
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në Dallas, SHBA, ku një person i armatosur qëlloi mbi një grup emigrantësh në një strukturë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE). Si pasojë, një emigrant humbi jetën dhe të paktën dy të tjerë mbetën të plagosur.
Autori i sulmit, që sipas policisë ishte një burrë i bardhë, hapi zjarr nga çatia e një ndërtese pranë objektit ku po qëndronin emigrantët, e më pas vrau veten sapo forcat e rendit iu afruan. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit me orën lokale, në momentin kur një autobus po ngarkohej ose shkarkohej me emigrantë të ndaluar nga ICE. Dy persona u dërguan me urgjencë në spital, ndërsa njëri ndërroi jetë në vendngjarje.
Deri tani nuk dihet ende motivi i sulmit. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet dhe kanë shtuar masat e sigurisë rreth objekteve të ICE-së. Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, u shpreh në rrjetin social “X” se ky ishte një akt i rëndë dhune ndaj emigrantëve dhe strukturave të rendit, duke shtuar se “kjo situatë duhet të marrë fund”.
Kjo nuk është hera e parë që strukturat e emigracionit në SHBA përballen me sulme. Vetëm muajin e kaluar, një person u arrestua pasi kërcënoi me bombë një tjetër qendër të ICE-së në Teksas.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
24 Shtator13:38
Tentoi të vrasë Trump, dënohet me burgim të përjetshëm: Kaos në sallën e gjyqit
Juria federale në SHBA shpalli fajtor Ryan Routh për atentatin e dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump, ngjarje e ndodhur në një f...
BOTA
24 Shtator12:56
Tensionohet situata/ Avioni i ministres spanjolle pëson defekt gjatë fluturimit, akuzohet Rusia për ndërhyrje
Një avion ushtarak spanjoll me ministren e mbrojtjes në bord pësoi një “defekt” të GPS-it të mërkurën, nd&eu...
BOTA
24 Shtator11:50
Kapen dy shqiptarë në Itali me drogë në makinë, njëri hyri ilegalisht pas dëbimit
Dy shqiptarë janë kapur në Itali nga policia gjatë një kontrolli të befasishëm në makinën me të cilin po udh...
BOTA
24 Shtator11:18
VIDEO/ E pazakontë, polici përballet me gruan e tij në protestë. Ja si reagoi ai
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë protestave antiqeveritare në Spanjë.
Në rrjet po qarkullon një video ku shfaqet nj&...
BOTA
24 Shtator11:13
Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës, preken edhe fluturimet për Tiranë e Prishtinë
Fluturimet për në aeroportin e Stansteadit në Londër këtë mëngjes janë pezulluar dhe kanë shkaktuar kaos, pë...
BOTA
24 Shtator10:51
Ishte nisur për në Gaza, 'Flotija Globale Sumud' sulmohet me dron në ujërat pranë Kretës! 10 anije të dëmtuara
Sulme të përsëritura kundër Flotiljes Global Sumud në mes të natës, ndërsa ajo po lundronte në ujërat nd&eum...
BOTA
24 Shtator09:45
Stuhia e fuqishme godet Azinë, Kina në prag të katastrofës/ 14 të vdekur dhe qindra të zhdukur në Tajvan
Gati dy milionë njerëz janë zhvendosur nga qytetet gjigante në jug të Kinës, ndërsa një tajfun i fuqishëm po p&eu...
BOTA
24 Shtator09:10
“Watergate-i grek”/ Skandali i përgjimeve trondit qeverinë Mitsotakis, 87 persona kanë qenë nën sitë (DETAJE)
Greqia po përballet me një nga skandalet më të mëdha të dekadës, të njohur tashmë si “Watergate-i grek”...
BOTA
24 Shtator08:58
VIDEO/ Ushtria amerikane publikon pamjet se si bombat shkatërruan centralet bërthamore të Teheranit
Tre muaj pas bombardimit të objekteve bërthamore të Iranit, shefi i shtabit të Forcave Ajrore Amerikane, Komandanti David Olvin, ngarkoi n...
BOTA
24 Shtator08:26
BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Veto, vonesa! BE nuk e ka të lehtë marrjen e vendimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. A mund të ndryshojë k...