
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të hakmerret ndaj kujtdo që tenton të përçajë shoqërinë ruse, teksa lavdëroi efikasitetin dhe besnikërinë e agjencive të zbatimit të ligjit të shtetit të tij. Putin ka përshkallëzuar shtypjen e shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe opozitës, teksa po vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Ukrainë. Kundërshtarët dhe kritikët e Kremlinit ndiqen penalisht dhe dënohen me burgime të gjata.
“Ata që përpiqen të frikësojnë njerëzit, të përçajnë shoqërinë tonë, të luajnë me ndjenjat fetare apo kombëtare, nuk do të kenë kurrë sukses. Ata i pret një hakmarrje e pashmangshme”, tha Putin përmes një video-mesazhi të publikuar nga Kremlini më 25 korrik.
Rusia rregullisht përdorë shprehje sikurse spiunë perëndimorë dhe kukulla të Perëndimit për të përshkruar ata që kundërshtojnë Kremlinin, përfshirë kritikët në vend. Kremlini publikoi këtë video të Putinit për të shënuar Ditën e hetuesve dhe lideri rus nderoi agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, përfshirë Komitetin Hetues dhe shërbimin e sigurisë, FSB, që është pasardhës i KGB-së të kohës sovjetike.
“Hetuesit tregojnë besnikëri pa kushte për Atdheun dhe popullin tonë”, tha Putin.
Kritikët e Kremlinit thonë se fokusi i Rusisë në hetimin dhe ndjekjen penale të kundërshtarëve politikë brenda vendit e bën shtetin të pambrojtur nga kërcënimet reale të sigurisë. Pothuajse të gjithë kundërshtarët kryesorë të Putinit janë në burg apo janë larguar në mërgim. Për të shtypur kritikat, Rusia aplikon dënime të ashpra për ata që kritikojnë veprimet ushtarake në Ukrainë, përderisa Putini vazhdimisht ka pretenduar se shoqëria ruse është e bashkuar sa i përket pushtimit rus të Ukrainës, të nisur në shkurt të vitit 2022.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
25 Korrik10:49
Kroacia shpall persona të padëshiruar tre politikanë nga Mali i Zi: Synuan prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë
MAL I ZI- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës s...
E.D
BOTA
25 Korrik10:29
VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi, humbin jetën prindërit dhe dy fëmijët
TURQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Truqi, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona. Kamera e sigurisë ka kapur m...
E.D
BOTA
25 Korrik09:42
Gjenden trupat e pajetë të 5 pengjeve izraelite, dalin fotot e viktimave
IZRAEL- Trupat e pesë prej pengjeve izraelite të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit u gjetën nga trupat izraelite që operuan të m&e...
E.D
BOTA
25 Korrik09:06
Tentativa për vrasjen e ish-presidentit / FBI nuk është plotësisht e bindur: Ende nuk dihet nëse Trump u qëllua nga një plumb apo një copëz
SHBA- Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, zbuloi gjatë një dëshmie maratonë të mërkurën se hetuesit ende nuk e din&eu...
M.B.
BOTA
25 Korrik08:51
Netanyahu në SHBA, pritet të takohet sot me Biden dhe Harris
Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Tel Aviv më 18 tetor 2023.
SHBA- Krye...
E.D
BOTA
25 Korrik08:20
“E ashpër ndaj Kinës, si Biden dhe Trump”/ Daniel Serwer: Kamala Harrisit Kosova mund t’i duket si Tajvani dhe Ukraina
kamala harris
SHBA- Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se ardhja e mundshme e Kamala Harr...
M.B.
BOTA
25 Korrik08:20
VIDEO/ "Njohja e pavarësisë është vijë e kuqe për ne!" Kryeministri i Serbisë: Nuk e kemi pranuar planin franko-gjerman për Kosovën
Kuvendi serb
SERBIA- Kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç, ka deklaruar dje se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman për nor...
E.D
BOTA
25 Korrik07:40
Pamje të tmerrshme në Britani/ Polici godet brutalisht një burrë gjatë arrestimit në aeroport, i vendos këmbën në kokë ( VIDEO)
BRITANI E MADHE- Videoja e një burri që goditet brutalisht nga një oficer policie, i cili i ka vënë dhe këmbën në kok&...