BOTA

Seriali i suksesshëm në Afrikën e Jugut që po bën gjithë botën të flasë për poligaminë dhe tradhtinë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Qershor 2026, 09:44

Seriali i suksesshëm në Afrikën e Jugut që po bën

Një nga dramat e reja më të nxehta dhe më “sassy” të Netflix-it nuk po diskutohet vetëm në Afrikën e Jugut, por në gjithë botën, për temën e martesës, tradhtisë, hakmarrjes dhe çështjes së debatueshme të poligamisë, praktikës së të pasurit më shumë se një bashkëshort/e në të njëjtën kohë.
“The Polygamist”, një seri 22-episodëshe në gjuhën zulu, flet për jetën e ndërlikuar dashurore të biznesmenit të pasur nga Johanesburgu, Jonasi Gomora.

Seriali fillon në funeralin e këtij miliarderi imagjinar, ku zbulojmë se e veja e tij, Joyce – një influencuese në rrjete sociale e veshur me të bardha të spikatura, nuk është e vetmja partnere e tij. Në fakt, ai ka edhe dy gra të tjera dhe një dashnore – të gjitha të pranishme në funeral, të veshura me të zeza.

Emocionet shpërthejnë ndërsa sekretet dalin në pah dhe, në një rrjedhë dramatike ngjarjesh, historia kthehet pas pesë vite për të shpjeguar marrëdhëniet e tyre dhe dinamikat toksike familjare.

I publikuar nga Netflix më 12 qershor, seriali u bë menjëherë trend brenda pak orësh dhe rrjetet sociale u mbushën me reagime ndaj kthesave të forta të historisë – disa njerëz shpërndanë meme dhe përvoja personale mbi poligaminë dhe martesat e pabesa.
Disa minibusë “matatu” në Nairobi, kryeqyteti i Kenias, janë dekoruar me fytyrën ose emrin e Jonasit, aq e madhe është popullariteti i serialit dhe debati rreth sjelljes së tij.

Edhe ylli nigerian i Afrobeats, Davido, shkroi në Twitter: “Yo JONASI is WILD” – dhe edhe personazhe të famshëm të Hollywood-it kanë reaguar.
“Kam menduar që Crazy Rich Asians ishte diçka, por afrikanët super të pasur janë në një nivel krejt tjetër,” tha prezantuesja dhe aktorja Sherri Shepherd në Instagram. Në koment, Taraji P. Henson – yll i filmave si Hidden Figures dhe serialit Empire – tha se seriali e kishte “mbërthyer” dhe e kishte parë brenda një dite.

I bazuar në romanin e vitit 2012 nga autorja e Zimbabvesë Sue Nyathi, “The Polygamist” është përshtatur për ekran nga Netflix në bashkëpunim me kompaninë e prodhimit të Afrikës së Jugut, Stained Glass TV.

Producentët ekzekutivë përfshijnë dy vajzat e Jacob Zuma-s – ish-president i Afrikës së Jugut dhe një mbështetës i njohur i poligamisë dhe vlerave tradicionale zulu. 84-vjeçari aktualisht ka katër gra, ka qenë i martuar gjashtë herë dhe vlerësohet se ka rreth 20 fëmijë. Gugu Zuma-Ncube dhe Thuli Zuma kanë thënë se përvoja e tyre familjare ka ndikuar në mënyrën si është treguar historia.
Zuma-Ncube tha se shumë skena në serial janë marrë direkt nga jeta e tyre.

“Shumë nga skenat që shihni në serial janë marrë drejtpërdrejt nga jetët tona… Unë vij nga një familje shumë poligamike,” tha ajo për BBC.
Producentja 41-vjeçare tha se ekipi i saj ishte i habitur nga reagimi ndaj serialit, jo vetëm në vend, por në gjithë kontinentin. Ai u bë seriali më i shikuar në Netflix në Afrikën e Jugut dhe Kenia dhe hyri në top 10 në Nigeri dhe Mauritius brenda javës së parë. Arriti rreth dy milionë shikime dhe ishte në vendin e katërt globalisht në listën e Netflix për serialet jo-angleze.

“Ajo që Afrika e pranoi serialin do të thotë shumë për ne,” tha ajo, duke iu referuar edhe protestave dhe tensioneve anti-imigrante në Afrikën e Jugut.
Jashtë Afrikës, seriali ishte ndër më të shikuarit edhe në Trinidad e Tobago, Rumani dhe Republikën Domenikane, sipas Netflix.
Zuma-Ncube tha se, megjithëse prisnin që seriali të ishte argëtues, nuk e kishin parashikuar reagimin emocional që do të ngjallte, sidomos te gratë në marrëdhënie dhe fëmijët që vijnë nga familje të ndërlikuara.

Personazhi i Jonasit, patriarku i familjes Gomora, ka shkaktuar reagimet më të forta.

Një shikuese e rregullt, Ziya M, shkroi në X vetëm dy ditë pas publikimit: “Jonasi e ka gjithë kombin të trazuar.” Ajo tha se seriali i kishte prekur sepse tregon “probleme shoqërore që ndodhin dhe normalizohen në Afrikën e Jugut”.
Sipas saj, ajo që e goditi më shumë ishte sa të thyera janë familjet dhe shoqëria.

Poligamia është e ligjshme në Afrikën e Jugut dhe praktikohet në disa kultura si zulu, xhosa, ndebele dhe venda. Në shumë raste, gratë jetojnë në shtëpi të ndara, por bashkëpunojnë në rritjen e fëmijëve, gjë që në mjedise urbane shpesh nuk funksionon mirë.

Për Mogalen, poligamia në serial paraqitet si e fshehtë dhe mashtruese.

“Nuk duhet të jetë kështu,” tha ajo, duke shtuar se një nga skenat më domethënëse ishte ajo mes Jonasit dhe vajzës së tij të madhe, Mpume.
Jonasi ka gjashtë fëmijë me tre gra dhe është shumë i lidhur me Mpume, e quajtur “vajza e babit”.

Por si adoleshente, e lënduar nga tradhtia dhe neglizhenca e të atit, Mpume përpiqet t’i shprehë ndjenjat e saj përmes një letre që fillon t’ia lexojë. Reagimi i tij, duke rritur volumin e televizorit dhe duke e injoruar – tronditi shumë shikues.

Seriali trajton gjithashtu sëmundjet seksualisht të transmetueshme, dhunën me bazë gjinore dhe traumat që këto sjellin në familjet afrikane.
Ka edhe një linjë të diskutueshme për HIV-in.

Me 13% të popullsisë së Afrikës së Jugut që jeton me virusin, poligamia ka ndarë opinionet për shkak të rreziqeve që mund të sjellë në marrëdhënie të tilla.

Megjithatë, disa e kritikojnë serialin. Një zyrtar në Kenia, Geoffrey Mosiria, ka kërkuar që seriali të ndalohet, duke thënë se i jep një imazh të keq poligamisë.

Ai vetë thotë se vjen nga një familje e lumtur poligamike, ku babai i tij kishte tre gra dhe ai ishte fëmija i 22-të.

Kritiku i filmave Phil Mphela tha se seriali nuk flet aq për poligaminë kulturore sa për sjelljen e tepruar dhe problematike të një burri.
Sipas tij, seriali është një moment i rëndësishëm për industrinë e filmit në Afrikën e Jugut, sepse tregon histori lokale që po marrin vëmendje globale.
Ai shtoi se këto histori duhet të nxisin reflektim shoqëror.

Për shikuesen Mpiletso Motumi, ajo që e mbajti të lidhur me serialin ishin personazhet e forta femërore dhe interpretimi i shkëlqyer i kastit.
Ajo gjithashtu përmendi se libri i Sue Nyathi-t ka marrë më shumë kërkesa pas suksesit të serialit dhe u bëri thirrje njerëzve të mos blejnë kopje pirate.

Ndërkohë, Netflix dhe producentët po shijojnë suksesin, ndërsa shikuesit tashmë pyesin nëse do të ketë sezon të dytë.
“Do të udhëhiqemi nga historia dhe nga publiku… kush e di se ku do të përfundojmë,” tha me rezervë Zuma-Ncube./Përktheu Piranjat News, marrë nga BBC

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë