kjo bëri që Ukraina të mbetej jashtë vendimmarrjes për fatin e fëmijëve të evakuuar.

Avokatja italiane Rosa Emanuela Lo Faro tha se në disa raste fëmijët janë izoluar plotësisht nga jeta e tyre në Ukrainë.

“Ishte e ndaluar çdo komunikim me kujdestarët në Ukrainë, me miqtë ukrainas, me çdo person ukrainas. Fëmija mund të fliste vetëm me kujdestarët italianë,” tha ajo.

Sipas saj, disa familje kujdestare që synonin adoptimin kanë ushtruar presion që fëmijët të mos kthehen, duke argumentuar se në Itali janë më mirë dhe se në Ukrainë do të përballeshin me luftën.

Në vitin 2022, një grup i madh jetimësh ukrainas mbërriti në Rota d’Imagna në veri të Italisë, ku u organizuan aktivitete dhe strehim nga familje vendase.

Por situata ndryshoi në vitin 2024, kur autoritetet ukrainase njoftuan rikthimin e tyre. Disa familje italiane reaguan me shqetësim dhe madje nisën peticione për t’i mbajtur fëmijët në Itali deri në fund të luftës.

Një nga rastet më të ndërlikuara është ai i Sasha-s, i cili ishte vetëm 10 vjeç kur u vendos nga një gjykatë ukrainase në kujdes shtetëror për shkak të një situate të vështirë familjare. Ai dhe motrat e tij u evakuuan në Itali në fillim të luftës.

Prindërit e tij nuk i humbën të drejtat prindërore, dhe pritshmëria ishte që fëmijët të ktheheshin sapo të përmirësohej situata në Ukrainë. Por lufta e zgjatur e ndryshoi këtë plan.

Në vitin 2023, autoritetet ukrainase nisën procedurat për kthimin e fëmijëve, por gjykatat italiane morën vendime të ndryshme për raste të ndryshme.

Sipas Rudyka, disa fëmijë u kthyen, ndërsa të tjerë mbetën në Itali.

Rasti i Sasha-s u bë më i rëndë kur në prill gjykata italiane miratoi adoptimin e tij nga familja kujdestare.

Tani 15 vjeç, ai ndodhet në qendër të një mosmarrëveshjeje ndërkombëtare.

UNHCR ka deklaruar se kthimet në Ukrainë duhet të bëhen vetëm në mënyrë vullnetare dhe në interesin më të mirë të fëmijës.

Ndërkohë, autoritetet ukrainase thonë se shumë prej fëmijëve janë shkëputur nga familjet dhe gjuha e tyre, duke u integruar në jetën italiane.

Sipas raportimeve, disa fëmijë nuk kanë më kontakt me familjet në Ukrainë, ndërsa të tjerë shprehen të ndarë mes dy botëve.

Një nga koordinatorët e programit tha se shumë fëmijë ndihen “me zemrën në dy vende”.

Sot, mbi 4,800 fëmijë janë evakuuar në Evropë që nga fillimi i luftës, ndërsa më shumë se 300 prej tyre mbeten në proces të bllokuar kthimi në vende të ndryshme, kryesisht në Itali, Gjermani dhe Austri.

Çështja vazhdon të mbetet një nga debatet më të ndjeshme ndërkombëtare mbi luftën, fëmijët dhe kujdestarinë ligjore./Piranjat News 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë