Vendimi për drejtuesit e UÇK/ Mediu: Ka vetëm një verdikt dhe ky është pafajësia
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Raportohet se Rusia i ka ofruar Iranit informacione nga hapësira gjatë luftës së tij me Shtetet e Bashkuara, me 14 satelitë rus&...
Kongresisti amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendim...
Protestat e shkaktuara nga një resort luksoz i diskutueshëm hyjnë në muajin e tyre të katërt, duke u përshkallëzuar n&...
Ish prokurori, Eugen Beçi e cilëson situatë absurde dhe jashtë çdo logjike ligjore atë që po ndodh me Bashkinë e T...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në D...
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka udhëtuar drejt Hagës, ku sot pritet të shpallet vendimi për ish-krer&eu...
Më pak se një orë para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, ku pritet të shpallet vendimi për ish-krerë...
Katërmbëdhjetë satelitë rusë të zbulimit thuhet se kaluan mbi një bazë ushtarake amerikane në Arabinë Saudit...
Moti ishte relativisht i vrenjtur të martën, më 26 gusht 2025, kur një makinë ndaloi në hyrje të bazës së NATO-s ...
Në fshatrat e peshkatarëve të Omanit me pamje nga Ngushtica. Irani është vetëm 30 kilometra larg, por lufta duket shumë larg.
Khasab, Oman – Barka çan dallgët e Hormuzit ndërsa një erë e tërbuar nga veriu fshikullon ujërat strategjike. Pas një kthese rreth shkëmbinjve, shfaqet Kumzari, kufiri i fundit i Omanit, vetëm tridhjetë kilometra larg brigjeve të Iranit.
Shtëpitë shumëngjyrëshe prej shekujsh qëndrojnë të kapura pas shkëmbit, dëshmitare të heshtura të një Gjiri Persik që është kthyer në nyjën më kritike të tregtisë globale të naftës dhe pikën e vlimit të konfliktit të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
Në plazhin e vogël, e vetmja portë hyrëse për këtë fshat ku arrihet vetëm nga deti, na pret një i moshuar me çallmë në hijen e një shtëpie, duke u mbrojtur nga vapa mbi 40 gradë Celcius. Dhitë kullosin mes gurëve, të pashqetësuara.
Prej pesëdhjetë ditësh, turistët pothuajse janë zhdukur. Në Kumzar, fshat me dyqind shtëpi, një shkollë dhe një xhami, jeta mbahet me peshkim dhe vizitorët evropianë. Por bllokada e Ngushticës ka ndryshuar gjithçka.
“A e ndjeni luftën?”- pyesim tre burra para një dyqani ushqimor. Njëri largohet, tjetri tund kokën: “No war, no war” (jo luftë), përsërit ai. Këtu lufta mbetet vetëm tridhjetë kilometra larg. Omani është një nga vendet më pak të prekura nga konflikti.
“Këtu sirenat e alarmit nuk kanë rënë kurrë, jemi në paqe”- shton ai. Një djalosh na tregon se gjatë Iftarit pa dy raketa në qiell, por që ngjanin si fishekzjarrë. E megjithatë, pikërisht përballë ndodhet Bandar Abbas, porti iranian me bazat ushtarake të sapobombarduara.
Kur qielli është i pastër, Irani dallohet qartë. “Jemi fqinjë shtëpie!”– na thonë banorët, të cilët flasin kumzari, një përzierje gjuhësh që dëshmon kalimin e detarëve nëpër shekuj.
Gjatë lundrimit, takojmë varka të vogla iraniane që ecin me shpejtësi drejt shtëpisë, të ngarkuara me rroba, ushqime dhe pajisje elektronike të blera në Oman. Për shkak të sanksioneve dhe bllokadës detare të dyfishtë – nga Trump dhe konflikti aktual- tregtarët iranianë marrin nga porti i Khasab-it aty pranë çdo gjë, deri edhe makina.
Në Kumzar askush nuk flet për Pasdaranët apo ultimatumet e Trump. Omani, si ndërmjetës, ka bërë të pamundurën për të shmangur bombat, por këtu lufta vjen përmes efekteve dytësore: largon punën dhe i mbush rrugët me heshtje.
Vetëm fëmijët e mbushin sadopak zbrazëtinë. Vogëlushja Lejla na përshëndet me “Bye bye” pasi na tregon byzylykët e saj ngjyrë ari, ndërsa të tjerët luajnë në ujë me kuti plastike, duke i imagjinuar si anije.
Largimi nga Kumzari të lë ndjesinë e një mirazhi që mund të zhduket në çdo moment. Gjatë rrugës së kthimit, pamja ndryshon. Në këtë pamje spektakolare, famën nuk e bën bukuria, por nafta që nuk po qarkullon.
Nga brigjet e Khasabit duken disa nga mijëra anijet e bllokuara në të dy anët e Ngushticës. Një ushtri gjigante dhe e palëvizshme hekurishtesh, që pret në heshtje fundin e bllokadës për të rinisur lundrimin, ndërsa banorët e Kumzarit vazhdojnë jetën e tyre të thjeshtë, sikur lufta të ishte vetëm një vizatim në horizont. / Corriere della Sera
Nëse bllokada e SHBA-së vazhdon, ajo do të konsiderohet si “shkelje e armëpushimit”. Një burim iranian i ka thënë...
Një video tronditëse tregon momentet kur një çerdhe ka kufizuar një foshnjë 14-muajshe vetëm dy orë para se ai të...
Irani vijon të disponojë mijëra raketa dhe dronë njëpërdorimësh, të njohur si “kamikazë”, paralajmë...
Në një sallë të blinduar të Gjykatës në Frankfurt, një dëshmi e pazakontë ka hapur një dritare të rr...
Misteri i zhdukjes i një familjeje është zgjidhur pas 68 vitesh. Analiza e ADN-së ka identifikuar eshtrat e gjetura në një makin...
Një seri vdekjesh dhe zhdukjesh të shkencëtarëve dhe zyrtarëve me akses në sekrete të ndjeshme bërthamore dhe hapës...
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi sërish pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit. Përmes një postimi në Truth, Trump tha ...
Gjykata e Përzier e Jurisë së Athinës vendosi katër dënime me burgim të përjetshëm dhe 80 vjet e 3 muaj burg shtes&...
Kërkimi për autorët e grabitjes së kryer të enjten në Napoli, në degën e bankës Crédit Agricole në Piaz...
Tragjedi në Britani me një vajzë 7-vjeçare autike të gjetur të vdekur në një liqen. Policia ka arrestuar gruan që...