BOTA

Nga zemërimi tek mirënjohja/ Analiza e DW: Çfarë do të thotë një mandat i dytë i Trump për gratë në SHBA?

r.ll Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2024, 09:49
Nga zemërimi tek mirënjohja/ Analiza e DW: Çfarë do
foto ilustruese

SHBA- Ato nuk mund të jenë më ndryshe: Mia, një studente e përfshirë në lëvizjen kundër abortit në Florida dhe Molly, një nënë nga Kalifornia me fëmijën që bëri rrugë të gjatë për të ardhur në Uashington për të demonstruar tre ditë pas zgjedhjeve.  Ajo që i lidh ato dhe miliona gra të tjera në SHBA: Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA; se çfarë do të thotë kjo fitore për të drejtat e tyre si gra në SHBA, ngjall reagime të forta tek ato.

"Jam padyshim e lumtur që Trump fitoi dhe akoma më shumë që humbën Harris dhe Walz”, tha Mia Akins për DW. Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe zëvendësi i saj Tim Walz ishin shprehur në favor të një të drejte mbarëkombëtare për abortin. Kurse në mandatin e tij të parë, Trump emëroi tre nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që përmbysën të drejtat mbarëkombëtare të abortit në SHBA në vitin 2022.

Mia Akins është studente e vitit të tretë në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës në Miami dhe është bashkëthemeluese e grupit "Students for Life of America" (SFLA) në universitetin e saj. SFLA është një organizatë mbarëkombëtare në SHBA, në të cilën përfshihen studentët që kundërshtojnë rreptësisht abortin. Trump nuk është vërtet "kandidati ideal", thotë Akins, sepse ai dëshiron t'ua lërë shteteve çështjen e abortit në vend që të mbështesë një ndalim kombëtar. Por studentja është optimiste: Një administratë Trump "është diçka me të cilën mund të punojmë".

Komuniteti LGBTQ- i shqetësuar për të ardhmen nën Trump

Që Trump nuk është kandidati ideal janë të një mendimi si Molly dhe Sammy. Të dyja shkuan në një protestë spontane në Uashington pas zgjedhjes së tij me pllakate të bëra vetë. Molly thotë, se ka frikë nga ajo që mund të ndodhë në një administratë të dytë Trump në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Fëmija e saj, Sammy nuk i përket binaritetit mashkull-femër, dhe nuk e shikon veten as si mashkull, as si femër, në anglisht përdoret përemri "they". "Jam e shqetësuar, se Trump do t'ua heqë të drejtat komunitetit LGBTQ", thotë Molly. "Që ai do të na kufizojë në atë se kë të duam dhe kush duam të jemi."

Që tani familja i ndjen kufizimet. Sammy do të shkojë vitin e ardhshëm në kolegj. Universitetet në shtetet federale me shumicë republikane nuk janë më një mundësi për këtë familje. "Kam frikë se miqtë e mi që janë po ashtu LGBTQ nuk do të shkojnë në universitetet e ëndërruara, sepse kanë frikë, se aty mund të sulmohen", thotë Sammy. "Unë shoh me shumë kujdes ku janë universitetet, ku mund të aplikoj, si kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve." Ende aktive në SHBA ështrë edhe iniciativa "Women's March" që zhvilloi marshe protestash me një gati një gjysmë milioni njerëz në Uashington në vitin 2027, pas fitores së parë të Trumpit në zgjedhjet presidenciale. Tamika Middletone, një nga drejtueses e iniciativës shpjegon, se edhe pas fitores së dytë të Trumpit mandati i kësaj iniciatve është "rezistencë feministe kundër fashizmit".

Kufizime për gratë në sferën e shëndetësisë

Partia e Trumpit nuk fitoi vetëm zgjedhjet presidenciale , por ka edhe shumicën në senat dhe në të dy dhomat e kongresit. Kjo do të thotë që planet qeverisëse kjo parti mund t'i realizojë relativisht pa probleme.

"Normalisht ne themi se sistemi i kontrollit dhe balancës parandalon fuqinë dërrmuese. Por sigurisht që do të shihnim vendime më konservatore dhe kufizime më të rrepta shëndetësore, veçanërisht për gratë, në mandatin e dytë të Trump,", thotë Laura Merrifield Wilson, një studiuese politike në Universitetin e Indianapolis. Por tani tek krahu i majtë, progresiv në SHBA, ekziston frika se politika e 'Projektit 2025' do të bëhet realitet, thekson ekspertja.

"Projekti 2025” është një lloj udhërrëfyesi ultra-konservator për të ardhmen e SHBA-së. Vetë Trump nuk ishte i përfshirë personalisht në listën e masave të tilla të projektit, si ndalimi i pilulave të abortit dhe zëvendësimin e zyrtarëve federalë me besnikë të Trumpit, por shumë nga ish-shoqëruesit e tij ishin të përfshirë në këtë manifest. Fondacioni Heritage, një institut konservator i mendimit, ka konceptuar "Project 2025".

Mandati i dytë i Trumpit - kohë e artë për kundërshtarët e abortit

Ndërkohë gra të tjera i drejtojnë sytë me shpresë të madhe tek një mandat i dytë i Trumpit  – edhe për shkak të brezit të ardhshëm, siç thonë ato. "Jam tepër mirënjohësë që Kamala Harris nuk u zgjodh në detyrë për shkak të ekstremizmit të saj të abortit”, tha Reagan Barklage në një intervistë për DW. Ajo punon në "Students for Life of America" si koordinatore në mbarë vendin. "Shpresoj se ai [Trump] mund të punojë me Kongresin për të mbrojtur jetën e fëmijëve."

Barklage dëshiron që Trump të rregullojë shpërndarjen e pilulave të abortit në mënyrë më strikte dhe që ai "të marrë vendime të mençura kur të emërojë gjyqtarët". Presidenti bën nominimet për gjyqtarët federalë të cilët duhet të konfirmohen pastaj nga Senati.

Republikanët e Trump kanë shumicën në Senat; Pra, ka të ngjarë që Trump të mund të emërojë një numër të madh gjyqtarësh konservatorë federalë që duan të kufizojnë të drejtat e abortit. Po vijnë kohë të mira për Mia Akins, Reagan Barklage dhe  "Students for Life of America" - Studentët për Jetën e Amerikës, por jo për të gjitha gratë amerikane./DW

adminstrata e donald trump shba

grate ne shba donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë