BOTA

Një kategori e re në census për amerikanët me origjinë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore

I.A Përditësimi i fundit 24 Gusht 2024, 19:41

Një kategori e re në census për amerikanët me origjinë

SHBA- Në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në vitin 2030, amerikanët të cilët janë me prejardhje nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore do të kenë kategorinë e tyre të veçantë demografike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Genia Dulot na sjell reagimet e banorëve të lagjes ‘Arabia e vogël’ në Anaheim të Kalifornisë për këtë vendim.

Në lagjen ‘Arabia e vogël’ në Kaliforni, aktivistët kanë luftuar për më shumë se tre dekada për të shtuar një kategori të re në censusin e ri amerikan – kategorinë MENA – për amerikanët me prejardhje nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Palestinezo-amerikanja Ayah Shiadah thotë se fakti që asaj i duhej gjithmonë të zgjidhte kategorinë “e bardhë” në formularë e bënte të ndjehej e padukshme në shoqërinë amerikane.

“Kurrë nuk ndjehesha se i takoja kategorisë ‘e bardhë’ dhe gjithmonë jam përpjekur ta shënoj prejardhjen nga ndonjë kategori tjetër, qoftë aziatike apo ndonjë tjetër. Tani më në fund mund të ndihem si pjesëtare e shoqërisë dhe që mund të jem palestineze. Që është në rregull të jem arabe,” thotë palestinezo-amerikanja Ayah Shiadah.

Lindja e Mesme dhe pjesa veriore e Afrikës, që në gjuhën angleze njihen si MENA, përfshin 30 identitete të ndryshme, thotë koordinatori për politikë dhe hulumtime pranë Këshillit Qytetar Arabo-Amerikan, Amin Nash.

“Kjo kategori përfshin Iranin, Irakun, Arabinë Saudite, gadishullin arab e deri tek territori palestinez, pastaj në Afrikë, përfshin Afrikën Veriore, duke filluar nga Egjipti, Tunizia, Algjeria, Libia dhe deri tek Maroku”, thotë koordinatori për politikë dhe hulumtime pranë Këshillit Qytetar Arabo-Amerikan, Amin Nash.

Zoti Nash thotë se shpesh varet se si njerëzit e konsiderojnë veten nga aspekti kulturor. Për shembull, izraelitët, të cilët janë të përfshirë në kategorinë MENA, shpesh identifikohen si “të bardhë” ngaqë e kanë prejardhjen nga Evropa Lindore, kurse armenët, sipas tij, duhet të përfshihen në një kategori të re meqë shpesh emigrojnë në Shtetet e Bashkuara nga Lindja e Mesme.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Këshillit Qytetar Arabo-Amerikan, Rashad Al-Dabbagh, kategoria e re në census do t’i ndihmojë arabo-amerikanët që t’u bëjnë më shumë jehonë nevojave të tyre.

“Fakti që tani kemi një kategori të veçantë për komunitetin tonë do të thotë që kemi shifrat, kemi të dhënat, do ta dimë se sa banorë me origjinë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore jetojnë në komunitetet tona. Për ne, si Këshill qytetar arabo-amerikan, është e rëndësishme t’i mobilizojmë njerëzit për të votuar, kur flasim me anëtarë Kongresi, të kemi të dhëna dhe t’u themi, ‘kemi kaq njerëz nga komuniteti ynë që jetojnë në distriktin tuaj. Jemi komunitet i madh, duhet t’i merrni parasysh nevojat tona”, thotë ai.

Zoti Al-Dabbagh thotë se ky ndryshim do t’ua bëjë më të lehtë pjesëtarëve të komunitetit të tij të aplikojnë për huamarrje për biznese për pakicat, të regjistrojnë shkeljet e të drejtave civile dhe të shqyrtojnë se si çështjet e ndryshme të përkujdesit shëndetësor ndikojnë tek pjesëtarët e këtij komuniteti.

Shumica e banorëve të lagjes ‘Arabia e vogël’ e mirëpresin këtë ndryshim. Por libanezo-amerikani Tony Hakim nuk është në mesin e tyre. Ndërsa blen bukën tradicionale libaneze në një pastiçeri, ai thotë se ky ndryshim do të jetë më shumë përçarës se gjithpërfshirës.


“Ne na duhet që njerëzit të fillojnë të mendojnë që janë amerikanë, që janë këtu, se nuk dua të kthehem në vendin nga jam, pasi e kam lënë prapa. Tani dua të shoh drejt të ardhmes, të të qenurit në Amerikë, si pjesë e kulturës amerikane dhe të identifikohem si amerikan”, thotë libanezo-amerikani Tony Hakim. Kategoria e re MENA do t’i shtohet censusit të ardhshëm amerikan në vitin 2030./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë