BOTA

“Një tjetër sulm i madh në industrinë e energjisë”, Rusia lëshon dronë dhe raketa drejt disa rajoneve ukrainase

M.B. Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 10:07
“Një tjetër sulm i madh në industrinë e
Foto nga vendi i ngjarjes

UKRAINA- Zyrtarët ukrainas thanë mëngjesin e së mërkurës se ushtria ruse e ka goditur infrastrukturën e rëndësishme ukrainase në së paku gjashtë rajone gjatë një sulmi të madh gjatë natës. Rusia i lëshoi më shumë se 20 dronë dhe raketa gjatë sulmit, sipas zyrtarëve. Sirenat për paralajmërimin e sulmeve ajrore u dëgjuan për disa orë në këto rajone, përfshirë në kryeqytetin Kiev. Ata raportuan për dëme dhe shkatërrim të disa ndërtesave, por deri tani nuk raportohet për viktima.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, e cilësoi këtë si “një tjetër sulm i madh në industrinë tonë të energjisë” që u krye ndaj gjashtë rajoneve. Ai tha se cak i sulmit ishte infrastruktura energjetike në rajonet Poltava, Kirovohrad, Zaporizhja, Lviv, Ivano-Frankivsk dhe Vinitsia. Kryetari i administratës ushtarake në Poltava, Filip Pronin, tha se një zjarr u ndez si pasojë e një sulmi me dronë ndaj një objekti energjetik në këtë rajon.

Kryetari i administratës ushtarake në rajonin jugor, Zaporizhja, ku ndodhet termocentrali bërthamor më i madh në Evropë, tha se cak i bombardimeve ruse ishin “objektet e infrastrukturës civile dhe jetike”. Në Lviv, në perëndim të Ukrainës, guvernatori tha se Rusia kreu sulm ndaj infrastrukturës jetike energjetike në qarkun Strihi dhe kundër një termocentrali në qarkun Çervonohrad. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në Telegram se Rusia kreu sulme me së paku 50 raketa dhe 20 dronë.

Ai shtoi se sulmet ndodhën në Ditën e Përkujtimit dhe të Pajtimit, të cilën Kombet e Bashkuara e shpallën për nder të atyre që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore.

“E gjitha bota duhet ta kuptojë qartazi se kush është kush”, shkroi Zelensky. Ai e barazoi agresionin rus kundër vendit të tij me veprimet e Gjermanisë naziste që nxitën atë luftë.

Rusia e ka sulmuar pareshtur infrastrukturën energjetike të Ukrainës prej se e nisi pushtimin e plotë të saj në shkurt 2022./ REL

lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë